Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 9

:
Albanian - DHRGKK72
1 Thom vërtetënë mbë Krishtinë, nukë rrej. (Sepse KAM ndërgjegjëjenë t’eme qi deshmon bashkë me mue mbë Shpirtinë Shenjt),
2 se kam idhënim madh, edhe dhimtunë qi s’mengon ndë zemërët t’eme.
3 Sepse unë vetë lutesh ishiem i mallëkuem [ damë ] prei Krishtit për vëllazënit e mi, qi janë prei gjakut t’em mbas mishit,
4 cillëtë janë Israelitë, cillëvet ashtë birënia e zanë, edhe lafti, edhe dhiatatë, edhe e vumeja e ligjësë, edhe lutëja, edhe zotuemitë,
5 cillavet jan’ atënitë, edhe prei atyneve leu Krishti mbas mishit, i cilli ashtë përmbi gjitha Perëndi i bekuem për gjithë jetët. Amen.
6 Por nukë mundetë me ranë poshtë fjala e Perënditë. Sepse jo gjith’ ata qi janë prei kombit Israelit, këta janë Israelitë.
7 As sepse janë fara e Abrahamit, janë gjithë dielm, por “fara jote ka me u queitunë mbë Isaakunë”.
8 Do me thanë, jo këta dielmt’ e mishit, janë dielmt’ e Perëndisë, por dielmt’ e zotuemesë numërohenë për farë.
9 Sepse fara e zotuemes’ ashtë këjo: “Kam me ardhunë mbë këte kohë, edhe Sarra ka me pasunë bir”.
10 Edhe jo vetëmë këjo, por edhe Rebekka, kur u gjind me barrë prei nji burri, Isaakut atit t’ynë.
11 (Sepse para se lejinë dy dielmtë, edhe para se bajinë ndonji punë mirë, a keqe, për me mbetun’ urdhëni parë i Perëndisë qi ishte mbas sgjedhunit, jo prei vepërash, por prei thirrunit),
12 iu tha asai: “Se ma i madhi ka me i shërbyem ma vogëlit”.
13 Sikurse ashtë shkruem: “Iakobin’ e desha, por Esaun’ e pata mëni”.
14 Qish kemi me thanë pra? Mos ashtë shtrembëni te Perëndia? Qoftë lark,
15 sepse ai i thotë Moiseut: “Kam me përdëllyem ate qi kam me përdëllyem, edhe kam me pasunë dhimtunë për ate qi kam me pasunë dhimtunë”.
16 Pra këjo nuk’ asht’ e ati qi e do, as e ati qi ecën, por e Perëndisë qi përdëllen.
17 Sepse shkronja i thotë Faraonit: “Se për këte punë ngrita, për me diftuem fuqinë t’eme, edhe për me u rrëfyem emëni em mbë gjithë dhenë”.
18 Ate qi detë pra, e përdëllen, edhe ai qi detë, e ashpëron.
19 Do thuesh pra: Përse anëkohe ma? Cilli i duel kundrë dashunimit ati? Por cilli je ti, o nieri, qi i përgjegje kundrë Perëndisë?
20 Mos ka me i thanë gatesa gatestarit: Përse bane kështu?
21 Apor s’ka pushtet tiegullari mbi baltënë me bamë prei nji balte nji anë për nder, e nji tietërë për shpërnderim?
22 Ndë deshi Perëndia me diftuem zemërimin’ e vet, edhe me bamë ngjofunë fuqin’ e vet, duroi me shumë zemërë gjanë enët’ e zemërimit qi qenë bamë për viderrë?
23 Edhe për me bamë ngjofunë pasëjen’ e laftit,
24 por edhe neve qi na thirri, jo vetëmë prei Iudeish, por edhe prei kombesh.
25 Sikurse i thot’ edhe Oseesë: “Kam me queitunë popullinë t’em, ate qi s’ashtë populli em, edhe dashime, ate qi s’asht’ e dashime”.
26 “Edhe ka me qenunë nd’ate vend qi ashtë thanë atyne: Nukë jeni ju populli em, atie kanë me u queitunë bijt’ e Perëndisë gjallë”.
27 Edhe Isaia bërtet për Israelinë: “Ndë qoftë numëri i bijvet Israelit porsi rana e detit, kanë me shpëtuem ata qi mbesinë,
28 sepse do mbarojë, a do shkurtojë llogari me dreitëni, sepse Zoti ka me bamë llogari shkurtueme mbi dhet”.
29 Edhe sikurse tha çë përpara Isaia: “Zoti Sabaoth [ Zoti i ushtëriavet ] ndë mos kishte lanë farë mbë ne, do t’ishim bamë porsi Sodomat’, edhe do t’ishim përgjaitunë me Gomorat”.
30 Qish kemi me thanë pra? Se ato kombetë qi nukë ndoqnë dreitëni, ia mbërrinë dreitënisë, edhe asai dreitënisë qi ashtë prei besësë.
31 Por Israeli tue ndiekunë ligjën’ e dreitënisë, nuk’ ia mbërrini ligjësë dreitënisë.
32 Përse? Sepse nuk’ e ndiqte mbas besësë, por mbas vepërash ligjësë. Sepse shqitnë mbë gur shqitësë,
33 sikurse ashtë shkruem: “Qe te ve nji gur shqite ndë Sionë, edhe nji shkamp guri shkandalit, edhe gjithë-kush t’i besojë ati, s’ka me u turpëruem”.