Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 20

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe parënë ditën’ e javësë vien Maria Magdalena te vorri ndë mëngjes, tue qenunë por errëtë, edhe shef gurinë ngritunë prei vorrit.
2 Ecën pra, edhe vien te Simon Pietri, edhe tek ai dishepulli tietër qi donte Iesui. Edhe u thot’ atyne: Ngritnë Zotinë prei vorrit, edhe nukë dimë se ku e kanë vumë.
3 Duel pra Pietri edhe dishepulli tietër, edhe vijshinë te vorri.
4 Edhe dy bashkë ecinë me vrap; edhe ai dishepulli tietër nxitoi përpara ma shpeit se Pietri, edhe erdhi ma përpara ndë vorrt,
5 edhe si u kurrus shef pëlhuratë ku ishinë; por nukë hyni mbrenda.
6 Vien pra Simon Pietri tue marrë mbrapa ate, edhe hyni ndë vorrt, edhe ve ore pëlhuratë ku ishinë,
7 edhe riza qi ishte mbi krye t’ati nuk’ u gjind bashkë me pëlhurat, por ishte mpështiellë veç mbë nji vend.
8 Atëherë pra hyni edhe ai dishepulli tietër qi erdhi ma përpara ndë vorrt, edhe pa, edhe besoi,
9 sepse edhe s’merrshinë vesht shkronjënë, se ai duhetë me u ngjallunë prei vdekunish.
10 Dishepujtë pra votnë prap ndë shtëpiat e veta.
11 Por Maria rrinte për-anë vorrit tue qjamë përjashta; edhe kur po qjante u kurrus ndë vorrt,
12 edhe ve ore dy engjuj me petka bardha tue ndenjunë njiani prei kresë, e tietri prei kambëvet, atie ku qe korpi i Iesuit.
13 Edhe ata i thon’ asai: Grue, përse qjan? U thot’ atyne: Sepse ngritnë Zotinë t’em, edhe nukë dij se ku e kanë vumë.
14 Edhe si tha këto, u këthye mbrapa, edhe ve ore Iesunë tue ndenjunë, edhe nuk’ e dinte se ashtë Iesui.
15 Iesui i thot’ asai: Grue, përse qjan? Cillinë kërkon? Por ajo kujtoi se ashtë kopështari, e i thotë: Zot, ndë e ngrite ti, thuei ku e ke vumë, edhe unë kam me e ngritunë.
16 Iesui i thot’ asai: Mari. Ajo këthehet’ e i thotë: Rabbuni! - qi do me thanë: Mieshtër.
17 Iesui i thot’ asai: Mos prek, sepse edhe s’kam hypunë tek em Atë, por shko te vëllazënit’ e mi, edhe u thuei atyne - Po hypi tek Ati em, edhe Ati juei, edhe te Perëndia em, edhe Perëndia juei.
18 Vien Maria Magdalena e u nep za dishepujvet, se pa Zotinë, edhe se i tha asai këto fjalë.
19 Nd’atë ditë pra ndë mbramiet, qi ishte e para dit’ e javësë, edhe dyert’ ishinë mbyllunë, atie ku ishinë mbëledhunë dishepujtë prei frikësë Iudevet, erdhi Iesui edhe ndenji ndë miedis, edhe u thot’ atyne: Paqtim mbë ju.
20 Edhe si tha këte, u diftoi atyne duert’ edhe brinin’ e vet. U gëzuenë pra dishepujtë, kur panë Zotinë.
21 Edhe Iesui u tha atyne prap: Paqtim mbë ju; sikurse dërgoi Ati, edhe un’ u dërgoj juve.
22 Edhe si tha këte, fryni, edhe u thot’ atyne: Merrni Shpirtinë Shenjt:
23 kuive t’u falni fajetë, u kanë falun’ atyne; edhe kuive t’ua mbani, u kanë mbaitun’ atyne.
24 Por Thomai, nji prei dymbëdhetëvet, qi thohei Binjok, nuk’ ishte bashkë me ate, kur erdhi Iesui.
25 Dishepujt’ e tierë pra i thoshinë: Kemi pamë Zotinë. Por ai u tha atyne: Ndë mos pafsha shenjin’ e goshdëvet ndër duer t’ati, edhe ve gishtinë t’em ndë shenjët goshtëvet, edhe ve dorënë t’eme ndë brit t’ati, s’kam me besuem.
26 Edhe mbas tetë diç prap ishinë mbrenda dishepujt’ e ati, edhe Thomai bashkë me ata; vien Iesui, ndonëse dyert’ ishinë mbyllunë, edhe ndenji ndë miedis, edhe tha: Paqtim mbë ju.
27 Mbasandai i thotë Thomait: Bier gishtinë tand këtu, edhe shiko duert’ e mia; edhe bier dorënë tande, edhe vene mbë brit t’em; edhe mos u ban i pabesë, por besnik.
28 Edhe Thomai u përgjeq e i tha: Zoti em, edhe Perëndia em.
29 Iesui i thotë: Sepse pe, Thoma, besove; lum ata qi nukë panë, edhe besuenë.
30 Edhe shumë mërekullia tiera bani Iesui përpara dishepujvet vet, cillatë nukë janë shkruem ndë këtë libër,
31 por këto u shkruenë, qi besoni, se Iesui ashtë Krishti, i Bir’ i Perëndisë; edhe si besoni, keni jetë mb’emënit t’ati.