Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 21

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe çoi syt’ e pa pasunitë qi hethshinë dhunëtiat’ e veta ndë kuti limoshënësë.
2 Pa edhe nji grue vobekëtë tue hedhun’ atie dy imëta.
3 Edhe tha: Për vërtet po u thom juve, se ajo grueja e ve edhe e vobekëtë hodhi ma shumë se gjithë,
4 sepse gjithë këta hothnë dhunëtiat’ e Perëndisë prei tepëruemit vet, por ajo hodhi gjithë gjanë qi pat prei mangunit.
5 Edhe disa kur thoshinë për tempullinë, se asht’ stolisunë me gurë bukur’ e me dhunëtia, tha:
6 Këto qi veni ore, kanë me ardhunë ditt, ndër ato s’ka me mbetunë gur përmbi gur, qi mos rrëxohetë.
7 Edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, kurë pra kanë me u bamë këto? Edhe ç’shenjë ka me qenunë kur bahenë këto?
8 Edhe ai tha: Shikoni mos gënjeheni, sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam, edhe koha u afrue; mos shkoni pra mbrapa atyneve.
9 Edhe kur ndëgjoni luftëna e përzieme, mos u frikoni, sepse këto duhenë me u bamë ma përpara, por nuk’ ashtë përnjiherë mbaruemitë.
10 Atëherë u thoshte atyne: Ka me u ngritunë komp kundrë kombi, edhe mbëretëni kundrë mbëretënie;
11 edhe kanë me u bamë tërmetëna mëdha vende mbë vende, edhe zia e sëmunda, edhe kanë me qenunë frika e shenjë mëdha prei qiellit.
12 Por para gjithë këtyneve kanë me vumë duert’ e veta mbi ju, edhe kanë me u ndiekun’, e me u dhanë ndër duer ndëpër përmbëledhëje e ndëpër burgje, tue u tërhekunë ndëpër mbëretëna e ndëpër guvernatorë për punë t’emënit t’em.
13 Edhe këjo ka me u gjaitunë juve për deshmi.
14 Veni pra ndë zemrat tueja, mos veni ndër mend përpara ç’fjalë me u dhan’ atyne,
15 sepse unë kam me u dhanë juve gojë edhe dituni, qi s’do mundenë me folunë kundrë, as me dalunë kundrë gjith’ anëmiqtë tuei.
16 Edhe keni me u dhanë ndër duer edhe prei përintsh e prei vëllazënish e prei nierëzish tuei e prei miqsh; edhe kanë me vramë disa prei jush.
17 Edhe keni me qenunë marrë mëni prei gjithësh për emninë t’em.
18 Por as nji qime floku prei kresë tuei s’ka me hupunë.
19 Me duriminë tuei keni me fituem shpirtënatë tuei.
20 Edhe kur shifni Ierusalemënë rrethuem prei ushtëriash, atëherë merrnia vesht se u afrue shkretuemit’ e asai.
21 Atëherë ata qi jenë ndë Iude, le ikinë ndëpër malet; edhe ata qi jenë mbrenda nd’ate, le dalinë jashtë; edhe ata qi jenë ndëpër katunde, le mos hyjnë mbrenda nd’ate.
22 Sepse ato janë ditt shpagimi, për me u mbushunë gjith’ ato qi janë shkruem.
23 Edhe mjer ato gra qi janë me barrë, e qi kanë foshnje për gjij nd’ato ditt! Sepse ka me qenunë shtrëngim i madh ndë dhet, edhe zemërim mbë këte popull.
24 Edhe kanë me ranë ndëpër gojë thikësë, edhe kanë me u skllavosunë ndëpër gjithë kombet; edhe Ierusalema ka me qenunë shkelunë prei kombesh, ngjysh sa mbushenë kohat’ e kombevet.
25 Edhe kanë me qenunë shenjë ndë diell, e ndë hanë, e ndë hyjt; edhe mbi dhet shtrëngim kombesh tue vramë mendienë; edhe ka me gjimuem deti edhe valëtë;
26 nierëzëvet ka me u dalunë shpirti prei frikës’, e prei pritunit vështiravet qi vinë sipër botësë, sepse fuqiat’ e qillvet kanë me u tundunë.
27 Edhe atëherë kanë me pamë birin’ e nieriut tue ardhunë ndë ret me fuqi e me laft math.
28 Edhe këto kur fillojnë me u bamë, ngreni krenëtë tuei e shifni; sepse po afrohetë shpërblimi juei.
29 Edhe u tha atyne nji parabullë: Shifni drun’ e fikut edhe gjithë drutë;
30 tashti kur çelinë, shifni e merrni vesht me vetëvetëhenë, se tashti korrët’ ashtë ngjat.
31 Kështu edhe ju, kur shifni këto se bahenë, ta dini se mbëretënia e Perëndisë ashtë ngjat.
32 Për vërtet po u thom juve, se kyi bres s’ka me shkuem, ngjysh sa bahenë gjitha këto.
33 Qielli edhe dheu kanë me shkuem, por fjalët’ e mia s’kanë me shkuem.
34 Edhe veni ore vetëhenë tuei, se mos u randohenë zemëratë tueja prei kresë randë e prei deitunit e prei gailesh jetësë, edhe vijë përsipër jush befas ajo ditë,
35 sepse porsi lak ka me ardhunë sipër gjith’ atyneve qi rrinë mbi faqen’ e gjithë dheut.
36 Rrini qutë pra tue u lutunë mbë çdo kohë, qi baheni zotënitë për me ikunë prei gjith’ asosh qi kanë me u bamë, edhe rrini përpara birit nieriut.
37 Edhe ditënë ai mësonte ndë tempull; edhe natënë dilte jashtë, e bunte ndë malt qi quhet’ i Ullivet.
38 Edhe gjithë populli vinte çë me natie tek ai ndë tempull për me ndëgjuem ate.