Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Mark 14

:
Albanian - DHRGKK72
1 Ende mbas dy ditsh ishte pashka, ende pabrumietë; ende Krye-priftënit’ ende Shkruisitë kërkojinë si me e zanë me gënjim, ende me e vramë.
2 Ende thoshinë: Jo për ditë feste, se mos bahetë përzimë prei popullit.
3 Ende ai kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpit Simonit kromosunë, tue ndenjunë ndë mësallë, erdhi nji gru qi kishte nji alabastër me voj ere prei narde papërzime, shumë shtreitë, ende si theu alabastrënë, derdhi vojinë përmbi kryet t’ati.
4 Ende ishinë disa vetë qi zemëroheshinë ndër vetëhe, e thoshinë: Për ç’punë me humbunë kyi voj ere?
5 Sepse kyi mundei me u shitunë përmbi tre qind dinarë, ende me u dhanë ndëpër vobegjitë. Ende zemëroheshinë kundrë asai.
6 Ende Iesui tha: Leni ate; ç’e mundoni ate? Punoi punë mirë mbë mu.
7 Sepse vobegjit’ i keni përherë bashkë me vetëhenë tui, ende kur doni, mundeni me u bamë mirë atyne, po mu s’më keni përherë.
8 Ate qi mufti ajo, e bani; e mbërrini çë përpara me lymë me voj ere korpinë t’em për vorrumit.
9 Me vërtet po u thom juve: Kudo predikohetë kyi ungjill ndë gjithë botënë, ende këjo punë qi bani ajo ka me u folonë për me u përmendun’ ajo.
10 Ende atëherë Iuda Iskarioti, nji prei dy-mbë-dhitësh, shkoi ke Krye-priftënit, për me dhan’ ate ndër durë t’atyneve.
11 Ende ata kur ndëgjunë, u gëzunë, ende iu zotunë me i dhan’ argjand. Ende ai kërkonte si me e trathtumë me kohë mirë.
12 Ende parënë ditën’ e festësë pabrumievet, kur bajinë kurban pashkënë, dishepujt’ e ati i thonë: Ku do shkojm’ e bajmë gati qi hash pashkënë?
13 Ende ai dërgon dy vetë prei dishepujvet vet, ende u thot’ atyne: Shkoni ndë qytet, ende ka me u hasunë nji nieri tue bartunë nji shtambë uji; shkoni mbas ati,
14 ende ku hyjë ai, thoni zotit shtëpisë, se Mieshtri thotë - Ku ashtë ndenjunitë qi kam me ngranë pashkënë bashkë me dishepujt’ e mi?
15 Ende ai ka me u diftumë juve nji dhomë madhe sipër, shtrumë gati; atie bani gati për ne.
16 Ende dishepujt’ e ati dulnë, ende erthnë ndë qytet, ende gjetnë sikundrë u tha atyne, ende banë gati pashkënë.
17 Ende si u ngrys, vien bashkë me dy-mbë-dhitët.
18 Ende ata tue ndenjunë ndë mësallë, e tue ngranë, Iesui tha: Me vërtet po u thom juve, se nji prei jush qi ha bashkë me mu, ka me trathtumë.
19 Ende atyneve fillunë me u ardhunë keq, ende me i thanë nji ka nji: Mos jam unë? Ende tietri: Mos jam unë?
20 Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Nji prei dy-mbë-dhitëvet, qi ngjyn bashkë me mu ndë kupët.
21 I bir’ i nieriut vete, sikundrë ashtë shkrumë për ate; po mjer mb’ate nieri, qi trathtohet’ i bir’ i nieriut prei ati! Ishte mirë për atë nieri, mos kishte lemë.
22 Ende ata tue ngranë, Iesui mur bukë, ende bekoi, ende e theu, ende ua dha atyne, ende tha: Merrni, e hani; kyi ashtë korpi em.
23 Ende mur potirin’, ende si u fal ndersë, ua dha atyne, ende gjithë pinë prei ati.
24 Ende u tha atyne: Kyi ashtë gjaku em i dhiatësë re, qi ashtë derdhunë për shumë;
25 me vërtet po u thom juve, se s’kam me pimë ma prei pemësë qi pill hardhia, ngjer mb’ate ditë kur ta pij re ndë mbëretënit Perëndisë.
26 Ende si këndunë hymnën, dulnë ndë Malt Ullivet.
27 Ende Iesui u thot atyne, se: gjithë keni me u shkandalizumë mbë mu këte natë, sepse ashtë shkrumë: “Kam me i ranë bariut, ende dhentë kanë me u përdamë”.
28 Po mbassi ngjallem unë, kam me voitunë ma përpara se ju ndë Galilet.
29 Po Pietri i tha: Ende gjithë ndë u shkandalizofshinë, po unë jo.
30 Ende Iesui i thotë: Me vërtet po thom, se sot këte natë, para se këndojë gjeli dy herë, ke me mohumë tri herë.
31 Po ai ma tepërë thoshte, se: Ndë u lypstë me vdekun’ unë bashkë me tyi, s’kam me mohumë. Kështu ende gjithë tierëtë thoshinë.
32 Mbasandai vinë ndë nji katund qi quhetë Gethsemani, ende u thotë dishepujvet vet: Rrini këtu, ngjer sa falem.
33 Ende merr mbas vetëhesë bashkë Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionnin, ende filloi me u frikumë, ende me i ardhunë randë;
34 ende u thot’ atyne: Shpirti em ashtë shumë idhënutë, ngjer mbë vdekë; mbetni këtu, ende rrini qutë.
