Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

John 18

:
Albanian - DHRGKK72
1 Iesui mbassi tha këto, duel bashkë me dishepujt’ e vet përtej purroit Kedronvet, atie ku ishte nji kopësht, nd’ate hyni ai edhe dishepujt’ e ati.
2 Edhe e dinte vendin’ edhe Iuda, ai qi e trathtoi, sepse Iesui shumë herë u mbëloth atie bashkë me dishepujt’ e vet.
3 Iuda pra, mbassi muer tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë prei Krye-priftënavet e prei Farisevet, vien atie me fënerë e me pishtarë e me armë.
4 Iesui pra, tue ditunë gjithë qish do vijshinë mbi ate, duel, e u tha atyne: Cillinë kërkoni?
5 Iu përgjeqnë: Iesu Nazoreasinë. Iesui u thot’ atyne: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Iuda, ai qi e trathtoi.
6 Kur u tha atyne pra, se: Unë jam, u tërhoqnë mbrapa, edhe ranë për dhe.
7 Prap pra i pyeti: Cillinë kërkoni? Edhe ata thanë: Iesu Nazoreasinë.
8 Iesui u përgjeq: U thashë juve se unë jam; ndë kërkoni pra, leni këta me votunë,
9 për me u mbushunë fjala qi tha, se - Prei atyneve qi dhe, nukë hupa askend.
10 Atëherë Simon Pietri kishte nji thikë, edhe e tërhoq’ e i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë. Edhe shërbëtori e kishte emninë Malh.
11 Iesui pra i tha Pietrit: Ve thikënë tande ndë millt; ate potirinë qi dha Ati, mos e pij?
12 Tufa e ushtëtorëvet pra edhe kapidani edhe shërbëtorët’ e Iudevet zunë Iesunë, edhe e lithnë,
13 edhe e shpunë ma para tek Anna; sepse ishte i vieherri Kaiafësë, i cilli ishte Krye-prifti i ati viti.
14 Edhe Kaiafa ishte ai qi mësoi Iudeitë, se ashtë mirë me hupunë nji nieri për popullinë.
15 Edhe Simon Pietri merrte mbrapa Iesunë, edhe dishepulli tietër; edhe ai dishepulli ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe hyni bashkë me Iesunë ndë oborr Krye-priftit.
16 Por Pietri rrinte jashtë për-anë derësë. Duel pra ai dishepulli tietër, qi ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe i tha portaresë, edhe shtiu përmbrenda Pietrinë.
17 Atëherë shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: Mos je edhe ti prei dishepujvet këti nieriut? Ai thotë: Nukë jam.
18 Edhe punëtorët’ e shërbëtorëtë kishinë bamë ziarrm, e po rrijshinë; sepse ishte ftofëtë, edhe po ngrofeshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tue ndenjunë, e tue u ngrofunë.
19 Krye-prifti pra pyeti Iesunë për dishepujt’ e ati, edhe për mësimin’ e ati.
20 Iesui i u përgjeq: Unë fola mballa-faqe te bota; unë mësova përherë ndë synagogë, edhe ndë tempull, atie ku mblidhenë përherë Iudeitë; edhe pshefas nukë fola asgja.
21 Qish pyet? Pyet ata qi kanë ndëgjuem, qish u fola atyne; qe këta dinë se qish thash’ unë.
22 Edhe ai kur tha këto, nji prei shërbëtorësh qi ishte ndenjunë ngjat i ra nji shuplakë Iesuit, tue thanë: Kështu i përgjegje Krye-priftit?
23 Iesui i u përgjeq: Ndë fola keq, deshmo për keqenë, por ndë qoftë se mirë, përse rref?
24 Edhe Anna e dërgoi lidhunë te Kaiafa Krye-prifti.
25 Edhe Simon Pietri ishte tue ndenjunë, e tue u ngrofunë. I thanë pra: Mos je edhe ti prei dishepujvet ati? Ai e mohoi, e tha: Nukë jam.
26 Nji prei shërbëtorëvet Krye-priftit, qi ishte fisi i ati qi i preu veshinë Pietri thotë: Nukë pash’ unë ndë kopësht bashkë me ate?
27 Pietri pra e mohoi për-së-ri; edhe përnjiherë gjeli këndoi.
28 Bijenë pra Iesunë prei Kaiafësë ndë vend gjukatësë; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vend gjukatësë, qi mos ndyhenë; por hanë pashkënë.
29 Pilati pra duel tek ata, edhe tha: Çfarë përfoluni bini kundrë këtij nieriu?
30 U përgjeqnë e i thanë: Kyi ndë mos ishte keq-bamës, nukë do ta kishim dhanë tyi ndë duer.
31 Pilati pra u tha atyneve: Merrnia ju, edhe gjukonia mbas ligjësë tuei. Iudeitë pra i thanë: S’asht’ e udhësë me vramë na askend,
32 për me u mbushunë fjala e Iesuit, qi tha, tue shënuem me çfarë vdeke kishte me vdekunë.
33 Pilati pra hyni prap ndë vend gjukatësë, edhe thërriti Iesunë, e i tha: Ti je Mbëreti i Iudevet?
34 Iesui iu përgjeq: Prei vetiut thue këte ti, apor tierë thanë për mue?
35 Pilati u përgjeq: Mos jam Iude unë? Kombi yt, edhe Krye-priftënitë dhanë ndë duer tek unë; qish ke bamë?
36 Iesui u përgjeq: Mbëretënia eme nuk ashtë prei kësai bote; mbëretënia eme ndë ishte prei kësai bote shërbëtorët’ e mi kishinë me u munduem, qi mos ipem ndër duer te Iudevet, por tashti mbëretënia eme nuk’ ashtë prei këndyj.
37 Pilati pra i tha: Mbëret je ti pra? Iesui u pergjeq: Ti po thue, se unë jam mbëret. Unë përandai leva, edhe përandai erdha te bota, qi deshmoj për vërtetënë. Kushdo qi ashtë prei vërtetësë, ndëgjon zaninë t’em.
38 Pilati i thotë: Qish asht’ e vërteta? Edhe si tha këte, duel prap te Iudeit, edhe u thot’ atyneve: Unë nukë gjej as ndonji faj tek ai,
39 por ashtë zakon mbë ju, qi t’u lishoj juve nji për pashkë; doni pra t’u lishoj juve Mbëretin’ e Iudevet?
40 Atëherë gjithë gërthitnë prap, tue thanë: Mos këte, por Barabbanë. - Edhe Barabbai ishte kursar.