Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 16

:
Albanian - DHRGKK72
1 U fola juve këto, qi mos shkandalizoheni.
2 Kanë me u bamë juve jashtë synagogësë, por vien nji orë, qi kushdo t’u vrasi juve, me iu dukunë se bije lutëje te Perëndia.
3 Edhe kanë me u bamë juve këto, sepse s’ngjofnë Atinë, as mue.
4 Por u fola juve këto, qi t’i kujtoni, kur vijë ora, se un’ u thashë juve. Edhe nuk’ u thashë juve këto çë përpara herësë, sepse ishiem bashkë me ju.
5 Por tashti vete tek ai qi dërgoi, edhe as ndonji prei jush nukë pyet: Ku vete?
6 Por sepse u fola juve këto, idhënimi mbushi zemrënë tuei.
7 Por unë po u thom juve vërtetënë, se ashtë mirë për ju me ikun’ unë, sepse ndë mos iksha, Ngushullimtari s’ka me ardhunë te ju; por mbassi vete, kam me e dërguem te ju.
8 Edhe ai kur vijë, ka me qirtuem botënë për faj, edhe për dreitëni, edhe për gjyq:
9 për faj, sepse nukë besojnë;
10 edhe për dreitëni, sepse vete tek em Atë, edhe nukë shifni ma;
11 edhe për gjyq, sepse urdhënari i kësai botës’ u gjukue.
12 Edhe kam shumë me u thanë juve, por tashti nukë mundeni me i bartunë.
13 Por kur vijë ai, Shpirti i vërtetësë, ka me u tërhekun udhënë juve mbë gjithë vërtetënë, sepse s’ka me folunë prei vetiut, por ka me folunë sa ndëgjojë; edhe ka me u diftuem juve ato punëra qi do vijnë.
14 Ai ka me lavduem, sepse ka me marrë prei s’emesë, edhe ka me u diftuem juve.
15 Gjithë sa ka Ati, janë miatë, përandai thashë, se ka me marrë prei s’emesë, edhe ka me u diftuem juve.
16 Edhe pak, edhe nukë shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me pamë, sepse unë po vete tek ai.
17 Atëherë disa prei dishepujsh ati i thanë njiani tietrit: Qish ashtë këjo qi na thotë - Edhe pak, edhe nukë shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me pamë? Edhe, se: - Unë vete tek Ati?
18 Thoshinë pra: Qish ashtë këjo qi thotë - Këjo edhe pak? Nukë dimë qish flet.
19 Iesui pra muer vesht se dojshinë me e pyetunë, edhe u tha atyne: Për këte haheni njiani me tietrinë, se thashë - Edhe pak, edhe nukë shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me pamë?
20 Për vërtet, për vërtet po u thom juve, se ju keni me qjamë, e keni me bamë vaje, por bota ka me u gëzuem; edhe ju keni me u idhënuem, por idhënimi juei ka me u bamë për gëzim.
21 Grueja kur piell, ka idhënim, se i erdhi ora; por si pielli foshnjenë, s’kujton ma shtrëngiminë, për gëziminë se leu nji nieri ndë botët.
22 Edhe ju pra tashti keni idhënim, por për-së-ri kam me u pamë juve, edhe zemëra juei ka me u gëzuem, edhe askushi nukë ngre gëziminë tuei prei jush.
23 Edhe nd’ate ditë s’keni me lypun’ asgja prei mejet. Për vërtet, për vërtet po u thom juve, se sa t’i lypni Atit mb’emënit t’em, ka me u dhanë juve.
24 Qysh tashti nukë lypet asgja mb’emënit t’em; lypni, edhe keni me marrë, qi jetë plot gëzimi juei.
25 U fola juve këto me përgjaituna, por vien nji orë, qi atëherë s’kam me u folunë juve ma me përgjaituna, por kam me u diftuem juve mballa-faqe për Atinë.
26 Nd’atë ditë keni me lypunë mb’emënit t’em; edhe nuk’ u thom juve, se unë kam me iu lutun’ Atit për ju,
27 se ai Ati u do juve, sepse ju patët dashunë, edhe patët besuem se unë dola prei Perëndisë.
28 Dola prei Atit, edhe erdha te bota; prap la botënë, edhe vete tek Ati.
29 Dishepujt’ e ati i thonë: Qe tashti te flet mballa-faqe, edhe nukë thue as ndonji përgjaitëme.
30 Tashti e ngjoftëm se i di gjitha, edhe s’ke nevojë me pyetunë kushi, përandai besojmë se dole prei Perëndisë.
31 Iesui u përgjeq atyne: Tashti besoni?
32 Qe te vien nji orë, edhe tashti ka ardhunë, qi shpërndaheni gjithë-se-cilli mbë vetat, edhe lini vetëmë, por s’jam vetëmë, sepse Ati ashtë bashkë me mue.
33 U fola juve këto qi keni paqtim mbë mue. Keni me pasunë shtrëngim ndë botët, por kini zemërë; un’ e kam mundunë botënë.