Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Philippians 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Pauli edhe Timotheu, shërbëtorët’ e Iesu Krishtit, mbë gjithë shenjtënit mbë Iesu Krishtinë qi janë ndë Filippe bashkë me episkopët e me xhakonat:
2 qoftë mbë ju hir edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
3 I falem ndersë Perëndisë t’em gjithë sa herë u kuitoj juve,
4 përherë edhe mbë gjithë lutëjenë t’eme lutem me gëzim për gjithë ju,
5 për piesënë tuei qi keni mbë ungjillinë, çë prei parësë ditë, deri tashti,
6 sepse m’u ka mbushunë mendia për këte, se ai qi filloi mbë ju me bamë punë mirë, ka me e mbaruem, deri mbë ditë Iesu Krishtit.
7 Sikurse ashtë me udhë tek unë kem ndër mend këte për gjithë ju, sepse u kam ndë zemërë t’eme, edhe ju gjithë jeni edhe ndë lidhunat e mia, edhe ndë dhanënë fjalë, edhe ndë vërtetuemen’ e ungjillit, piesëtarë shokët’ e mi ndë hirt,
8 sepse deshmitari em ashtë Perëndia, se fort mall kam për gjithë ju ndë zemërë Iesu Krishtit;
9 edhe për këte falem për me tepruem dashunia juei edhe ma shumë e ma shumë ndë ngjofun’ e ndë qish do ndime,
10 qi shqyeni ju ato qi dajnë njiana prei tietëret, edhe jeni zemër-këthiellët’ e pa-rrëshqitunë deri ndë ditë Krishtit,
11 plot me pemë dreitënie qi janë me anë Iesu Krishtit, për laft e për nderë Perëndisë.
12 Edhe due ta dini, o vëllazën, se sa punë gjaitnë tek unë, sa shumë shkuenë mbarë për ungjillinë,
13 kaqi sa duelnë për faqe lidhunat’ e mia për Krishtinë mbë gjithë pretorin’ e mbë gjithë tierët;
14 edhe ma shumët’ e vëllazënavet mbë Zotinë tue shpëryem mbë lidhunat e mia, ma tepërë kucojnë me folunë fjalënë pa frikë.
15 Disa prei zmirit e prei qartësë, edhe disa prei dashunisë predikojnë Krishtinë.
16 Ata pra predikojnë Krishtinë prei zmirit, jo me zemërë këthiellëtë, sepse kuitojnë se bijen’ acërim mbë lidhunat e mia,
17 e këta prei dashunisë, sepse e dinë se gjindem për me dhanë fjalë për ungjillinë.
18 Por qish ashtë? Veçe me qish do mëndyrë, a me shkak, a me vërtetë, Krishti predikohetë; edhe për këte gëzohem, por edhe kam për me u gëzuem.
19 Sepse e dij, se këjo ka për me dalunë për shpëtim me anë lutëjesë tuei, edhe me anë ndifmësë Shpirtit Iesu Krishtit,
20 mbas pritëmesë pa durim, edhe mbas shpëresësë s’eme, se s’kam për me u turpënuem as për ndonji gja, por ndër sy gjithëve, sikurse përherë, edhe tashti ka me u madhënuem Krishti ndë korpt t’em, a prei rruemesë, a prei vdekësë.
21 Sepse e rruemëja tek un’ ashtë Krishti, edhe vdeka fitim.
22 Por ndë rrofsha ndë korp, këjo ban pemë pune tek unë, edhe qish me sgjedhunë, nukë dij,
23 sepse shtrëngohem prei dyjash, dëshërimin’ e kam me ikunë, edhe me qenunë bashkë me Krishtinë, sepse ashtë shumë ma mirë,
24 por qi mbes ndë misht, ashtë ma e nevojëshime për ju.
25 Edhe këte e dij tue shpëryem, se kam me mbetun’ e kam me qindruem bashkë me gjithë ju, për mbarësinë tuei edhe për gëzimin’ e besësë,
26 qi tepërojë prei mejet mbushunitë tuei mbë Iesu Krishtinë, prei ardhëmesë s’eme për-së-ri te ju.
27 Veçe biheni sikurse vëjen për ungjillin’ e Krishtit, qi ndëgjoj për ju, a kur vij e t’u shof juve, a për largut kur s’jam, se qindroni me nji frymë, tue luftuem me nji shpirt për besën’ e ungjillit;
28 edhe mos tremi as për ndonji punë prei atyneve qi rrinë kundrë, qi ajo difton hupunit’ e atyneve për ata, e për ju shpëtim, edhe këjo prei Perëndisë,
29 sepse mbë ju ashtë falunë këjo për Krishtinë, jo vetëmë qi t’i besoni ati, por edhe pësoni për ate,
30 tue pasunë ate luftënë qi patë mbë mue, edhe qi ndëgjoni tashti se ashtë mbë mue.