Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 21

:
Albanian - DHRGKK72
1 Mbaskëndai Iesuiu diftoi vetëvetëhenë prap dishepujvet mbë det Tiberiadësë; edhe e diftoi kështu:
2 Ishinë bashkë Simon Pietri, edhe Thomai qi thohei Binjok, edhe Nathanaeli qi ishte prei Kanasë Galilesë, edhe bijt’ e Zebedeut, edhe dy tierë prei dishepujvet ati.
3 Simon Pietri u thot’ atyne: Vete me gjueitunë për peshk. I thonë: Vim’ edhe ne bashkë me tyi. Duelnë edhe hypnë përnjiherë ndë lundrët; edhe ate natë nukë zunë asgja.
4 Por tashti si u ba mëngjesie, Iesui ndenji ndë buzë detit, por dishepujtë nuk’ e ngjofnë se ashtë Iesui.
5 Iesui pra u thot’ atyne: Dielmthit’ e mi, mos keni ndonji bylmet për me ngranë? Iu përgjeqnë: Jo.
6 Edhe ai u tha atyne: Hidhni rrietënë mb’anë diathtë lundrësë, edhe keni me gjetunë. E hothnë pra, edhe s’muftnë ma me e tërhekunë prei shumice peshqvet.
7 Ai dishepulli pra, qi donte Iesui, i thotë Pietrit: Ashtë Zoti. Edhe Simoni kur ndëgjoi se ashtë Zoti, u mpështuell me petkunë (sepse ishte lakuriq), edhe hodhi vetëvetëhenë ndë det.
8 Edhe dishepujt’ e tierë erthnë me lundrëzënë (sepse nuk’ ishinë lark tokësë, por afër dy qind kutë), tue tërhekunë rrietën’ e peshqvet.
9 Si sdrypnë pra mbë tokët, shofinë ku ishte ndezunë nji ziarrm, edhe vumë mbi ate peshq edhe bukë.
10 Iesuiu thot’ atyne: Bini prei atyne peshqvet qi zutë tashti.
11 Simon Pietri hypi, edhe tërhoqi rrietënë mbi tokë plot me peshq mëdhej, nji qind e pesë-dhet’ e tre; edhe ndonëse ishinë kaqi, nuk’ u shqye rrieta.
12 Iesui u thot atyne: Ejani me ngranë drekë. Por as ndonji prei dishepujvet nukë kuxonte me e pyetunë: Cilli je ti? Sepse e dijshinë se ashtë Zoti.
13 Vien pra Iesui, edhe merr bukënë, e ua nep, edhe peshkunë por kështu.
14 Këjo asht’ e treta herë qi u diftue tashti Iesui mbë dishepujt’ e vet, mbassi u ngjall prei vdekunish.
15 Mbassi hangrën drekë pra, Iesui i thotë Simon Pietrit: Simon i bir’ i Ionait, a do ma tepërë se këta? I thotë: Po, Zot; ti e di se due. I thotë: Kullot qingjat’ e mi.
16 I thotë prap për dyti: Simon i bir’ i Ionait, a do? I thotë: Po, Zot; ti e di se due. I thotë: Bahu bariu i dhenvet mia.
17 I thotë për treti: Simon i bir’ i Ionait, a do? U idhënue Pietri, se i tha për treti - A do? Edhe i tha: Zot, ti di gjitha; ti e ngjef se due. Iesui i thotë: Kullot dhent’ e mia.
18 Me vërtet, me vërtet po thom: Kur ishie ti ma i ri, ngjishie vetëvetëhenë, edhe ecëje ku doje, por kur plakesh, ke me shtrimë duert’ e tua, edhe tietër kushi ka me ngjeshunë, edhe ka me prum’ atie ku nukë do.
19 Edhe tha këte, tue shënuem me çfarë vdeke kishte me lavduem Perëndinë. Edhe si tha këte, i thotë: Merrmë mbrapa.
20 Edhe Pietriu këthye, e shef ate dishepullinë qi donte Iesui tue i votunë mbrapa, i cilli i pat ran’ edhe mbë krahanuer t’ati ndë darkët, e i tha: Zot, cilli asht’ ai qi ka me trathtuem?
21 Pietri kur pa këte, i thotë Iesuit: Zot, por kyi qish do?
22 Iesui i thotë: Ndë daça me mbetun’ ai qysh sa vij, ti qish ke? Ti merrmë mbrapa.
23 Duel pra këjo fjalë ndë vëllazënit, se ai dishepulli nukë vdes, por Iesui nuk’ i tha, se: Nukë vdes; por: Ndë daça me mbetun’ ai qysh sa vij, ti qish ke?
24 Kyi asht’ ai dishepulli qi deshmon për këto, edhe qi shkroi këto; edhe e dimë, se deshmia e ati asht’ e vërtetë.
25 Jan’ edhe shumë tiera, sa bani Iesui, cillatë ndë shkruheshinë nji për nji, kujtoj se as ajo bota nukë do nxinte libratë qi kishinë me u shkruem. Amen.