Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 6

:
Albanian - DHRGKK72
1 Qish kemi me thanë pra? Kemi me qindruem ndë fajt, qi tepërojë hiri?
2 Qoftë lark; na qi vdiqmë ndë fajt, si kemi me rruem ma nd’ate?
3 A nuk’ e dini se sa u pagëzuem mbë Iesu Krishtinë, u pagëzuem mbë vdekët t’ati?
4 U vorruem pra bashkë me ate me anë pagëzimit mbë vdekët; edhe sikurse Krishti u ngjall prei vdekunish me anë laftit Atit, kështu edhe na ecimë ndë jetë re.
5 Sepse sikurse na u bam nji bimë bashkë me ate mbas shëmbëllimit vdekës’ ati, kemi me qenun’ edhe mbas shëmbëllimit ngjallëmesë;
6 tue ditunë këte, se i vietëri nieriu ynë u kryqëzue bashkë, për me u prishunë korpi i fajit, qi mos i shërbejmë na ma fajit.
7 Sepse ai qi vdiq u lirue prei fajit.
8 Por ndë paçimë vdekunë bashkë me Krishtinë, besojmë se kemi me rruem bashkë me ate,
9 sepse e dimë, se Krishti u ngjall prei vdekunish, e nukë vdes ma; vdeka nuk’ e pushton ma ate.
10 Sepse për ate qi vdiq, vdiq nji herë për fajinë; por për ate qi rron, rron mbë Perëndinë.
11 Kështu edhe ju numëroni vetëhenë tuei, se jeni vdekunë prei fajit, por gjallë mbë Perëndinë me anë Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
12 Le mos mbëretënojë pra faji ndë korpit tuei mortshiminë, qi t’i ndëgjoni ati mbas dëshërimesh ati;
13 as mos bani anët’ e korpit tuei, armë shtrembënie mbë fajinë, por nxirni vetëhetë tueja përpara Perëndisë, si gjallë prei vdekunish, edhe anët’ e korpit tuei, armë dreitënie te Perëndia.
14 Sepse faji s’ka me u pushtuem juvve, sepse nukë jeni ndënë ligjënë, por ndënë hirinë.
15 Qish pra? Duhetë fëjeimë, sepse s’jemi ndënë ligjënë, por ndënë hirinë? Qoftë lark.
16 Nuk’ e dini, se mb’ate qi bani vetëhetë tueja shërbëtorë për ndëgjim, jeni shërbëtorët’ e ati qi i ndëgjoni, apo fajit për vdekë, apor ndëgjimit për dreitëni?
17 Por falemi nders Perëndisë, sepse qetë njiherë shërbëtorët’ e fajit, por tashti i ndëgjuetë me gjithë zemërë formësë mësimit qi u dhatë ndër duer mb’ate.
18 Edhe mbassi u liruetë prei fajit, u batë shërbëtorët’ e dreitënisë.
19 Nierëzisht po thom për ligështin’ e mishit tuei, sepse sikurse i bat’ anët’ e korpit tuei shërbëtorë mbë ndynësinënë, edhe mbë paligjëninë te paligjënia, kështu tashti bani anët’ e korpit tuei shërbëtorë mbë dreitëninë për shenjtënim.
20 Sepse kur ishitë shërbëtorët’ e fajit, ishitë lirë prei dreitënisë.
21 Çfarë peme pra kishit’ atëherë prei atyne punëvet qi keni turp tashti për ato? Sepse e mbrapëmeja e atyneve ashtë vdekë.
22 Por tashti qi u liruetë prei fajit, edhe u batë shërbëtorë te Perëndia, keni pemënë tuei për shenjtënim, edhe mbrapëmenë, jetë pasosëme.
23 Sepse paga e fajit ashtë vdekë, por dhunëtia e Perëndisë ashtë jetë e pasosëme me anë Zotit t’ynë Iesu Krishtit.