Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 17

:
Albanian - DHRGKK72
1 Këto foli Iesui, mbasandai çoi syt’ e vet ndë qiellt, e tha: Atë, erdhi ora; lavdo t’yt Bir, për me lavduem edhe yt Bir:
2 sikurse i dhe pushtet mbi çdo mish, për me u dhanë jetën’ e pasosëme gjith’ atyneve qi ia ke dhanë.
3 Edhe ajo ashtë jeta e pasosëme, qi ngjofinë tyi vetëminë Perëndi, edhe Iesu-Krishtinë qi dërgove.
4 Unë lavdova mbi dhet; ate punënë qi dhe me bamë e mbarova.
5 Edhe tashti lavdo ti, o Atë, afër tejet, me ate laftinë qi pata për-anë tejet, para se bahej bota.
6 Emninë tand ua diftova atyne nierëzevet qi dhe prei botësë: tutë ishinë, edhe m’i dhe; edhe rueitnë fjalënë tande.
7 Tashti e ngjofnë se gjithë sa ke dhanë janë prei tejet.
8 Sepse ato fjalëtë qi dhe, ua dhash’ atyneve; edhe ata i muernë, edhe e ngjofnë me vërtet, se dola prei tejet, edhe besuenë se ti dërgove.
9 Unë lutem për ata; nukë lutem për botënë por për ata qi dhe; sepse janë tutë.
10 Edhe gjithë miatë janë tuatë, edhe tuatë janë miatë, edhe u lavdueshë nd’ato.
11 Edhe nukë jam ma te bota, por këta janë te bota, edhe unë po vij te ti. Shenjti Atë, ruei mb’emënit tand ata qi dhe, qi jeni nji, porsi na.
12 Kur ishiem bashkë me ata te bota, un’ i ruejshiem mb’emënit tand; ata qi dhe i rueita, edhe askushi prei atyneve s’hupi, veç i biri hupëmesë për me u mbushunë shkronja.
13 Edhe tashti po vij te ti; edhe flas këto te bota, qi kenë gëziminë t’em plot ndër vetëvetëhenë.
14 Un’ u dhash atyne fjalënë tande; edhe bota i muer mëni, sepse nukë janë prei botësë, porsi unë nukë jam prei botësë.
15 Nukë lutem me i ngritunë prei botësë, por me i rueitunë prei keqit.
16 Nukë janë prei botësë, sikurse unë nukë jam prei botësë.
17 Shenjtëno ata ndë vërtetënë tande; fjala jote asht’ e vërteta.
18 Sikurse dërgove mue te bota, edhe unë dërgova ata te bota.
19 Edhe unë shenjtënoj vetëvetëhenë për ata, qi jen’ edhe ata shenjtënuem ndë vërtetënë.
20 Edhe nukë lutem veç për këta, por edhe për ata qi kanë me besuem me anë fjalës’ atyne,
21 qi gjithë jeni nji; sikurse ti, o Atë, je tek unë, edhe unë te ti, edhe ata jenë nji te na, qi besojë bota se ti dërgove.
22 Edhe un’ u dhash’ atyne ate laftinë qi dhe; qi jenë nji, sikurse na jemi nji;
23 unë tek ata, edhe ti tek unë, qi jenë kullutë mbë nji; edhe bota ta ngjofi, se ti dërgove, edhe deshe ata, sikurse deshe mue.
24 Atë, due te jenë bashkë me mue atie ku jam unë, edhe ata qi dhe; qi ven’ ore ate laftinë t’em, qi ke dhanë, sepse deshe para se ngrifej bota.
25 At’ i dreitë, bota nukë ngjofti, por unë ngjofta, edhe këta ngjofnë se ti dërgove.
26 Edhe u diftova atyne emninë tand, edhe kam me e diftuem, qi jetë tek ata ajo dashunia me cillënë deshe, edhe unë tek ata.