Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 22

:
Albanian - DHRGKK72
1 U afrue edhe festa e pabrumievet, qi thohetë Pashkë.
2 Edhe Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë kërkojshinë se si me e vramë, sepse kishinë frikë popullinë.
3 Edhe Satanai hyni te Iuda qi quhei Iskariot, i cilli ishte prei numërit dy-mbë-dhetëvet.
4 Edhe voiti e foli bashkë me Krye-priftënit e me parët e ushtëtorëvet, se si me ua dhanë ndë duer.
5 Edhe ata u gëzuenë, edhe banë fjalë me i dhanë argjand.
6 Edhe ai u zotue, edhe kërkonte kohë me ua dhanë ndër duer, kur mos jetë gjindëje.
7 Edhe erdhi dita e pabrumievet, qi duhei me u therunë pashka.
8 Edhe Iesui dërgoi Pietrin’ edhe Gjionninë, e tha: Shkoni e na bani gati pashkënë, për me ngranë.
9 Edhe ata i thanë: Ku do me e bamë gati?
10 Edhe ai u tha atyne: Kur hyni ju ndë qytet, qe te ka me u takuem juve nji nieri tue bartunë nji shtambë ujë; merrnia mbrapa ndë shtëpi, ku hyjë,
11 edhe thoni zotit shtëpisë: Mieshtri thotë - Ku ashtë vendi, qi kam me ngranë pashkënë bashkë me dishepujt’ e mi?
12 Edhe ai ka me u diftuem juve nji dhomë madhe shtruem; atie bani gati.
13 Edhe ata si shkuenë, gjetnë sikurse u tha atyne, edhe banë gati pashkënë.
14 Edhe kur erdhi ora, ndejti ndë mësallë, edhe dy-mbë-dhet’ apostujtë bashkë me ate.
15 Edhe u tha atyne: Me dëshërim dëshërova me ngranë këte pashkë bashkë me ju, para se pësoj,
16 sepse po u thom juve, se s’kam me ngranë ma prei asai, ngjysh sa mbushetë ndë mbëretënit Perëndisë.
17 Edhe si muer potirinë, u fal ndersë, e tha: Merrni këte, edhe dania ndërmiet jush,
18 sepse po u thom juve, se s’kam me pimë prei pemësë qi piell hardhia, ngjysh sa vijë mbëretënia e Perëndisë.
19 Mbasandai muer bukë, e u fal ndersë, edhe e theu, e u dha atyne, tue thanë: Kyi ashtë korpi em, qi nepetë për ju; këte bani për me përmendunë.
20 Kështu muer edhe potirinë, mbassi darkoi, tue thanë: Kyi potir ashtë dhiata e re ndë gjak t’em, qi derdhetë për ju.
21 Por qe dora e ati qi trathton ku ashtë bashkë me mue mbi truvezënë.
22 Edhe i bir’ i nieriut vete, sikurse asht’ urdhënuem, por mjer ai nieri, qi trathtohetë prei ati!
23 Edhe ata filluenë me u ngranë njiani me tietrinë, se vallë cilli prei asish do jet’ ai qi ka me bamë këte.
24 E u hangrën edhe njiani me tietrinë, pale cilli prei asish duketë me qenunë ma i math.
25 Edhe ai u tha atyne: Mbëretënit’ e kombevet urdhënojn’ata; edhe ata qi pushtojn’ ata quhenë mirë-bamësa.
26 Por ju nukë do jeni kështu, por cilli ashtë ma i math ndër ju, le bahetë porsi ma i vogëli; edhe i pari porsi ai qi shërben.
27 Sepse cilli ashtë ma i math, ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë, apor ai qi shërben? Jo ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë? Por unë jam ndërmiet jush porsi ai qi shërben.
28 Edhe ju jeni ata qi keni mbetunë bashkë me mue ndë ngasëjet e mia,
29 përandai edhe unë baj gati për ju nji mbëretëni, sikurse em atë bani gati për mue,
30 qi hani e pini mbë truvezët t’eme ndë mbëretënit t’eme, edhe rrini mbë shqembe tue gjukuem dy-mbë-dhetë farat’ e Israelit.
31 Edhe Zoti tha: Simon, Simon, qe Satanai te kërkoi për me u shoshunë juve porsi gruninë,
32 por un’ u luta për tyi, qi mos mengojë besa jote; edhe ti, kur këthehesh ndonji herë, forco vëllazënit’ e tu.
33 Por ai i tha: Zot, jam gati me votunë bashkë me tyi edhe ndë burk edhe ndë vdekë.
34 Por ai tha: Pietër, po thom, s’ka me kënduem sot gjeli, para se mos mohojsh tri herë, se s’më ngjef.
35 Mbasandai u tha atyne: Kur u dërgova juve pa kuletë e pa stracë e pa këpucë, mos u mengoi gja juve? Edhe ata thanë: Kurgja.
36 U tha pra atyne: Por tashti, ai qi ketë kuletë, le ta marri me vetëhe, kështu edhe stracë; edhe ai qi mos ketë, le shesi petkun’ e vet, edhe le blejë thikë.
37 Sepse po u thom juve, se edhe këjo e shkrueme duhetë me u mbaruem mbi mue, se - “Edhe u numërue bashkë me paligjët”, sepse ato qi janë shkruem për mue mbarohenë.
38 Edhe ata thanë: Zot, qe te janë këtu dy thika. Edhe ai u tha atyne: Miaft ashtë.
39 Mbasandai duel e voti ndë Malt Ullivet, sikurse e kishte zakon; edhe dishepujt’ e ati e muernë mbrapa.
40 Edhe si erdhi ndë vend, u tha atyne: Faluni për mos me hymë ndë ngasëje.
41 Edhe ai u shkëput prei atyneve, sa nji hedhunë guri, edhe ra mbë gjunjë, e falei,
42 tue thanë: O Atë, ndë daç me larguem këtë potir prei mejet; veç jo dashunimi em, por yti u baftë.
43 Edhe iu duk nji engjull prei qielli tue i dhanë fuqi.
44 Edhe si erdhi ndë shtrëngim, falei ma tepërë. Edhe diersa e ati u ba porsi pika gjaku, qi bienë mbë dhet.
45 Edhe si u ngrit prei falunit, erdhi te dishepujt’ e vet, e i gjeti fjetunë prei idhënimit,
46 edhe u tha atyne: Përse flini? Ngrihi e faluni, qi mos hyni ndë ngasëje.
47 Edhe ai kur ishte por tue folunë, qe gjindëje, edhe ai qi thohei Iudë, nji prei dy-mbë-dhetëvet, te po vinte përpara atyne, edhe u afrue te Iesui për me e puthunë.
48 Edhe Iesui i tha: Iudë, me puthunë trathton birin’ e nieriut?
49 Edhe ata qi ishinë rreth ati kur panë se qish do bahei, i thanë: Zot, a do t’u biemë me thikë?
50 Edhe nji prei atyneve i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë.
51 Por Iesui u përgjeq, e tha: Leni ngjysh këtu; edhe rroku veshin’ e ati, edhe e shëndoshi.
52 Edhe Iesui u tha Krye-priftënavet e parëvet tempullit e pleqvet qi kishin’ ardhunë mbi ate: Porsi mbi kursarë keni dalunë bashkë me thika e me dru?
53 Edhe unë kur ishiem përditë me ju ndë tempull, nukë shtritë duertë mbi mue, por këjo asht’ ora juei, edhe pushteti i errësinësë.
54 Edhe si e zunë, e çuenë, edhe e prunë mbrenda ndë shtëpit Krye-priftit. Edhe Pietri e merrte mbrapa për largut.
55 Edhe ata si ndezën ziarrm ndë miedis avllisë, edhe ndejtnë bashkë, ndejti edhe Pietri ndë miedis t’atyneve.
56 Edhe nji shërbëtore kur pa ate tue ndenjunë për-anë ziarrmit, çoi sytë mb’ate, e tha: Edhe kyi ishte bashkë me ate.
57 Por ai e mohoi, tue thanë: O grue, nuk’ e ngjof.
58 Edhe mbas nji grime, kur pa ate nji tietër, tha: Edhe ti je prei asish. Por Pietri tha: O nieri, nukë jam.
59 Edhe mbassi shkoi afër nji orë, nji tietër qindronte mbë fjalët, tue thanë, se: Për vërtet edhe kyi ishte bashkë me ate, sepse ashtë Galilean.
60 Por Pietri tha: O nieri, nukë dij se qish thue. Edhe përnjiherë, kur ishte ai por tue folunë, këndoi gjeli.
61 Edhe Zoti u këthye, e shtiu sytë mbë Pietrinë. Edhe Pietrit i ra ndër mend fjala e Zotit, sikurse i pat thanë, se: Para se këndojë gjeli, ke me mohuem tri herë.
62 Edhe Pietri duel jashtë, edhe qjau idhët.
63 Edhe ata burratë qi mbajshinë Iesunë, luejshinë me ate, edhe e rrifshinë;
64 edhe i mbulojshinë syt’ e i bijshinë faqesë, edhe e pyetshinë, tue thanë: Profetizo, cilli asht’ ai qi ra?
65 Edhe i thoshinë shumë tiera tue nemunë.
66 Edhe si u ba ditë, u mbëloth pleqësia e popullit e Krye-priftënit’ e Shkruisitë, edhe e prunë nalt ndë bashkë-ndejtien’ e vet, tue thanë:
67 Ndë je ti Krishti? - na thuei. Edhe ai u tha atyne: Ndë u thansha juve, s’keni me besuem;
68 edhe ndë u pyetsha, s’keni me m’u përgjegjunë, as s’keni me lishuem.
69 Çë tashti i bir’ i nieriut ka me qenunë tue ndenjunë prei diathtësë fuqisë Perëndisë.
70 Atëherë gjithë thanë: Ti pra je i bir’ i Perëndisë? Edhe ai u tha atyne: Ju po thoni se unë jam.
71 Edhe ata thanë: Ç’nevojë kemi ma për deshmi? Sepse na vetë e ndëgjuem prei gojës ati.