Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Mbassi duelëm pra dreitë prei besësë, kemi paqtim te Perëndia me anë Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
2 prei cillit gjetmë edhe hymitë me besënë ndë këte dhunëti qi qindrojmë mb’ate, edhe mburremi mbë shpëresë laftit Perëndisë.
3 Edhe jo vetëmë këjo, por mburremi edhe ndër shtrëngimet, tue ditunë se shtrëngimi punon durim,
4 e durimi provim, e provimi shpëresë;
5 e shpëresa nukë turpënon, sepse dashunia e Perëndisë ashtë derdhunë ndë zemërat t’ona me anë Shpirtit Shenjt qi ashtë dhanë mbë ne.
6 Sepse kur ishim na edhe por sëmunë, Krishti vdiq mbas kohësë qi qe urdhënuem për shtrembëtit.
7 Sepse mezi ka me vdekunë kushi për nieri dreitë, sepse për mirinë druese edhe kuxon kushi me vdekunë,
8 por Perëndia difton dashunin’ e vet mbë ne, sepse kur ishim edhe na fajtorë, Krishti vdiq për ne;
9 shumë ma tepërë pra, mbassi duelëm dreitë tashti prei gjakut ati, kemi me shpëtuem prei zemërimit me anë t’ati.
10 Sepse, ndë qoftë se kur ishim anëmiq, u paqtuem me Perëndinë me anë vdekësë Birit ati, shumë ma tepërë mbassi u paqtuem kemi me shpëtuem me anë jetës’ ati.
11 Edhe jo vetëmë këjo, por edhe mburremi mbë Perëndinë me anë Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi muerëm tashti paqtiminë me anë t’ati.
12 Përandai sikurse prei nji nieriu hyni faji ndë botët, edhe prei fajit hyni vdeka, edhe kështu shkoi vdeka ndëpër gjithë nierëzit, sepse gjithë fëjyenë
13 (sepse deri ndë kohë ligjësë qe faji ndë botët, por për faj nukë numërohetë, kur nuk’ ashtë ligjë.
14 Por vdeka mbëretënoi çë prei Adamit, deri mbë kohë Moiseut, edhe mb’ata qi nukë fëjyenë mbas shëmbëllimit kapërcyemesë porosisë Adamit, i cilli ashtë figureja e ati qi kishte për me ardhunë.
15 Por jo si faji, kështu asht’ edhe dhunëtia, sepse ndë qoftë se prei fajit njianit vdiqnë shumëtë, shumë ma tepërë hiri i Perëndisë, edhe dhunëtia me anë hirit nji nieriut, Iesu Krishtit, tepëroi mbë shumëtë.
16 Edhe dhunëtia nuk’ ashtë sikurse dënuemitë qi u ba prei njianit qi fëjeu, sepse gjyqi prei njianit u ba për dam shumëve, edhe dhunëtia prei shumë fajësh u ba për dalunë dreitë.
17 Sepse ndë qoftë se prei fajit njianit mbëretënoi vdeka prei njianit, shumë ma tepër’ ata qi marrinë tepëricën’ e hirit edhe dhunëtisë dreitënisë, kanë me mbëretënuem ndë jetë prei njianit, Iesu Krishtit.)
18 Sikurse pra prei nji faji u ba për dam mbë gjithë nierëzit, kështu edhe prei nji dreitënimi u ba mbë gjithë nierëzit dalinë dreitë për jetë.
19 Sepse sikurse prei pandëgjueshimesë nji nieriut u banë fajtorë shumëtë, kështu edhe prei ndëgjueshimesë njianit kamë me u bamë dreitë shumëtë.
20 Edhe ligja hyni, qi tepërojë faji. Edhe atie ku tepëroi faji, tepëroi ma tepërë hiri;
21 edhe sikurse mbëretënoi faji prei vdekësë, kështu mbëretënojë edhe hiri prei dreitënisë për jetë pasosëme me anë Zotit t’ynë Iesu Krishtit.