Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 14

:
Albanian - DHRGKK72
1 Le mos përzihetë zemra juei: besoni Perëndisë, besoni edhe mue.
2 Ndë shtëpit t’im et janë shumë ndenjunë; edhe ndë mos ishinë, kishiem me u thanë juve: Vete me u bamë juve gati vend.
3 Edhe si vete e t’u baj juve gati vend, vij për-së-ri, edhe kam me u marrë juve për-anë vetëvetëhesë, qi jeni edhe ju atie ku jam unë.
4 Edhe atie ku vete unë e dini, edhe udhën’ e dini.
5 Thomai i thotë: Zot, nukë dimë se ku vete; edhe si mundemi me ditun’ udhënë?
6 Iesui u thotë: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta; askushi s’vien tek Ati, veç prei anësë s’eme.
7 Ndë kishitë ngjofunë mue, do kishitë ngjofun’ edhe t’em-Atë; edhe çë tashti e ngjifni, edhe e keni pamë.
8 Filippi i thotë: Zot, diftona Atinë, edhe na mbaston.
9 Iesui i thotë: Kaqi kohë jam bashkë me ju, edhe s’më ke ngjofunë, Filipp? Ai qi ka pamë mue, ka pamë Atinë; e qysh thue ti - Diftona Atinë?
10 Nukë beson se unë jam tek Ati, edhe Ati ashtë tek unë? Fjalatë qi u flas unë juve, nuk’ i flas prei vetiut, por Ati qi mbet tek unë, ai ban punëtë.
11 besoni se unë jam tek Ati, edhe Ati ashtë tek unë, por ndë mos, besoni për ato punët.
12 Për vërtet, për vërtet po u thom juve: Ai qi beson mue, ka me bam edhe ai ato punëtë qi baj unë; edhe ka me bamë ma mëdha se këto; sepse unë vete tek Ati.
13 Edhe qish lypni mb’emënit t’em, kam me e bamë, për me u lavduem Ati te Biri.
14 Ndë lypshi gja mb’emënit t’em, unë kam me e bamë.
15 Ndë doni, rueni porosiat’ e mia.
16 Edhe unë kam me iu lutun’ Atit, edhe ka me u dhanë juve nji tietër Ngushullimtar, qi mbesi bashkë me ju për gjithë jetënë,
17 Shpirtin’ e vërtetësë, cillinë bota s’mundetë me e marrë, sepse nuk’ e shef, as nuk’ e ngjef, por ju e ngjifni; sepse mbet për-anë jush, edhe ka me qenunë ndër ju.
18 S’kam me u lanë juve vorfënë: vij te ju.
19 Edhe nji pikë herë, edhe bota nukë me shef ma; por ju shifni, sepse unë rroj, edhe ju keni me rruem.
20 Nd’atë ditë ju keni me e ngjofunë, se unë jam tek em-Atë, edhe ju tek unë, edhe unë te ju.
21 Ai qi ka porosiat’ e mia, edhe i ruen, kyi asht’ ai qi do; edhe ai qi do, ka me u dashunë prei t’im et, edhe unë kam me e dashunë, edhe kam me diftuem vetëvetëhenë tek ai.
22 Iuda i thotë (jo Iskarioti): Zot, qish u ba qi ke me diftuem vetëvetëhenë te na, edhe jo te bota?
23 Iesui u përgjeq e i tha: Ndë dashtë kushi, ka me rueitunë fjalënë t’eme, edhe em Atë ka me e dashunë, edhe kemi me ardhunë tek ai, edhe kemi me bamë ndenjunë tek ai.
24 Ai qi nukë do, nukë ruen fjalët’ e mia; edhe ajo fjala qi ndëgjoni, nuk’ asht’ emeja, por e Atit qi dërgoi.
25 Këto u fola juve, sa gjindem bashkë me ju.
26 Por Ngushullimtari, Shpirti Shenjt, cillinë ka me e dërguem Ati mb’emënit t’em, ai ka me e mësuem juve gjitha, edhe ka me u prumë juve ndër mend gjithë sa u kam thanë juve.
27 Po u la juve paqtim, po u ap juve paqtiminë t’em, jo sikurse e nep bota, ua nap unë juve. Zemëra juei le mos përzihetë, as mos frikohetë.
28 Ndëgjuetë se un’ u thashë juve: Vete, edhe vij te ju; ndë dojshitë, kishitë me u gëzuem se u thashtë juve: Vete tek Ati, sepse em At’ ashtë ma i math se unë.
29 Edhe u thashë juve tashti, para se bahetë, qi besoni kur bahetë.
30 Nukë do flas ma shumë bashkë me ju, sepse po vien urdhënari i kësai bote, edhe s’ka me bamë asgja me mue.
31 Por qi ta ngjofi bota, se due Atinë, edhe sikurse porositi Ati, kështu baj. Çohi, le vemi prei këndyi.