Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 16

:
Albanian - DHRGKK72
1 U thoshte edhe dishepujvet vet: Ishte nji nieri i pasunë qi kishte nji guvernuer; edhe i kallëzuenë keq për ate se shpërndan gjan’ e ati.
2 Edhe ai i pëzajti, e i tha: Qish ashtë këjo qi ndëgjoj për tyi? Ep llogarin’ e guvernisë s’ate, sepse nukë do mundesh ma me guvernuem.
3 Atëherë guvernori tha me vetëvetëhenë: Qish baj, se em zot po hiek prei guvernisë? Me rëmihunë s’mundem; me lypunë kam turp.
4 U kujtueshë qish baj, për me pritunë ndëpër shtëpiat e veta, kur hiqem prei guvernisë.
5 Edhe thirri për-anë nji ka nji detorët’ e zotit vet, e i thoshte parit: Sa detyrë i ke t’em zot?
6 Edhe ai tha: Nji qind bucela voj. Edhe ai i tha: Merr letrënë tande, edhe rri e shkruei shpeit pesë-dhetë.
7 Mbasandai i tha nji tietri: Por ti sa detyrë i ke? Edhe ai tha: Nji qind matësa gruni. I thot’ edhe ati: Merr letrënë tande, edhe shkruei tetë-dhetë.
8 Edhe i zoti e lavdoi guvernorin’ e paudhë, sepse punoi me mend, sepse bijt’ e kësai jete janë ma mentshim ndë bres vet, se bijt’ e dritësë.
9 Edhe unë po u thom juve: Zeni miq për vetëhenë tuei prei mammonait paudhënisë, për me u pritunë juve ndë tendat e jetësë pasosëme, kur mëngoni.
10 Ai qi ashtë besëtar mbë pakënë, ashtë besëtar edhe mbë shumënë; edhe ai qi asht’ i paudhë mbë pakënë, asht’ i paudhë edhe mbë shumënë.
11 Ndë qoftë pra se s’u batë besëtarë mbë paudhinë mammona, kush ka me u zanë besë juve për vërtetënë gja?
12 Edhe ndë qoftë se s’u batë besëtarë mbë huejënë, kush ka me u dhanë juve tuejënë?
13 As ndonji shërbëtuer s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë ka me e marrë mëni, edhe tietrinë ka me e dashunë; a njianinë ka me e marrë mbrapa, edhe tietrinë ka me e hedhunë tej. Nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë edhe mammonait.
14 Edhe Fariseitë qi ishinë dorë-shtrejtë ndëgjojshinë këto gjitha, edhe e përbuzinë.
15 Edhe ai u tha atyne: Ju jeni ata qi nxirni vetëvetëhenë dreitë përpara nierëzish; por Perëndia ngjef zemratë tueja, sepse ajo gja qi asht’ e naltë ndër nierëzit, përpara Perëndisë asht’ e ndytë.
16 Ligja edhe profetënitë kanë qenunë ngysh ndë kohë Gjionnit; çë mb’ate herë nepetë zani mirë për mbëretënin’e Perëndisë, edhe gjithë-se-cilli ngutetë me hymë nd’atë.
17 Edhe ma kollai ashtë me shkuem qielli edhe dheu, se me ranë poshtë nji pikë prei ligjësë.
18 Kushdo qi lishon gruen’ e vet, edhe martohetë me tietër, kurvënon; edhe kushdo qi martohetë me grue lishueme prei burrit, kurvënon.
19 Edhe nji nieri ishte i pasunë, edhe vishei me porpurë e me stoli kuqe, tue u gëzuem përditë ndritshim.
20 Ishte edhe nji i vobek qi e kishte emninë Lazar, i cilli dirgjei për-anë derës’ ati plot me varra,
21 edhe dëshëronte me u ngimë me thërrmiat qi bijshinë prei truvezësë pasunit, por edhe qentë vijshin e lëpijshinë varrat’ e ati.
22 Edhe ai i vobeku vdiq, edhe u pru prei engjujsh ndë gjit Abrahamit; vdiq edhe i pasuni, edhe u vorrue.
23 Edhe ndë ferr, atie ku ishte ndër mundime, ngriti syt’ e vet, e shef Abrahaminë prei largut, edhe Lazarinë ndë gjijt t’ati.
24 Edhe ai thërriti, e tha: O Ati Abraham, përdëllemë, edhe dërgo Lazarinë qi ngjyejë majën’ e gishtit vet nd’ujë, edhe lagi me ujë ftofët gjuhënë t’eme, sepse po mundohem ndë këte flakë.
25 Por Abrahami tha: O dial, kujtohu se ti more mirat’ e tua ndë jetët tande, edhe Lazari kështu muer këqiatë; edhe tashti kyi prahetë, e ti mundohe.
26 Edhe mbi gjithë këto, ndërmiet jush e nesh ashtë ngulunë nji grop’ e madhe, qi mos munden’ ata qi duenë me shkuem prei këndej te ju, as ata qi duenë me shkuem prei andej te na.
27 Edhe ai tha: lutem pra, o Atë, dërgojsh ate ndë shtëpit t’im et,
28 sepse kam pesë vëllazën; qi api deshmi tek ata, për mos me ardhun’ edhe ata ndë këte vend mundimi.
29 Abrahami i thotë: Kanë Moisenë edhe profetënatë; le t’u ndëgjojn’ atyne.
30 Edhe ai tha: Jo, o ati Abraham, por ndë voftë ndonji prei vdekunish tek ata, kanë me u penduem.
31 Edhe ai i tha: Ndë qoftë se nuk’ u ndëgjojnë Moiseut edhe profetënavet, as ndë u ngjalltë ndonji prei vdekunish, s’kanë i zanë besë.