Romans 10DHRGKK72

1Vëllazën, dëshërimi i zemrësë s’eme, edhe lutëja qi baj mbë Perëndinë për Israelinë, ashtë për shpëtim t’atyneve.

2Sepse deshmoj për ata, se u përvëlohetë zemëra për Perëndinë, por jo mbas së ngjofëmesë.

3Sepse tue mos ngjofunë dreitënin’ e Perëndisë, edhe tue kërkuem me ngrefunë dreitënin’ e vet, nuk’ ulnë vetëhenë ndë dreitëni të Perëndisë.

4Sepse të mbaruemit’ e ligjës’ ashtë Krishti për dreitëni te cilli-do qi beson.

5Sepse Moiseu shkruen për atë dreitëninë qi ashtë prei ligjësë, tue thanë: “Se ai nieri qi ban këto, ka me rruem prei atyneve”.

6Por ajo dreitënia qi ashtë prei besësë thotë kështu: “Mos thuesh ndë zemërë tande: Kush ka me hipunë ndë qiellt?” Do me thanë, për me sdripunë Krishtinë;

7a: “Kush ka me sdripunë ndë abysset?” Do me thanë, për me prumë nalt Krishtinë prei së vdekunish.

8Por qish thotë? “Fjala ashtë ngjat teje, ndë gojët tande, e ndë zemërët tande”, do me thanë, fjala e besësë qi predikojmë,

9se ndë rrëfefsh me gojët tande Zotinë Iesu, edhe ndë besofsh me zemërët tande, se Perëndia e ngjalli prei së vdekunish, ke me shpëtuem,

10sepse me zemërë besohetë për dreitëni, edhe me gojë rrëfehetë për shpëtim,

11sepse shkronja thotë: “Gjithë-kush t’i besojë ati, s’ka me u turpënuem”.

12Sepse s’ka të damë ndërmiet Iudeu e Greku, sepse ai Zoti vetë asht’ i të gjithëve, i pasunë mbi gjith’ ata qi e thërresinë.

13Sepse gjithë-kush të thërrasi emënin’ e Zotit, ka me shpëtuem.

14Si pra kanë me thirrun’ ate qi s’i kanë besuem? Edhe si kanë me i besuem ati qi s’kanë ndëgjuem për ate? Edhe si kanë me ndëgjuem pa qenun’ ai qi predikon?

15Edhe si kanë me predikuem, ndë mos u dërgofshinë? Sikurse ashtë shkruem: “Sa të bukura janë kambët’ e atyneve qi apinë zanin’ e mirë për paqtim, edhe atyneve qi ungjillëzojënë për të mirat”.

16Por të gjithë nuk’ i ndëgjuen’ ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoi predikimit t’ynë?”

17Besa pra ashtë prei së ndëgjuemesë, edhe e ndëgjuemeja prei fjalësë Perëndisë.

18Por thom: Mos nukë ndëgjuenë? Po, “zani i atyneve duel mbë gjithë dhenë, edhe fjalët’ e atyneve deri mbë skanjet të botësë”.

19Por thom: Mos nuk’ e ngjofi Israeli? I pari ashtë Moiseu qi thotë: “Unë kam me u shtimë juve ndë zmir me ata qi nukë janë komp, edhe kam me u bamë juve të zemërohi me nji komp pa mend”.

20Por Isaia kuxon ma tepërë, e thotë: “U gjeta për-an’ atyneve qi nukë më kërkojnë, u duka përpara atyneve qi nukë pyesinë për mue”.

21Por për Israelinë thotë: “Gjithë ditënë shtrina duert’ e mia te nji popull qi nukë bindetë, e qi flet kundrë”.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania

Choose Translation

Switch translation for Romans 10.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.