Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 11

:
Albanian - DHRGKK72
1 Thom pra: Mos e hodhi tej Perëndia popullin’ e vet? Qoftë lark, sepse edhe unë jam Israelit, prei farës’ Abrahamit, prei kombit Beniaminit.
2 Perëndia nuk’ e hodhi tej popullin’ e vet, cillin’ e ngjofi çë përpara. Apor nukë dini qish thotë shkronja për Elinë? Qysh flet te Perëndia kundrë Israelit, tue thanë:
3 “Zot, vranë profetënit’ e tu, edhe rrëzuenë theroret’ e tua; edhe unë mbeta vetëmë, edhe kërkojnë jetënë t’eme”.
4 Por si i përgjegjetë Perëndia? “Kam lanë për vetëhenë t’eme shtatë mijë burra, cillëtë nuk’ i ulnë mbë gjunjë Baalit”.
5 Kështu pra edhe mbë këte kohë tashti ka mbetunë nji gja send mbas sgjedhëmesë dhunëtisë.
6 Por ndë qoftë mbas dhunëtisë, nuk’ ashtë ma prei vepërash, sepse atëherë dhunëtia nuk’ ashtë ma dhunëti, sepse vepëra nuk’ ashtë ma vepërë.
7 Qish pra? Israeli nuk’ e gjeti ate qi kërkon, por sgjedhunit’ e gjetnë’, e tietër’ u verbuenë, deri mbë dhetë ditë sotshime,
8 (sikurse ashtë shkruem: “Perëndia u dha atyneve nji ardhunë gjumi, sy qi mos shofinë, edhe veshë qi mos ndëgjojnë”.)
9 Edhe Davidi thotë: “U baftë truveza e atyne për kurth, e për lak, e për shkandal, e për shpagim mb’ata.
10 U errësofshinë syt’ e atyne qi mos shofinë, edhe kurrus kurrizin’ e atyne për kur-do”.
11 Thom pra: Mos fëjyenë qi rrëzohenë? Qoftë lark, por prei rrëzuemes’ atyne u ba shpëtim ndër kombet, qi t’u shtierë zmirin’ atyne.
12 Edhe e rrëzuemeja e atyne ndë qoftë pasëje bote, edhe mangunit’ e atyne pasëje kombesh, sa ma tepërë ka me qenunë mbushunit’ e atyne?
13 Sepse u thom juve kombevet (deri sa jemi unë apostull i kombevet, lavdoj punënë qi baj),
14 qi t’ u shtije zmirin’ atyneve qi janë mishi em, edhe shpëtoj disa prei asish.
15 Sepse e hudhëmeja tej e atyneve ashtë paqtuemit’ e botesë, qish do jetë pritunit’ e atyneve, veçe se jetë vdekunish?
16 Por ndë qoftë pem’ e parë shenjte, asht’ edhe brumi; edhe ndë qoftë rraja shenjte, jan’ edhe degatë.
17 Edhe ndë ushqyenë disa prei degash, e ti, qi ishie ullin’ i egrë, u shartove ndër ato, e u bane shoqi i rrajës’, edhe i ullinit majtunë, mos u mburr kundrë degavet,
18 por ndë mburre, ti nukë mba rrajënë, por rraja mba tyi.
19 Do thuesh pra: U shqyenë degatë, qi shartohem unë.
20 Mirë, për pabesiminë u shqyenë, por ti qindron për besënë. Mos mendo nalt, por kij frikë,
21 sepse Perëndia ndë mos kurseu degat’ e natyrshime, druese nukë do kursejë edhe tyi.
22 Shif pra mirëninë, edhe acërimin’ e Perëndisë, mb’ata qi u rrëzuenë; acërim, por mbë tyi mirëni, ndë qindrofsh ndë mirënit, sepse tietrazi edhe ti ke me u shkëputunë.
23 Por edhe ata, ndë mos qindrofshinë ndë pabesënit, kanë me u shartuem, sepse Perëndia asht’ i fortë me i shartuem prap.
24 Sepse ndë u shkëpute ti prei ullinit egrë natyrëshim, edhe u shartove kundrë natyrësë, ndë ulli butë, sa ma tepër, ata qi janë natyrëshim kanë me u shartuem ndë ulli vet.
25 Sepse nukë due, o vëllazën, mos e dini këte mpshefësinë (qi mos jeni mentshim ndër vetëhet tueja,) se verbim u ba mbë nji anë mbë Israelitët, deri sa hyjë mbushunit’ e kombevet;
26 edhe kështu Israeli ka me shpëtuem, sikurse ashtë shkruem: “Ka me ardhunë prei Sionit Ai qi shpëton, edhe ka me këthyem pabesëniatë prei Iakobit.
27 Edhe këjo ashtë dhiata prei meje mb’ata, kur t’u hiek fajet atyne”.
28 Edhe prei anës’ ungjillit jan’ anëmiq te ju, por prei anësë sgjedhëmesë janë dashunë për atënit.
29 Sepse dhunëtiat’ edhe thërritunat’ e Perëndisë janë pa pendim.
30 Sepse sikurse edhe ju njiherë nuk’ i ndëgjuetë Perëndisë, por tashti u përdëllyetë prei pandëgjuemit këtyneve.
31 Kështu edhe këta tashti nuk’ i ndëgjuenë’ ati, për me u përdëllyem edhe ata prei përdëllimit tuei.
32 Sepse Perëndia i mbylli gjithë ndë pandëgjim, qi përdëllejë gjithë.
33 O thellësinë pasëje, e ditunie, e shqisë Perëndie! Sa pakërkueshime janë gjyqet’ e ati, edhe pagjetunë gjurmat’ e udhëvet ati!
34 Sepse “kush e ngjofi mendien’ e Zotit? A kush u ba këshillës bashkë me ate?”
35 A: “Kush i dha ati gja përpara, qi t’i shpaguhetë?”
36 Sepse prei ati, edhe me anët t’ati, edhe për ate janë gjitha; mb’ate qoftë lafti për gjithë jetët. Amen.