35 Ende ai si shkoi pak përpara, ra për dhe, ende falei, qi ndë qoftë se mundetë me shkumë prei ati këjo orë.
36 Ende thoshte: Abba, o Atë, gjitha mundenë ke ti; largo këte potir prei meje, po jo qish demi unë, po qish dushë ti.
37 Ende vien, e gjen ata tue fjetunë, ende i thotë Pietrit: O Simon, po fle? S’mufte me ndenjunë qutë nji orë.
38 Rrini qutë, ende faluni, qi mos hyni ndë ngasëje, sepse shpirti ashtë gati, po mishi asht’ i pafuqishim.
39 Ende prap shkoi, e u fal, tue thanë po ate fjalë.
40 Ende si u këthy, gjet ata prap tue fjetunë, sepse syt’ e atyneve ishinë randumë, ende nukë dijinë qish me iu përgjegjunë.
41 Mbasandai vien tretënë herë, e u thot’ atyne: E lini pra, ende prahi; miaft, erdhi ora; ngje i bir’ i nieriut ke epetë ndër durë fajtorëvet.
42 Çohi, shkojmë; ngje ai qi trathton ke u afru.
43 Ende përnjiherë, ai kur ishte po tue folunë, vien Iuda, qi ishte nji prei dy-mbë-dhitësh, ende bashkë me ate shumë gjindëje me thika e me dru, prei anësë Krye-priftënavet e Shkruisavet e pleqvet.
44 Ende ai qi e trathtoi u kishte dhan’ atyne shenjë, tue thanë, se: Ate qi puth, ai ashtë; zinia, ende binia ruitunë.
45 Ende si erdhi, përnjiherë u afru ke ai, e i tha: Mieshtër, Mieshtër - ende e puthi.
46 Ende ata vunë durët’ e veta mbi ate, ende e zunë.
47 Ende nji prei asish qi rrijin’ aty hoqi thikën’ e i ra shërbëtorit Krye-priftit, ende i preu veshinë.
48 Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Posi mbi kursarë keni dalunë me thika e me dru, me zanë?
49 Përditë kam qenë ndër ju ndë tempull tue mësumë, ende nukë zutë, po këjo u ba qi mbushenë shkronjatë.
50 Ende si e lanë, iknë gjithë.
51 Ende nji farë dialoshi e merrte mbrapa, mpështiellë me nji pëlhurë për likure; ende dialoshat’ e zanë,
52 po ai la pëlhurënë, ende iku prei asish lakuriq.
53 Ende prunë Iesuinë ke Krye-prifti; ende mblidhenë ke ai gjithë Krye-priftënit’ e pleqt’ e Shkruisitë.
54 Ende Pietri e mur mbrapa për largu ngjer mbrenda nd’avlli Krye-priftit; ende ishte tue ndenjunë bashkë me shërbëtorët, ende po ngrofei ndë ziarrm.
55 Ende Krye-priftënit’ ende gjithë bashkë-ndejtia kërkojinë deshmi kundrë Iesuit për me e vramë, po nukë gjejinë.
56 Sepse shumë vetë dhanë deshmi rrenë kundrë ati, po deshmiatë nuk ishinë si nji-nji.
57 Ende disa u ngritnë, e banë deshmi rrenë kundrë ati, tue thanë,
58 se: Na ndëgjum ate, tue thanë, se - Unë kam me prishumë këte tempull, qi ashtë bamë me dorë, ende për tri ditt kam me ndërtumë nji tietër pabamë me dorë.
59 Po as kështu deshmia e atyneve s’ishte si nji-nji.
60 Atëherë Krye-prifti u çu ndë miedis, e pyti Iesunë, tue thanë: Nukë përgjegje aspak? Ç’deshmi apinë këta kundrë teje?
61 Po ai s’pëzante, ende nukë përgjegjei asgja. Prap Krye-prifti e pyti, ende i tha: Ti je Krishti, i Biri Bekumit?
62 Ende Iesui tha: Unë jam; ende keni me pamë birin’ e nieriut tue ndenjunë prei diathtësë fuqisë, ende tue ardhunë bashkë me ret e qillit.
63 Atëherë Krye-prifti shqeu petkat’ e veta, e tha: Ç’nevojë kemi ma për deshmitarë?
64 E ndëgjutë vlasfiminë, si u duketë juve? Ende ata gjith’ e gjukunë, se ashtë fajtur për vdekë.
65 Ende disa fillunë me e mpështymë ndër sy, e me i mbulumë faqenë, e me i ranë me grusht, e me i thanë: Profetizo; ende shërbëtorët’ i bijinë me shuplaka.
66 Ende Pietri kur ishte nd’avlli poshtë, vien nji prei shërbëtoresh Krye-priftit,
67 ende kur pa Pietrinë tue u ngrofunë, shtiu sytë mb’ate, e tha: Ende ti ishie bashkë me Iesu Nazarinasinë.
68 Po ai e mohoi, tue thanë: Nukë dij, as nukë marr vesht qish thu ti. Ende dul jashtë përpara avllisë; ende gjeli këndoi.
69 Ende shërbëtoreja kur pa ate prap, filloi me u than’ atyneve qi ishinë tue ndenjun’ aty, se: Kyi asht’ prei asish;
70 po ai prap e mohonte. Ende mbas pak here ata qi ishinë ndenjun’ aty prap i thanë Pietrit: Me vërtet je prei asish: sepse je Galileas, ende folunitë t’at përgjan.
71 Po ai filloi me nemun’ e me bamë be, se: Nuk’ e dij këte nieri qi thoni.
72 Ende gjeli këndoi për dyti. Ende Pietrit i ra ndër mend fjala qi i pat thanë Iesui, se: Para se këndojë gjeli dy herë, ke me mohumë tri herë. Ende filloi me qjamë.