Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 15

:
Albanian - DHRGKK72
1 Unë jam veshti i vërtetë, edhe em At’ ashtë bulku.
2 Çdo hardhi qi mos bierë pemë tek unë, e këput; edhe çdo qi bije pemë, e qiron qi bierë ma tepërë pemë.
3 Tashti ju jeni qirutë, për ate fjalë qi u kam folë juve.
4 Mbetni tek unë, edhe unë te ju. Sikurse hardhia s’mundetë me prumë pemë prei vetiut, ndë mos mbettë ndë veshtë, kështu as ju, ndë mos mbetshi tek unë.
5 Unë jam veshti, ju jeni hardhiatë: ai qi mbet tek unë, edhe unë tek ai, kyi bije shumë pemë, sepse pa mue s’mundetë me bamë asgja.
6 Ndë mos mbettë kushi tek unë, hidhetë jashtë porsi hardhia, edhe thahetë; mbasandai i mbëledhin’ e i hedhinë ndë ziarrm, edhe digjenë.
7 Ndë mbetshi tek unë, edhe fjalët’ e mia ndë mbetshinë te ju, do lypni qish doni, edhe do t’u bahetë juve.
8 Em atë lavdohetë ndë këte, qi bini shumë pemë; edhe kështu do jeni dishepujt’ e mi.
9 Sikurse deshi Ati, edhe un’ u desha juve: mbetni ndë dashunit t’eme.
10 Ndë rueitshi porosiat’ e mia, keni me mbetunë ndë dashunit t’eme; sikurse unë rueita porosiat’ e t’im-et, edhe mbes ndë dashunit t’ati.
11 U fola juve këto, qi mbessi gëzimi em mbë’ ju, edhe gëzimi juei jetë plot.
12 Këjo ashtë porosia eme, doni njiani tietrinë, sikurse u desha juve.
13 Askushi s’ka ma madhe dashuni se këte, qi vejë kushi jetën’ e vet për miqt e vet.
14 Ju jeni miqt e mi, ndë bafshi gjithë sa u porosis juve.
15 Nuk’ u thom juve ma shërbëtorë, sepse shërbëtori nukë di se qish ban i zoti, por u thashë juve miq, sepse u diftova juve gjithë sa ndëgjoja prei t’im et.
16 Ju nukë keni sgjedhunë, por un’ u kam sgjedhunë juve; edhe urdhënova juve, qi shkoni e bani pemë, edhe pema juei mbesi, qi t’u api juve, qish t’i lypni Atit mb’emënit t’em.
17 Këto u porosis juve, doni njiani tietrinë.
18 Ndë u marrtë mëni bota, dinia se ka marrë mëni mue ma përpara jush.
19 Ndë jeni prei botësë, bota do donte vetinë, por sepse nukë jeni prei botësë, por un’ u sgjodha juve prei botësë, përandai bota u ka mëni juve.
20 Kujtoni fjalënë qi u thash’ unë juve: Nuk’ ashtë shërbëtori ma i math se i zoti. Ndë ndoqnë mue, kanë me ndiekun edhe juve; ndë rueitnë fjalënë t’eme, kanë me rueitun’ edhe tuejënë.
21 Por gjithë këto kanë me ua bamë juve për emninë t’em, sepse nukë din’ ate qi dërgoi.
22 Ndë mos kishiem ardhun’ e mos u kishiem folun’ atyne, nuk do kishinë faj, por tashti nukë kanë shkak për fajin’ e vet.
23 Ai qi ka mëni mue, ka mëni edhe t’em Atë.
24 Ndë mos kishiem bamë ndër ata ato punëtë qi s’i ka bam’ as ndonji tietër, nuk do kishinë faj, por tashti edhe panë, edhe muernë mëni edhe mue, edhe t’em Atë.
25 Por këjo u ba, qi mbushetë fjala qi ashtë shkruem ndë ligjët t’atyne - “Se muernë mëni pa shkak”.
26 Por kur vijë Ngushullimtari, cillinë kam me e dërguem unë juve prei Atit, Shpirti i vërtetësë, i cilli del prei Atit, ai ka me deshmuem për mue.
27 Por edhe ju deshmoni, sepse çë përpara herësë jeni bashkë me mue.