Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 18

:
Albanian - DHRGKK72
1 U thoshte atyne edhe nji parabullë, se duhetë me u falunë përherë, edhe mos me u lodhunë,
2 tue thanë: Ishte nji gjyqtar ndë nji qytet qi s’kishte frikë Perëndinë, edhe s’kishte turp nierinë.
3 Ishte edhe nji e ve nd’ate qytet, edhe vinte tek ai, tue thanë: Banmë gjykime qi kam me kundrë-gjyqësinë.
4 Edhe ai për shumë kohë nukë donte, por mbasandai tha me vetëvetëhenë: Por edhe ndë qoftë se s’kam frikë Perëndinë, edhe s’kam turp nierinë,
5 pak paku sepse ajo grueja e ve gulçon, le t’ia baj gjyqinë, qi mos vijë përherë me munduem.
6 Edhe Zoti tha: Ndëgjoni qish thotë gjyqtari i paudhë,
7 por Perëndia a s’ka me bamë gjyqin’ e sgjedhunavet vet qi thërrasinë tek ai dit’ e natë, ndonësë ban zemërën’ e gjanë për ata?
8 Po u thom juve, se ka me u bamë gjyqin’ atyne për shpeiti. Por kur vijë i bir’ i nieriut, vallë ka me gjetunë besënë mbi dhet?
9 Edhe u tha edhe këte parabull’ atyneve qi shpërejshinë mbë vetëvetëhenë, se janë dreitë, edhe nuk’ i zishinë për gja tierëtë.
10 Dy nierës hipnë ndë tempull me u falunë; njiani ishte Farise, edhe tietri publikan.
11 Fariseu ndejti e falei ndër vetëhe tue thanë këto fjalë: O Perëndi, falem ndersë, se nukë jam porsi nierëzit’ e tierë, rrëmbyeshim, paudhë, kurvarë, a edhe porsi kyi publikani.
12 Agjinoj dy herë ndë javët, ap dhetën’ e gjithë çë-do gjaje qi kam.
13 Edhe publikani ishte ndenjunë prei largut, e nukë donte as sytë me ngritunë përpietë ndë qiell, por rrifte krahanorin’ e vet, tue thanë: O Perëndi, ndëje mue fajtorinë.
14 Po u thom juve, se - Kyi u këthye ndë shtëpi vet ma i dreitë se ai, sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përve vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt.
15 Edhe i prun’ edhe foshnjetë qi t’i përkasi; edhe dishepujtë, kur panë, i qirtuenë.
16 Por Iesui si i thërriti për-anë, tha: Leni çunat’ e vogjilë me ardhunë tek unë, edhe mos i ndalni, sepse këtillëvet ashtë mbëretënia e Perëndisë.
17 Për vërtet po u thom juve, se - Ai qi mos presi mbëretënin’ e Perëndisë porsi nji çun vogëlë, s’ka me hymë nd’ate.
18 Edhe nji i parë e pyeti, tue thanë: Mieshtër i mirë, qish baj për me trashiguem jetën’ e pasosëme?
19 Edhe Iesui i tha: Ç’më thue i mirë? Kurkushi s’asht’ i mirë, për veç nji Perëndie.
20 Porosiat’ i di: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Ndero t’ët at’ e t’ët amë”.
21 Edhe ai tha: gjitha këto i kam rueitunë çë mbë rit’ t’em.
22 Edhe Iesui kur ndëgjoi këto, i tha: Edhe nji punë mëngon - shit gjithë qish ke, edhe i dai ndëpër vobeqit, edhe ke me pasunë thesorë ndë qiell; edhe eja, e merr mbrapa.
23 Por ai kur ndëgjoi këto u idhënue, sepse ishte fort i pasunë.
24 Edhe Iesui kur pa se u idhënue, tha: Sa me vështirë kanë me hymë ndë mbëretënit Perëndisë ata qi kanë gja!
25 Sepse ma kollai ashtë me hymë kamilla ndëpër birë gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit Perëndisë,
26 Edhe ata qi ndëgjuenë thanë: E cilli mundetë me u shpëtuem?
27 Edhe ai tha: pamundëshimetë për-anë nierëzish, janë mundëshime për-anë Perëndisë.
28 Edhe Pietri tha: Qe na te lam gjitha, edhe muerëm mbrapa.
29 Edhe ai u tha atyne: Për vërtet po u thom juve, s’ashtë ndonji qi la shtëpi, a përind, a vëllazën, a grue, a dielm, për punë mbëretënisë Perëndisë,
30 qi mos shpaguhetë për nji shumë ndë këte kohë, edhe ndë jetët qi vien jetën’ e pa-sosëme.
31 Mbasandai ai muer mbë-nj-anë dy-mbë-dhetëtë, e u tha atyne: Qe te po hipimë ndë Ierusalem, edhe gjithë sa janë shkruem me anë profetënavet për birin’ e nieriut kanë me u mbaruem.
32 Sepse ka me u dhanë ndër duer kombevet, e ka me u përqeshun’, e ka me u shamë, e ka me u pështymë ndër sy;
33 edhe si ta frushkullojnë kanë me e vramë, edhe tretënë ditë ka me u ngjallunë.
34 Por ata s’muernë vesht kurgja prei këtyne fjalëvet; edhe këjo fjalë ishte mpshefunë prei atyneve, edhe nuk’ i merrshinë vesht ato qi u thoheshin’ atyne.
35 Edhe ai kur u afrue ndë Ieriho, nji i verbëtë po rrinte për-an’ udhësë tue lypunë;
36 edhe kur ndëgjoi gjindëjenë tue shkuem, pyeste: Qish ashtë këjo?
37 Edhe i diftuenë se po shkon Iesu Nazoreasi.
38 Edhe ai bërtiti, tue thanë: Iesu, bir’ i Davidit, përdëllemë.
39 Edhe ata qi shkojshinë për-anë e qirtojshinë, qi mos pëzante, por ai shumë ma tepërë thërriste: Bir’ i Davidit, përdëllemë.
40 Edhe Iesui qindroi edhe urdhënoi me e prumë tek ai; edhe ai si u afrue, e pyeti,
41 tue thanë: Qish do me bamë? Edhe ai tha: Zot, qi çel sytë me pamë.
42 Edhe Iesui i tha: Çil’ sytë me pamë, besa jote shpëtoi.
43 Edhe përnjiherë çeli syt’ e pa, edhe e merrte mbrapa tue lavduem Perëndinë; edhe gjithë populli kur pa, i dha lavdim Perëndisë.