Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 17

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe u tha dishepujvet: S’ka se si mos me ardhunë shkandujtë, por mjer ai, qi vijnë prei ati?
2 Ma mirë ashtë për ate me iu varunë nji gur mullini ndë qafë vet, edhe me u hedhunë ndë det, se me shkandalizuem nji prei kësi vogjilish.
3 Kini kujdes vetëvetëhesë. Edhe ndë baftë faj yt vëlla, qirtoje; edhe ndë u pendfotë, falia.
4 Edhe ndë baftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe këthehetë shtatë herë ndë ditët, e thotë: Pendohem, - t’ia falish.
5 Edhe apostujt’ i thanë Zotit: Shtona besënë.
6 Edhe Zoti tha: Ndë paçi besë sa nji koqe senapi, kishitë me i thanë kësai drusë manit - Shkulu këndyj, edhe mbillu ndë det; edhe kishte me u ndëgjuem juve.
7 Edhe cilli prej jush ketë nji shërbëtuer qi lavron, a ruen dhentë, ka me i thanë përnjiherë, kur këthehetë prei arësë: Shko, e rri me ngranë?
8 Apor s’ka me i thanë: Ban gati qish ha për darkë, edhe shpërvilu, e shërbemë, ngjysh sa ha e pij; edhe mbasandai ke me ngran’ e ke me pimë ti?
9 Mos ia di për nder ati shërbëtorit, sepse bani ato qi e pat urdhënuem? Nukë duketë.
10 Kështu edhe ju, kur bani gjith’ ato qi u kan’ urdhënuem juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë pavëjefshim, sepse kemi bam’ ate qi patëm detyrë me bamë.
11 Edhe ai kur po vinte ndë Ierusalemë, shkonte ndëpër miedis Samarisë e Galilesë.
12 Edhe ai kur po hynte ndë nji katund, i duelnë përpara dhetë burra kromosunë, cillëtë qindruenë për largut;
13 edhe ata ngritnë zaninë, tue thanë: Mieshtri Iesu, përdëllena.
14 Edhe ai kur pa, u tha atyne: Shkoni e diftoni vetëvetëhenë te priftënit. Edhe ata tue votunë, u qiruenë.
15 Edhe nji prei asish kur pa se u shëndosh, u këthye tue lavduem Perëndinë me za madh,
16 edhe ra përmbys për-anë kambëvet ati, e iu fal ndersë; edhe ai ishte Samaritan.
17 Edhe Iesui u përgjeq, e tha: A nuk’ u qiruenë dhetëtë? Por nandëtë ku janë?
18 Nuk’ u gjindën tierë këthehenë me i dhanë laft Perëndisë, veç kyi komp’ i huej?
19 Edhe i tha: Ngreu, e shko, besa jote shpëtoi.
20 Edhe kur u pyet prei Fariseish: Kurë vien mbëretënia e Perëndisë? U përgjeq atyne, e tha: Mbëretënia e Perëndisë nukë vien me vumë ore,
21 as s’kanë për me thanë: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Sepse qe mbëretënia e Perëndisë tek ashtë ndërmiet jush.
22 Edhe u tha dishepujvet: Kanë me ardhunë ditt, qi do dëshëroni nji ditë me pamë birin’ e nieriut, edhe s’keni me e pamë.
23 Edhe kanë me u thanë juve: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Mos shkoni, as mos i merrni mbrapa.
24 Sepse porsi vetima qi veton prei nji anësë qiellit, mbë tietrën’ anën’ e qiellit, kështu ka me qenun’ edhe i bir’ i nieriut ndë ditët vet.
25 Por përpara ai duhetë me pësuem shumë, edhe mos me u pëlqyem prei këti brezi.
26 Edhe sikurse u ba ndë ditt Noes, kështu ka me qenun’ edhe ndë ditt birit nieriut.
27 Hajshin’, e pijshin’, e martoheshin’, e martojshinë, ngjysh mb’atë ditë qi hyni Noeja ndë arkët, edhe erdhi përmbyteja, e i vdori gjithë.
28 Kështu sikurse u ba edhe ndë ditt Lotit: hajshin’, e pijshin’, e blijshin’, e shitshin’, e mbillshin’, e ndërtojshinë.
29 Edhe çë mb’ate ditë qi duel Loti prei Sodomësë, ra shi ziarrmi e squfuri prei qiellit, edhe i vdori gjithë.
30 Porsi këto ka me qenunë nd’atë ditë, kur dali për faqe i bir’ i nieriut.
31 Nd’ate ditë kush jetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati mbrenda ndë shtëpit, le mos sdrypi me i ngritunë; kështu edhe ai qi jetë nd’arë, le mos këthehetë prapë.
32 Bini ndër mend gruen’ e Lotit.
33 Ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e viderrë; edhe ai qi ta vdierri, ka me e rueitunë.
34 Po u thom juve, nd’ate natë kanë me qenunë dy vetë mbë nji shtrat; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
35 Dy veta kanë me qenunë tue blueitunë mbë nji vend; njiana ka me u marrë, edhe tietra ka me u lanë.
36 Kanë me qenunë dy vetë nd’arë; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë.
37 Edhe ata u përgjegjën’ e i thanë: Ku, o Zot? Edhe ai u tha atyne: Ku ashtë korpi, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë.