Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ephesians 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Merrni mbrapa pra Perëndinë, si dielm dashunë,
2 edhe ecëni ndë dashuni, sikurse edhe Krishti na deshi, edhe dha vetëvetëhenë për ne dhunëti e kurban te Perëndia për erë mirë.
3 Edhe kurvëni, e qish do ndynësi, a lakëmim, as mos qjuhetë ndër ju, sikurse duhetë mbë shenjtënit.
4 Edhe turpëni e fjalë marra a fjalë për gas, cillatë s’kanë hie, por ma tepërë falunë ndersë.
5 Sepse këte e dini, se qish do kurvar, a ndynës, a lakëmues, i cilli asht’ idhullatër, s’ka trashigim ndë mbëretënit Krishtit, e Perëndisë.
6 Askushi le mos u gënjejë juve me fjalë kota, sepse për këto punë vien zemërimi i Perëndisë mbë bijt’ e pabindëmesë.
7 Mos kini piesë pra me ata.
8 Sepse njiherë ishit’ errësinë, por tashti jeni dritë mbë Zotinë, ecëni si dielmt’ e dritësë
9 (sepse pem’ e Shpirtit ashtë mbë qish do mirëni, e dreitëni, e vërtetëni),
10 tue provuem qish asht’ e pëlqyeshime te Zoti.
11 Edhe mos kini shoqëni bashkë me punët e errësinësë qi janë pa pemë, por ma tepër’ i qartoni.
12 Sepse ato qi punohenë pshefazë prei atyneve, ashtë turp me i zan’ edhe me gojë.
13 Por gjith’ ato punë qi janë për me u qartuem, shpërfaqenë prei dritësë,
14 sepse qish do punë qi shpërfaqet’ ashtë dritë. Përandai thotë: Çohu ti qi fle, e ngreu prei vdekunish, edhe Krishti ka me ndritunë.
15 Shikoni pra si ecëni me kujdes, jo si paditshim, por si ditshim,
16 tue shpërblemë kohënë, sepse dittë janë këqia.
17 Përandai mos bahi marrë, por merrnia vesht qish ashtë dashunimi i Zotit.
18 Mos dehi me venë, qi mb’ate ashtë plank-prishie, por mbushuni me Shpirtinë Shenjt,
19 tue ligjëruem ndër vetëhenë tuei me psallmë, e me hymën, e me kankë shpirtënie, tue kënduem e tue psallunë ndë zemërët tuei mbë Zotinë,
20 tue iu falunë ndersë përherë për gjitha Perëndis’ edhe Atit mb’emënë Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
21 Tue iu përungjunë njiani tietërit me frikë Perëndisë.
22 Ju gratë, u përungji burravet tuei, porsi Zotit,
23 sepse burri ashtë kryet’ e gruesë, sikurse edhe Krishti ashtë kryet’ e kishësë, edhe ai ashtë shëlbuesi i korpit.
24 Por sikurse kisha i përungjetë Krishtit, kështu edhe gratë le t’u përungjenë burravet vet mbë qish do punë.
25 Ju burratë, doni gratë tueja, sikurse edhe Krishti deshi kishënë, edhe dha vetëvetëhenë për ate,
26 për me e shenjtënuem e për me u qiruem me lamit’ e ujit me anë fjalësë,
27 qi ta nxierri përpara vetëvetëhesë kishë lavdueshime, pa pasunë palavi, a rrudhë, a ndonji këso farë gjaje, por qi te jetë shenjte e faqe-bardhë.
28 Kështu kanë detyrë burratë me dashunë grat’ e veta, porsi korpin’ e vet; ai qi do gruen’ e vet, do vetëvetëhenë.
29 Sepse askushi ndonjiherë s’e muer mëni mishin’ e vet, por e ushqen edhe e ngrof, sikurse edhe Zoti kishënë.
30 Sepse jemi anët’ e korpit ati, prei mishit ati, edhe prei eshtënavet ati.
31 “Përandai nieriu ka me lanë t’atin’ edhe t’amënë, edhe ka me u ngjitunë mbas gruesë vet, edhe dy kanë me qenunë nji mish”.
32 Kyi myster asht’ i madh, por unë thom këte për Krishtin’ edhe për kishënë.
33 Por edhe gjithë-se-cilli prei jush kështu le ta detë gruen’ e vet, edhe grueja le ta ketë frikë burrinë.