Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Qish do thomi pra se fitoi Abrahami ati ynë mbas mishit?
2 Sepse ndë duel i dreitë Abrahami prei vepërash, ka mbë ke me u mburrunë, por jo përpara Perëndisë.
3 Sepse qish thotë shkronja? “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu numërue për dreitëni”.
4 Edhe ai qi punon, paga nuk’ i numërohetë për nderë, por për detyrë,
5 por ati qi s’punon, edhe i beson ati qi nxierr dreitë shtrembëtinë, besa e ati i numërohetë për dreitëni.
6 Sikurse edhe Davidi quen lumun’ ate nieri, cillit Perëndia i numëron dreitëninë pa vepëra:
7 “Lum ata qi u falnë paligjëniat’, edhe u mbuluenë fajetë.
8 Lum ai nieri, cillit Zoti s’ka me i numëruem fajinë”.
9 Kyi lumunë pra thohetë për ata qi janë rreth-premë, apor për ata qi nukë janë rreth-premë? Sepse thoni se besa iu numërue Abrahamit për dreitëni.
10 Si iu numërue pra? Kur ishte i rreth-premë, apor kur ishte i parreth-premë? Jo kur ishte i rreth-premë, por i parreth-premë.
11 Edhe muer shenjën’ e rreth-presëjesë, për bulë dreitënie t’asai besësë qi ashtë ndë parreth-premit, qi ai jet’ ati i gjith’ atyneve qi besojnë kur janë parreth-premë, qi numërohet’ edhe mb’ata dreitënia;
12 edhe at’ i rreth-presëjesë jo veç mb’ata qi janë rreth-premë, por edhe mb’ata qi ecinë mbas gjurmash besës’ atit t’ynë Abrahamit kur qe i parreth-premë.
13 Sepse zotuemitë mbë Abrahaminë, a mbë farën’ e ati, se kishte për me qenunë trashigimtar i botësë, nuk’ u ba me anë ligjësë, por me anë dreitënisë qi ashtë prei besësë.
14 Sepse ndë janë trashigimtarë ata qi janë prei ligjësë, besa duel’ e kotë, edhe u prish zotuemitë.
15 Sepse ligja bije zemërim; sepse atie ku s’ashtë ligjë, as kapërcyem urdhënin’ ashtë.
16 Përandai trashigimi ashtë prei besësë, qi jetë dhunëti, për me qindruem zotuemitë mbë gjithë farënë, jo veç mb’ate qi ashtë prei ligjësë, por edhe mb’ate qi ashtë prei besës’ Abrahamit, i cilli asht’ ati ynë gjithëve,
17 (sikurse ashtë shkruem: “Se kam vum’ atë mbë shumë kombe”), përpara Perëndisë qi i besoi, ati qi ep jetë vdekunavet, edhe quen ato punë qi s’janë, si ato qi janë.
18 Ai Abrahami ka pasunë shpëresë, besoi me shpëresë, se kishte për me u bam’ atë shumë kombe, sikurse qe folunë: “Kështu ka me qenunë fara jote”.
19 Edhe mbassi nuk’ u likshtue ndë besët, nuk’ u mendue se tashti korpi i vet ishte i vdekunë, sepse ishte ma tepërë se nji qind vieç, as vdekunit’ e shtratit Sarrësë;
20 as nukë qe me dy mendesh mbë zotuemen’ e Perëndisë mos zajë besë, por u forcue ndë besët, e i dha laft Perëndisë,
21 edhe iu mbush mendia se për qish u zotue, asht’ i zoti edhe me e mbaruem.
22 Edhe përandai iu numërue për dreitëni.
23 Edhe nuk’ u shkrue vetëmë për ate, se iu numërue ati,
24 por edhe për ne, ka me u numëruem, qi i besojm’ ati qi ngjalli prei vdekunish Iesunë Zotinë t’anë,
25 i cilli u dha ndër duer për fajet t’ona, edhe u ngjall për me na nxierrë dreitë.