Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ephesians 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 U lutem juve pra un’ i lidhuni mbë Krishtinë, ecëni sikurse vëjen mb’ate thërritunitë qi u thërritet,
2 me qish do urti e butësinë, me zemërë gjanë, tue duruem njiani tietërinë me dashuni,
3 tue nxituem rueni bashkuemit’ e Shpirtit me anë lidhëmesë paqtimit.
4 Nji korp e nji shpirt, sikurse edhe u thërritët me nji shpëresë thërritëmesë tuei:
5 nji Zot, nji besë, nji pagëzim,
6 nji Perëndi edhe At’ i gjithëve, qi ashtë mbi gjitha, edhe për gjitha, edhe ndër gjithë ju.
7 Edhe gjithë-se-cillit prei nesh iu dha hir mbas matëjesë dhunëtisë Krishtit.
8 Përandai thotë: “Si hipi nalt, bani rop robëninë, edhe u dha dhana nierëzëvet”.
9 (Edhe se “ai hipi”, qish ashtë, veç se edhe sdripi ma përpara mbë ma poshtëmet anët e dheut?
10 Ai qi sdripi, ai vetë ashtë’ edhe qi hipi përsipër gjithë qijevet, qi mbushi gjitha.)
11 Edhe ai disa i bani apostuj, e disa profetën, e disa ungjillëzorë, e disa bari e mieshtra,
12 për me bamë gati shenjtënitë për punën’ e shërbimit për ndërtuemit’ e korpit Krishtit,
13 deri sa gjithë t’ia mbërrimë bashkuemesë besës’ edhe ngjofëmesë Birit Perëndisë, ndë burr kullutë, ndë masë moshësë mbushëmesë Krishtit,
14 qi mos jemi ma foshnje, marrë prei valësh detit, e prumë këtu e atie prei qish do ere mësimit, prei rrenësë nierëzëvet, prei dinakërisë për me i gjetun’ udhë gënjimit,
15 por jemi vërtetë ndë dashuni, shtohemi tek ai prei gjithash, i cilli ashtë kryetë, do me thanë Krishti;
16 prei ati gjithë korpi përmbëledhunë bashkë e lidhunë bashkë me qish do puthtueme t’atyne copavet qi punojnë bashkë, mbas vepëruemit me masë gjithë-se-cillës’ anë, ban rritunit’ e korpit për ndërtuemit’ e vet me dashuni.
17 Këte pra thom, edhe baj deshmi mbë Zotinë, mos ecëni ma, sikurse ecinë kombet’ e tierë ndë kotësinët mendiesë vet,
18 errësuem prei mendiesë, e larguem veç prei jetësë Perëndisë, për paditunitë qi ashtë ndër ata, për verbuemit’ e zemërësë vet,
19 cillëtë sepse nukë ndiejnë vetëhenë, dhanë vetëhen’ e atyne ndë fulliqëni, qi punojnë qish do ndynësi me lakëmim.
20 Por ju nuk’ e keni xanë kështu Krishtinë,
21 ndë e keni ndëgjuem ate për vërtetë, e jeni mësuem mb’ate, sikurse asht’ e vërtetë mbë Iesunë,
22 leni mbë-nj-anë nierin’ e vietërë qi vdiretë mbas dëshërimesh gënjimit, sikurse veishitë ma pari,
23 edhe përtërihi ndë shpirt mendiesë tuei,
24 e vishni nierin’ e ri, qi ashtë ndërtuem mbas Perëndisë me dreitënin’ e me shenjtënin’ e vërtetësë.
25 Përandai lini mbë-nj-anë rrenënë, e “gjithë-se-cilli le flasi vërtetënë me afërmin’ e vet”, sepse jemi krahat’ e njiani tietërit.
26 - “Zemërohi, e mos fëjeni”, le mos perëndojë dielli mbë zemërimt tuei,
27 as mos i bani vend diallit.
28 - Ai qi vieth le mos viedhi ma, por ma tepërë le mundohetë tue punuem mirënë me duert’ e veta, qi ketë t’i api ati qi ka nevojë.
29 - Qish do fjalë e kalbëtë le mos dali prei gojësë tuei, por ajo qi asht’ e mirë për ndërtuemit e nevojësë, qi t’u api hir atyne qi ndëgjojnë.
30 Edhe mos idhënoni Shpirtinë Shenjt Perëndisë, qi me ate jeni bulosunë për ditën’ e shpërblimit.
31 Qish do idhësinë e zemërim e mëni e bërtitun’ e nemunë, le hiqetë prei jush, bashkë me qish do keqe,
32 edhe bahi mbë njiani tietërinë mirë, zemër-dhimtshim, tue ia falunë njiani tietërit, sikurse edhe Perëndia ua fali juve me anë Krishtit.