Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Qish ka ma tepërë Iudeu pra, a qish vëjen rreth-presëja? Shumë për gjithë qish mëndyrë.
2 Ma parë, sepse mbë Iudeit u zunë besë fjalët’ e Perëndisë.
3 Sepse ndë mos besuenë disa, qish ashtë? Mos do prishi besën’ e Perëndisë pa-besënia e atyne?
4 Qoftë lark, por Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo nieri qoftë rrenës, sikurse ashtë shkruem: “Qi dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe mundish kur gjukohesh”.
5 Por shtrembënia jonë ndë diftoftë dreitënin’ e Perëndisë, qish do thomi, mos asht’ i shtrembëtë Perëndia qi bije zemëriminë? (flas si nieri)
6 Qoftë lark, sepse si ka me gjukuem botënë Perëndia?
7 Sepse e vërteta e Perëndisë ndë u shtue për laftin’ e ati prei rrenësë s’eme, përse gjukohem unë ma si fajtuer?
8 Edhe (sikurse nememi, edhe sikurse thonë disa, se na thomi), përse mos bajmë këqiatë, qi vinë miratë? cillëvet dënimi asht’ i dreitë.
9 Qish pra? Jemi na ma mirë se gjintarëtë? Për vërtetë jo, sepse na e provuem ma pari, se edhe Iudeitë edhe Grekëtë gjithë janë ndënë faj,
10 sikurse ashtë shkruem: “Se nuk’ asht’ i dreitë as nji;
11 nuk’ ashtë ndonji qi merr vesht, nuk’ ashtë ndonji qi kërkon Perëndinë.
12 gjithë duelnë jasht’ udhësë, gjithë u banë pavëjyeshim; nuk ashtë ndonji qi ban mirë; nuk’ asht’ as ndonji”.
13 “Fyti i atyne ashtë vorr i hapëtë; me gjuhënat’ e atyne flisinë gënjimë; vëner aspidash ashtë ndënë buzët t’atyne”;
14 atyneve “goja ashtë plot me mallëkim, e me ithtim”.
15 “Kambët’ e atyneve janë shpeita për me derdhunë gjak”.
16 “Të shkretuem e hiequnë keq ashtë ndëpër udhët t’atyne;
17 edhe udhën’ e paqtimit nuk’ e ngjofnë”.
18 “Nuk’ ashtë frikë Perëndie përpara syvet atyne”.
19 - Edhe e dimë, se sa thotë ligja, u flet atyneve qi janë ndënë ligjët, qi thuretë qish do gojë, edhe gjithë bota gjukohetë për fajtore te Perëndia.
20 Sepse as ndonji mish s’ka për me dalun’ i dreitë përpara ati prei vepëravet ligjësë, sepse faji ngjifetë prei ligjësë.
21 Por tashti dreitënia e Perëndisë u shpërfaq paligjë, dëshmuem prei ligjës’ e prei profetënavet;
22 edhe ajo dreitënia e Perëndisë qi ashtë me anë besësë Iesu Krishtit, mbë gjith’ e mbi gjith’ ata qi besojnë,
23 sepse s’ka ndonji farë dami; sepse gjithë fëjyenë, edhe gjithëve u mëngon lafti i Perëndisë,
24 por dalinë dreitë me hirin’ e ati qi fal, me anë shpërblimit qi ashtë mbë Iesu Krishtinë,
25 cillinë Perëndia e vuni çë përpara me qenunë shpërblim me anë besësë ndë gjak t’ati, për me diftuem dreitënin’ e ati, për ndëjesën’ e fajevet qi kanë qenë bamë përpara, me anë durimit Perëndisë;
26 për me diftuem dreitënin’ e ati ndë këte kohë, qi jet’ ai i dreitë, edhe nxierri dreitë ate qi i beson Iesuit.
27 Ku ashtë pra mburrumitë? U mbyll jashtë? Me qish farë ligjë? vepëravet? Jo, por me ligjën’ e besësë.
28 E marrim me mend pra, se nieriu del i dreitë me anë besësë, pa vepërat’ e ligjësë.
29 Apor vetëm’ i Iudevet ashtë Perëndia? E jo edhe i kombevet? Por edhe i kombevet,
30 sepse nji ashtë Perëndia, qi ka me nxierrë dreitë rreth-presëjen’ edhe parreth-premitë me anë besësë.
31 Prishimë ligjënë pra me anë besësë? Qoftë lark, por ma tepërë vemë ligjënë.