Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ephesians 6

:
Albanian - DHRGKK72
1 Ju dielmtë, u ndëgjoni përintvet tuei mbë Zotinë, sepse këjo asht’ e udhësë.
2 “Ndero tët’ at’ e tët’ amë”, i cilli asht’ urdhëni i parë me zotueme,
3 “qi bahetë mirë tyi, edhe jeshë jetë-gjatë mbi dhet.”
4 Edhe ju atënitë, mos i bani dielmtë me u zemëruem, por i rritni me mësim e me këshillë Zotit.
5 Ju shërbëtorëtë, u ndëgjoni zotënivet tuei mbas mishit me frikë e me drithtim, e me zemrënë mitunënë tuei, porsi mbë Krishtinë;
6 jo punoni për faqe, si asish qi pëlqehenë mbë nierëzit, por si shërbëtorët e Krishtit, tue bamë dashunimin’ e Perëndisë me gjithë shpirt;
7 tue punuem me zemërë mirë mbë Zotinë, e jo mbë nierëzit;
8 tue ditunë se ate mirë qi bajë gjithë-se-cilli, këte ka për me e marrë prei Zotit, a shërbëtur ndë qoftë, a i lirë.
9 Edhe ju zotënitë por ashtu bani tek ata, e sdripnia shtimit’ e frikësë, tue ditunë se edhe ju vetë keni Zot ndë qijet, edhe për-an’ ati s’ashtë mbaitunë kraha.
10 Pra, o vëllazënit’ e mi, forcohi mbë Zotinë, edhe mbë pushtetin’ e fuqis’ ati.
11 Vishni gjith’ armët’ e Perëndisë, për me muftunë me u qindruem kundrë mieshtrivet diallit,
12 sepse lufta juei s’ashtë kundrë gjaku e mishi, por kundrë urdhënavet, kundrë pushtetevet, kundrë urdhënarëvet botësë t’errësinësë kësai jete, kundrë shpirtënavet këqi ndë vendet qijevet.
13 Përandai merrni me vetëhe gjith’ armët’ e Perëndisë, për me muftunë me qindruem kundrë ndë ditët keqe; edhe si keni bamë gati gjitha, qindroni mbë kambë.
14 Qindroni mbë kambë pra ngjeshunë miedizinë tuei me vërtetënë, edhe veshunë thuraken’ e dreitënisë,
15 edhe mbathunë kambëtë jeni gati për ungjillin’ e paqtimit;
16 edhe përmbi gjitha merrni me vetëhe mburonjën’ e besësë, qi me ate do mundeni me shuem gjithë shëgjetat’ e ndezuna keqit;
17 edhe merrni përkrenaren’ e shpëtimit, edhe thikën’ e Shpirtit qi ashtë fjala e Perëndisë,
18 tue u falunë me shpirt mbë qish do kohë me qish do farë faluni e lutuni, edhe gjithë-nji kështu rrini squtë me qish do farë durimi e lutuni për gjithë shenjtënit;
19 edhe për mue për me m’u dhanë fjalë çel gojënë t’eme, qi baj me u ngjofunë për faqe pshefësinë e ungjillit,
20 qi për ate unë jam laimës ndë vargje hekurash, qi dal përpara, e flas sikurse duhetë.
21 Por qi dini edhe ju miatë, qish baj, gjitha ka me ua diftuem juve Tyhiku, i dashuni vëlla, edhe shërbëtori besëtar mbë Zotinë,
22 cillin’ e dërgova te ju për këte punë, qi merrni vesht për punët t’ona, edhe u ngushullojë zemëratë tueja.
23 Paqtim qoftë mbë vëllazënit edhe dashuni bashkë me besë prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
24 Hir qoftë bashkë me gjith’ ata qi duenë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë me paprishëje. Amen. (Letëra) mbë Efesianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë Tyhikut.