Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 7

:
Albanian - DHRGKK72
1 Apor nuk’ e dini, o vëllazën (sepse u flas atyneve qi ngjofinë ligjë), se ligja ka pushtet mbë nierinë, sa kohë rron;
2 sepse grueja e martueme ashtë lidhunë prei ligjësë me burrinë, sa jetë gjallë ai, por ndë vdektë burri, sgjidhetë prei ligjësë burrit.
3 Kur rron burri pra, ndë u martoftë me tietërë burr, do jetë kurvë, por ndë vdektë burrri, asht’ e lirë prei ligjësë, qi mos jetë kurvë, ndë u martoftë me tietërë burr,
4 Përandai vëllazënit’ e mi, edhe ju jeni vdekunë te ligja me anë korpit Krishtit, qi bashkohi me tietërë, me atë qi u ngjall vdekunish, qi bajmë pemë te Perëndia.
5 Sepse kur ishim ndë misht, pësimet’ e fajevet, qi ishinë prei ligjësë, punojinë ndër mishnat t’anë, qi bajimë pemë mbë vdekënë,
6 por tashti u sgjidhëm prei ligjësë, mbassi vdiq ajo gja qi ishim pushtuem prei asai, qi punojmë mbas frymësë re, e jo mbas letërësë vietërë.
7 Qish do thomi pra, ligja ashtë faj? Qoftë lark, por fajinë nuk’ e ngjofa, veç prei ligjësë, sepse edhe dëshëriminë nukë do ta ngjifiem, ndë mos thoshte ligja: “Mos kurvënojsh”.
8 Edhe faji si muer shkak prei porosisë, bani tek unë çdo farë dëshërimi, sepse faji pa ligjë asht’ i vdekunë.
9 Edhe unë rrojem njiherë pa ligjë, por kur erdhi porosia, rroi për-së-ri faji, a unë vdiqa;
10 edhe ajo porosia qi u dha për jetë, ajo u gjind tek unë për vdekë.
11 Sepse faji muer shkak prei porosisë, e gënjeu, edhe me anë asai vrau.
12 Përandai ligja ashtë shenjte, edhe porosia shenjte, edhe e dreitë, edhe e mirë.
13 Ajo gja qi ashtë e mira pra, u ba tek unë vdekë? Qoftë lark, por faji, për me u dukunë faj, bani tek unë vdekë, me anë gjasë mirë, qi bahetë fort tepërë fajtuer faji me anë porosisë.
14 Sepse e dimë, se ligja asht’ e shpirtit, e unë jam i mishit, shitunë ndënë fajinë.
15 Sepse ate qi punoj, nuk’ e ngjof, sepse nukë punoj ate qi due, por baj ate qi kam mëni.
16 Edhe ndë bafsha ate qi nukë due, jam me nji fjalë me ligjënë, se asht’ e mirë.
17 Por tashti unë nukë baj ma këte, por ai faji qi rri tek unë.
18 Sepse e dij, se nukë rri tek unë (due me thanë ndë misht t’em) nji gja e mirë, sepse dashunitë gjindetë tek unë, por me punuem mirënë nuk’ e gjej,
19 sepse nukë baj ate mirënë qi due, por punoj ate keqenë qi nukë due.
20 Ndë bafsha pra ate qi nukë due, nuk’ e punoj unë ma ate, por ai faji qi rri tek unë.
21 Gjej pra këte ligjë, se kur due unë me bamë mirënë, gjindetë tek unë e keqeja.
22 Sepse ka anda ligjën’ e Perëndisë qi ashtë mbas nieriut përmbrendëshim,
23 por shof nji tietërë ligjë ndër mishnat e mi, qi lufton kundrë ligjësë mendiesë s’eme, edhe ban shërbëtuer ndë ligjë fajit qi ashtë ndër mishnat e mi.
24 Unë jam nieriu i mjerë; kush ka me shpëtuem prei këti korpit vdekësë?
25 Falemi nders Perëndisë me anë Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Unë pra me mend i punoj ligjësë Perëndisë, por me mish i punoj ligjësë fajit.