Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Mark 13

:
Albanian - DHRGKK72
1 Ende ai tue dalunë prei tempullit, i thoshte nji prei dishepujvet ati: Mieshtër, shif çfarë gurësh mëdhej, ende çfarë ndërtesash mëdha!
2 Ende Iesui u përgjeq, e i tha: Shef këto ndërtesa mëdha? S’ka me mbetunë gur mbi gur qi nukë do rrenohetë.
3 Mbasandai ai tue ndenjunë ndë Malt Ullivet, kundruell tempullit, Pietri ende Iakobi ende Gjionni ende Andreu e pysinë veç-anë:
4 Na thui, kurë kanë me u bamë këto? Ende ç’shenjë ka me qenë kur mbarohenë këto gjitha?
5 Ende Iesui tue u përgjegjun’ atyne filloi me thanë: Veni ore mos u gënjejë kushi juve,
6 sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam; ende kanë me gënjymë shumë vetë.
7 Ende kur ndëgjoni luftëna, ende zana luftënash, mos droni, sepse duhenë me u bamë këto; po ende nuk’ asht’ e mbrapmeja.
8 Sepse ka me u ngritunë komp kundrë kombi, ende mbëretëni kundrë mbëretënie; ende kanë me u bamë tërmetëna vende mbë vende, ende kanë me u bamë zina për bukë, e përzime; këto janë fillumet’ e vështiravet.
9 Po ju veni ore vetëhenë tui, sepse kanë me u dhanë juve ndë durë ndëpër bashkë-ndejtie, ende ndëpër synagoga; keni me u rrafunë, ende keni me ndenjunë përpara guvernatorëve, e mbëretënave, për punë meje për deshmi mb’ata.
10 Ende duhetë me u predikum’ ungjilli ma përpara ndëpër gjithë kombet.
11 Po kur t’u bijënë juve për me u dhanë juve ndër durë, mos kini gaile përpara se qish keni me folunë, as mos pisatoni, po qish t’u epetë juve nd’ate ore, këte flitni, sepse s’jeni ju ata qi flitni, po Shpirti Shenjt.
12 Ende i vëllai ka me dhanë ndë durë vëllanë për vdekë, ende i ati birinë; ende dielmtë kanë me ngritunë krye kundrë përindvet, ende kanë me i vramë.
13 Ende keni me qenë marrë mëni prei gjithëve për emninë t’em, po kush durojë ngjer mbrapmi, kyi ka me u shpëtumë.
14 Ende kur shifni “të ndytët’ e shkretumesë”, qi ashtë thanë prei profetit Daniel, ndenjun’ atie ku s’duhetë (ai qi këndon le marri vesht), atëherë ata qi jenë ndë Iude, le t’ikinë ndëpër malet;
15 ende ai qi jetë mbi majët shtëpisë, le mos sdrypi ndë shtëpi, as le mos hyjë me marrë gja prei shtëpisë vet;
16 ende ai qi jetë nd’arë, le mos këthehetë mbrapa me marrë petkun’ e vet.
17 Po mjer mb’ato qi janë mbarsëme, ende mb’ato qi kanë foshënjë për gji nd’ato ditt!
18 Ende faluni për mos me u bamë ikunitë tui ndë dimënë.
19 Sepse nd’ ato ditt ka me qenë i këtillë shtrëngim, qi nuk’ ashtë bamë kështu çë kurë se ashtë fillumë krijesa qi krijoi Perëndia, ngjer ndashti, ende as s’ka me u bamë.
20 Ende Zoti ndë mos i kishte pasë shkurtum’ ato ditt, s’kishte për me pështum’ as ndonji korp, po për sgjedhunit, qi i ka sgjedhunë, shkurtoi ditt.
21 Ende atëherë ndë u thashtë juve kushi: Ngje ku ashtë Krishti këtu; a: Ngje ku asht’ atie; mos mbesoni,
22 sepse kanë me u ngritunë krisht-rrenësa, e profet-rrenësa, ende kanë me banë shenjë, e mërekullia, për me gënjym’ ende sgjedhunitë ndë mufshinë.
23 Po ju veni ore. Ngje ku u thashë juve gjitha çë përpara.
24 Po nd’ato ditt, mbas ati shtrëngimi, dilli ka me u errunë, ende hana s’ka me dhanë dritën’ e vet,
25 ende yjet’ e qillit kanë me ranë, ende fuqiatë qi janë ndë qillt kanë me u tundunë.
26 Ende atëherë kanë me pamë birin’ e nieriut tue ardhunë ndër re me shumë fuqi, ende me laft.
27 Ende atëherë ka me dërgum’ engjujt’ e vet, ende ka me mbëledhunë sgjedhunit’ e vet prei katër erash, prei kantit dheut ngjer mbë kant qillit.
28 Ende prei drusë fikut mirrni vesht parabullënë: Kur t’i bahetë ndashti asai dega e butë, ende nxierri gjethetë, dinia se ashtë ngjat korrëtë;
29 kështu ende ju, kur shifni këto se bahenë, dinia se ashtë ngjat mbi dyrët.
30 Me vërtet po u thom juve, se kyi bres s’ka me shkumë, ngjer sa bahenë gjithë këto.
31 Qilli ende dheu kanë me shkumë, po fjalët’ e mia s’kanë me shkumë.
32 Ende për ate ditë, e për ate orë askushi s’e di, as engjujtë qi janë ndë qill, as Biri, po veç Ati.
33 Veni ore, rrini qutë, ende faluni, sepse nukë dini kurë ashtë koha.
34 Sepse kjo ka me qenë posi nji nieri dalunë ndë dhe huj, i cilli la shtëpin’ e vet, ende dha pushtetinë ndër shërbëtorët e vet, ende mbë gjithë-se-cillinë punën’ e vet, ende porositi portarinë me ndenjunë qutë.
35 Rrini qutë pra (sepse s’dini kurë vien i zoti i shtëpisë ndë ngrysunit, a ndë mies-natë, a ndë këndim gjelit, a ndë mëngjest);
36 drui se mos vien befas, e u gjen’ juve tue fjetunë.
37 Ende ato qi po u thom juve, ua thom gjithëve: Rrini qutë.