Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Fjalën’ e parë e bana, o Theofil, për gjithë sa filloi Iesui me bam’ e me mësuem,
2 deri mb’ate ditë qi hypi nalt, mbassi u la porosi Apostujvet me anë Shpirtit Shenjt, cillët’ i pat sgjedhunë;
3 mb’ata diftoi edhe vetëvetëhenë gjallë me shumë shenje mbassi pësoi, tue u dukunë ndër ata katër-dhetë ditt, e tue folunë për punët’ e mbëretënisë Perëndisë;
4 edhe kur mbëlidhei bashkë me ata, i porositi mos me u damë prei Ierusalemit, por me pritunë zotuemit’ e Atit, qi ndëgjuetë prei mejet.
5 Sepse Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt, mbas këtyne pak ditsh.
6 Ata pra kur u mbëlothnë bashkë mbë nji vend, e pyetshinë, tue thanë: Zot, vallë mbë këte kohë ke me i dhanë mbëretëninë Israelit?
7 Edhe ai u tha atyne: Nuk’ ashtë pun’ e juei me ngjofunë kohënat’ a motetë, cillat’ i ka vum’ Ati ndë pushtet vet.
8 Por keni me marrë fuqi, kur vijë Shpirti Shenjt mbi ju; edhe keni me qenunë deshmitarë mbë mue edhe mbë Ierusalem, edhe mbë gjithë Iudenë e Samarinë, edhe deri mbë kant dheut.
9 Edhe mbassi tha këto, kur ishinë tue shikuem ata, hypi nalt; edhe e muer nji re prei sysh atyneve.
10 Edhe ata kur ishinë tue vum’ ore ndë qiell, kur po shkonte ai nalt, qe dy burra me petka bardha te ndejnë për-an’ atyneve;
11 cillët’ edhe thanë: O burra Galileanë, përse rrini e veni ore ndë qiell? Kyi Iesui qi hypi nalt ndë qiell prei jush, kështu ka me ardhunë, sikurse e patë tue shkuem ndë qiell.
12 Atëherë u këthyenë ndë Ierusalem prei malit qi quhet’ i ullishtësë, i cilli ashtë ngjat Ierusalemit, edhe mba lark sa nji udhë shëtune.
13 Edhe kur hynë ndë qytet, hynë ndë dhomë siprëme, atie ku kishinë ndenjunitë Pietri, edhe Iakobi, edhe Gjionni, edhe Andreu, Fillipi edhe Thomai, Bartholomeu edhe Mattheu, Iakobi i bir’ i Alfeut, edhe Simon Zeloti, edhe Iuda i vëllai i Iakobit.
14 Këta gjith’ ishinë tue pritunë me nji zemërë mbë falunit’ e mbë lutunitë, bashkë me grat, edhe me Marinë t’amën’ e Iesuit, edhe bashkë me vëllazënit e ati.
15 Edhe nd’ato ditt u ngrit Pietri ndë miedis dishepujvet, e tha (edhe ishte mbëledhun’ aty gjindëje afër nji qind e njizet vetë):
16 O burra vëllazën, duhei me u mbushun’ ajo shkronjë, qi pat thanë përpara Shpirti Shenjt me anë gojësë Davidit për Iudenë, qi u ba udhë-tërhekës mb’ata qi zunë Iesunë.
17 Sepse pat qenë ngjefunë bashkë me ne, edhe pat marrë piesën’ e kësai shërbese.
18 - Kyi pra fitoi nji arë prei pagësë paudhënisë, edhe ra përmbys, e plasi ndë miedis, edhe iu derthnë gjithë zorrëtë.
19 Edhe u ba e ditunë mbë gjith’ ata qi rrinë ndë Ierusalem, kaqi sa u queit ajo arë ndë gjuhë t’atyneve Akeldama, qi do me thanë Arë gjaku.-
20 Sepse ashtë shkruem ndë libër psalmevet: “U baft i shkretë vend’ i ati, edhe mos qoftë kush me ndenjunë nd’ate”; edhe: “Episkopinë e ati e marrtë nji tietër”.
21 Duhetë pra prei atyne burravet qi erthnë bashkë me ne mbë çdo kohë, kur hyni e duel te na Zoti Iesu,
22 zanë fillë çë prei pagëzimit Gjionnit, deri mb’ate ditë qi hypi nalt prei nesh, nji prei këtyneve me u bamë deshmitar bashkë me ne për ngjallëmen’ e ati.
23 Edhe vunë dy vetë, Iosefinë qi quhei Barsabë, i cilli u queit Iust, edhe Matthinë.
24 Edhe si u falnë, thanë: Ti, o Zot, zemër-ngjofës i gjithëve, difto nji prei këtyne dysh, ate qi keshë sgjedhunë,
25 me marrë shortën’ e kësai shërbese edhe apostullie, qi Iuda ra prei asai, për me votunë ndë vend vet.
26 Edhe u dhan’ atyne shorta; edhe shorta i ra Matthisë; edhe u ngjef bashkë me nji-mbë-dhet’ apostujt.