Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 20

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe ndë nji aso ditsh, ai kur po mësonte ndë tempull, edhe nepte zanin’ e mirë, Kryepriftënit’ edhe Shkruesitë bashkë me pleqt’ erthnë sipër ati, edhe folnë,
2 tue thanë: Na thuei, me çfarë pushteti ban këto, cilli asht’ ai qi ka dhanë këte pushtet?
3 Edhe ai u përgjeq, e u tha atyne: Edhe unë kam me u pyetunë juve një fjalë, edhe thoni:
4 Pagëzimi i Gjionnit prei qielli ishte, a prei nierëzish?
5 Edhe ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë, se: Ndë thanshim - Prei qielli; ka me thanë - Përse s’i besuetë pra?
6 Edhe ndë thanshim: Prei nierëzish; gjithë populli ka me na rrafunë me gurë, sepse iu ka mbushunë mendia, se Gjionni ashtë profet.
7 Edhe u përgjegjën, se nukë dinë prei kah ashtë.
8 Edhe Iesui u tha atyne: As unë s’u thom juve, me çfarë pushteti baj këto.
9 Mbasandai filloi me i thanë popullit këte parabullë: Nji nieri mbuell nji vesht, edhe e dha ndër bujq, edhe voiti ndë dhe huej, e ndejti atie miaft kohë.
10 Edhe ndë kohë pemëvet dërgoi nji shërbëtuer te bujqit, për me i dhanë prei pemësë veshtit; por bujqit’ e rrafnë, edhe e dërguenë shprazëtë.
11 Edhe për-së-ri dërgoi nji tietër shërbëtuer, por ata edhe ate e rrafnë, edhe e shpërnderuenë, edhe e dërguenë shprazëtë.
12 Edhe për-së-ri dërgoi nji tretë; por ata edhe këte e banë me plagë, edhe e nxuernë jashtë.
13 Edhe i zoti i veshtit tha: Qish baj? Le dërgoj birinë t’em dashuninë; druese, kur shofinë këte, kanë me e pasunë turp.
14 Por bujqitë kur pan’ ate, mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë: Kyi ashtë trashigimtari, ejani, le ta vrasim, qi na mbesi trashigimi.
15 Edhe e nxuernë jashtë veshtit. Edhe e vranë. Qish ka me u bam’ atyne i zoti veshtit?
16 Ka me ardhun, e ka me prishunë këta bujqitë, edhe veshtinë ka me ua dhanë tierëve. Por ata kur ndëgjuenë thanë: Qoftë lark!
17 Edhe ai shtiu sytë, e u tha atyne: Qish ashtë pra këjo qi ashtë shkruem - “Ate gur qi s’e pëlqyen’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye kanti?”
18 Kushdo bierë mb’ate gur, ka me u thërrmuem; edhe mbi ate qi bierë, ka me e përsheshunë.
19 Edhe Krye-priftënit’ e Shkruisitë kërkuenë me vumë duertë mb ate nd’ate orë, por patnë frikë popullinë,
20 sepse e muernë vesht se për ata tha këte parabullë. Edhe ata si rueitnë, dërguenë kallauza, qi shtiheshinë se janë dreitë, qi ta zanë me fjalë, për me e dhanë ndër duer urdhënit, edhe pushtetit gurvernatorit.
21 Edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, e dimë se flet edhe mëson dreitë, edhe s’i mba anë kuit, por mëson udhën’ e Perëndisë me vërteta.
22 Asht’ e udhësë me i dhanë na Kaisarit pagë, apo jo?
23 Edhe ai si muer vesht diallësin’ e atyneve, u tha atyne: Përse ngitni?
24 diftoni nji dinar. Fytyrën’ e kuit, edhe përmbi-shkronjën’ e kuit ka këjo? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Kaisarit.
25 Edhe ai u tha atyne: Lani pra Kaisarit, ato qi janë Kaisarit, edhe Perëndisë, ato qi janë Perëndisë.
26 Edhe s’muftnë me e zanë me fjalë përpara popullit, edhe u mërekulluenë për përgjegjunit e ati, e s’pëzajtnë.
27 U afruen’ edhe disa prei Saddukeish qi flasinë kundrë, se s’ashtë ngjallunë, edhe e pyetnë,
28 tue thanë: Mieshtër, Moiseu na ka shkruem - Ndë i vdektë kuit i vëllai qi ka grue, edhe kyi vdesi pa lanë dielm, i vëllai ati marri gruenë, edhe ngjalli farë mbë vëllan’ e vet.
29 Ishinë pra shtatë vëllazën, edhe i pari muer grue, edhe vdiq pa dielm;
30 edhe i dyti muer gruenë, edhe kyi vdiq pa dielm;
31 edhe i treti muer ate; kështu edhe shtatëtë, edhe nukë lanë dielm, edhe vdiqën.
32 Edhe mbrapmi gjithëve vdiq edhe grueja.
33 Ndë ngjallunit pra kuit prei atyneve ka me qenunë grueja? Sepse shtatët’ e patnë ate grue.
34 Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: bijt’ e kësai jete martojn’ e martohenë,
35 por ata qi bahenë zotënitë me fituem ate jetë, edhe ngjallunitë prei vdekunish, as martojn’ as martohenë,
36 sepse as me vdekunë s’mundenë ma, sepse janë porsi engjujtë; edhe janë bijt’ e Perëndisë, kur janë bijt’ e ngjallunit.
37 Edhe se ngjallenë vdekunitë, edhe Moiseu e diftoi ndë ferrët, kur thotë Zotinë - “Perëndin’ e Abrahamit, edhe Perëndin’ e Isaakut, edhe Perëndin’ e Iakobit”.
38 Sepse ai nuk’ ashtë Perëndi vdekunish, por gjallësh, sepse gjithë rrojnë nd’ate.
39 Edhe disa prei Shkruisish u përgjegjën’ e thanë: Mieshtër, mirë the.
40 Edhe s’gucojshinë me e pyetunë ma kurgja.
41 Edhe ai u tha atyne: Si thonë se Krishti asht’ i bir’ i Davidit?
42 Edhe ai Davidi vetë thotë ndë libër psallmëvet - “I tha Zoti Zotit t’em: Rri prei diathtësë s’eme,
43 ngjysh sa ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët’ e kambëvet tua”.
44 Davidi pra quen ate Zot, e si asht’ i bir i ati?
45 Edhe gjithë populli kur po ndëgjonte, u tha dishepujvet vet:
46 Ruhi prei Shkruisish qi duenë me ecunë me stolia, edhe duenë përshëndetuna ndëpër tregjet, edhe vendet’ e para ndëpër synagogat, edhe krye-mësalle ndëpër darkat;
47 cillëtë hanë shtëpiat’ e vevet, tue shtimë shkaik se falenë shumë. Këta kanë me marrë ma tepërë mundim.