Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Mark 12

:
Albanian - DHRGKK72
1 Mbasandai filloi me u than’ atyne me parabulla. Nji nieri mbull nji veshtë, ende e thuri me garth, ende gërmihi nji gaviç, ende ndërtoi nji pyrk, ende e dha ndër bujqë, ende iku ndë dhe huj.
2 Ende ndë kohë pemëvet dërgoi nji shërbëtur ke bujqit, qi marri prei bujqish prei pemësë veshtit.
3 Po ata e zunë, ende e rrafnë, ende e dërgunë prapa shprazëtë.
4 Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër shërbëtur ke ata; po ende ate e rrafnë me gurë, ende i çanë kryetë, ende e dërgunë prapa turpënumë.
5 Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër, po e vranë; mbasandai dërgoi shumë tierë, po disa i rrafnë, ende disa i vranë.
6 Tue pasunë pra ende nji bir dashunin’ e vet, e dërgoi ende ate ke ata mbrapmi, tue thanë, se: Kanë me pasunë turp t’em-bir.
7 Por ata bujqitë thanë me vetëvetëhenë, se: Kyi ashtë trashigimtari; eni, le ta vrasimë, ende trashigimi ka me qen’ yni.
8 Ende e murnë, ende e vranë, ende e nxurnë jashtë veshtit.
9 Qish ka me bamë pra i zoti veshtit? Ka me ardhunë, ende ka me prishunë bujqitë, ende veshtinë ka me ua dhanë tierëve.
10 As këte shkronjë s’e keni këndumë: “Ate gurinë qi s’e pelqyn’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye sqepi;
11 prei Zotit u ba këjo, ende asht’ e mërekullushime ndë syt t’anë.”?
12 Ende ata kërkojinë me e zanë, po patnë frikë gjindëjenë, sepse e murrnë vesht, se ka këte parabullë për ata; ende e lan’ e iknë.
13 Mbasandai dërgojnë ke ai disa prei Fariseish e prei Herodianësh, për me e zanë me fjalë.
14 Ende ata erthnë, e i thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, ende s’do dish as për kend, sepse nukë shikon faqen’ e nierëzëvet, po mëson udhën’ e Perëndisë me vërtet. Asht’ e udhësë me dhanë Kaisarit kens, a jo? apimë a mos apimë?
15 Ende ai si ngjofti hipokrisin’ e atyne, u tha atyne: Ç’më ngitni? Bini mu nji dinar, qi ta shof.
16 Ende ata i prunë, ende ai u thot’ atyne: Kuit ashtë këjo shëmbëllesë, ende këjo përmbi-shkronjë? Ende ata i thanë: E Kaisarit.
17 Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Lani Kaisarit, ato qi janë Kaisarit, ende Perëndisë, ato qi janë Perëndisë. Ende ata u mërekullunë për ate.
18 Mbasandai vinë ke ai Saddukeitë, cillëtë thonë se s’ashtë ngjallunë; ende e pytnë, tue thanë:
19 Mieshtër, Moiseu na ka shkrumë, se ndë i vdektë kuit i vëllai, ende lajë gru, ende mos lajë dielm, i vëllai ati marri grun’ e ati, ende ngjalli farë për vëllan’ e vet.
20 Ishinë pra shtatë vëllazën, ende i pari mur gru, ende kur vdiq, nukë la farë.
21 Ende i dyti e mur, ende vdiq, po as ai s’la farë; ende i treti po kështu.
22 Ende shtatët’ e murnë, ende nukë lanë farë; mbrapmi gjithëve vdiq ende gruja.
23 Mbë ngjallunit pra, kur ngjallenë, cillit prei atyne ka me qenë gruja? Sepse shtatët’ e patnë ate gru.
24 Po Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Nukë gënjeheni për këte, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin’ e Perëndisë.
25 Sepse kur ngjallenë prei vdekunish, as martojnë, as martohenë; po janë posi engjujtë qi janë ndë qijet.
26 Ende për vdekunit, se ngjallenë; a s’keni këndumë ndë libër Moiseut, si i tha Perëndia ndë ferrët, tue thanë: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, ende Perëndia i Isaakut, ende Perëndia i Iakobit?”
27 Perëndia nuk’ ashtë Perëndi vdekunish, po Perëndi gjallësh; ju pra gënjeheni shumë.
28 Atëherë nji prei Shkruisish, qi ndëgjoi ata se po haheshinë me fjalë, tue ditunë se iu përgjeq mirë, u afru, ende e pyti: Cilla porosi asht’ e para gjithëve?
29 Ende Iesui u përgjeq se: E para gjithë porosivet ashtë “Ndëgjo, Israel: Zoti Perëndia ynë ashtë nji Zot;
30 ende dushë Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemërënë tande, ende me gjithë shpirtinë tand, ende me gjithë mendienë tande, ende me gjithë vërtytënë tande.” Këjo asht’ e para porosi.
31 Ende e dyta po kështu, ashtë këjo: “Të dushë fëqinë tand posi vetëhenë.” Tietër porosi ma e madhe prei këtyne nuk’ ashtë.
32 Ende Shkruisi i tha: Mirë, Mieshtër, me vërtet the, se nji ashtë Perëndia; ende s’ashtë tietër veç ati;
33 ende me dashun’ ate me gjithë zemërën’, ende me gjithë mendien’, ende me gjithë shpirtin’, ende me gjithë vërtytën’, ende me dashunë fëqinë posi vetëhenë, ashtë ma tepërë se gjithë kurbanetë gjithë-diegëmetë, ende se kurbanetë.
34 Ende Iesui kur pa ate se u përgjeq me mend, i tha: Nukë je lark prei mbëretënisë Perëndisë. Ende askushi s’kuconte ma me e pytunë.
35 Ende Iesui u përgjeq, e tha, tue mësumë ndë tempull: Qysh thonë Shkruisitë, se Krishti asht’ i bir’ Davidit?
36 Sepse ai Davidi tha prei anësë Shpirtit Shenjt: “I tha Zoti Zotit t’em - Rri prei diathtësë s’eme, ngjer sa ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët e kambëvet tua”.
37 Ai Davidi pra i thotë: Zot; ende kah asht’ i bir’ i ati? Ende gjithë gjindëjes’ i kishte anda me ndëgjum’ ate,
38 Ende u thoshte atyne ndë mësim vet: Veni ore prei Shkruisish qi dunë me ecunë me stolia, ende përshëndetuna ndëpër tregjet,
39 ende vende para ndëpër synagogat, ende krye-mësalla ndëpër darkat;
40 ata qi hanë shtëpiat’ e vevet, ende këte e bajnë tue shtimë shkaik se falenë shumë, këta kanë me marrë ma tepërë mundim.
41 Ende Iesui ndejti kundruell sendukut limoshënës’, e vente ore si hithte gjindëja ka nji rame ndë senduk limoshënësë; ende shumë pasunë hethshinë shumë.
42 Ende erdhi nji gru e ve e vobektë, ende hodhi dy imëta, do me thanë nji kodrat.
43 Ende Iesui thirri për-anë dishepujt’ e vet, e u tha: Me vërtet po u thom juve, se ajo gru e ve e vobektë ka hedhunë ma tepërë se gjith’ ata qi hodhnë ndë senduk limoshënësë,
44 sepse gjithë hothnë prei teprumit atyneve; po ajo prei mangunit asai hodhi gjithë sa pat, gjithë gjan’ e vet.