Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 24

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe mbas pesë ditsh sdrypi Anani krye-prifti bashkë me pleqt’ edhe me nji farë fjalori qi quhei Tertyl, cillëtë duelnë përpara guvernatorit kundrë Paulit.
2 Edhe kur u thirr me dalunë përpara ai, Tertyli filloi me përfolunë, tue thanë:
3 Na kemi shumë paqtim prei teje, o i pushtetshim Felik, edhe bahenë punë mëdha te kyi komp prei paramendiesë s’ate, përherë e gjithë-kundi i presimë me shumë falunë nders.
4 Por mos me munduem tepërë, lutem me na ndëgjuem pak fjalë me butësininë tande.
5 Sepse gjetëm këte nieri se përlyen tierë, edhe shtyn gjithë Iudeitë qi janë ndëpër botët ngrenë krye, edhe asht’ i pari i eresisë Nazoreasavet,
6 i cilli deshi me ndymë edhe tempullinë, edhe na e zum, edhe deshëm me e gjukuem mbas ligjësë s’onë.
7 Por erdhi kapitan Lysia, e na e rrëmbeu prei duersh me përdhunë,
8 edhe urdhënoi ata qi e përflisinë me ardhunë te ti; ti vetë si ta pyesish, do mundesh me marrë vesht për këto gjitha qi e përflasimë.
9 - Rrëfyenë bashkë me ate edhe Iudeitë, tue thanë, se këto janë kështu.
10 Atëherë Pauli mbassi i bani shenjë guvernatori me folunë, u pergjeq: Mbassi e dij se ke shumë viet qi je gjyqtar te kyi komp, ap fjalë për vetëvetëhenë me zemërë gëzuemë,
11 sepse mundesh me marrë vesht, se nukë janë ma tepërë se dy-mbë-dhetë ditt, çë kurrë se hypa ndë Ierusalem me adhuruem.
12 Edhe as ndë tempull gjetnë tue ligjëruem me kend, a tue ngritunë mbë kambë gjindëjenë, as ndëpër synagogat, as ndë qytet;
13 as mundenë me provuem ato fjalë qi përflasinë tashti,
14 Por rrëfej këte te ti, se mbas udhësë qi këta i thon’ eresi, kështu lus Perëndinë e përindvet mi, tue u besuem gjith’ atyne qi janë shkruem ndë ligjët edhe ndër profetënit;
15 edhe kam shpëresë mbë Perëndinë, cillën’ edhe këta vetë presinë, se ka për me u bamë ngjallunë prei vdekunish, dreitëve e shtrembëtëve.
16 Edhe për këte unë mundoj vetëhenë, qi kemi përherë ndërgjegjëje pa faj te Perëndia edhe te nierëzit.
17 Edhe tashti mbas shumë vietsh erdha me bamë lëmoshëna kombit t’em, edhe me prumë dhunëtia.
18 Edhe ndërmiet këtyneve disa Iudei prei Asisë gjetnë qiruem ndë tempull, jo me gjindëje, as me trubullim,
19 cillëtë duhet me dalunë përpara teje, e përflisinë, ndë kishinë gja kundrë meje.
20 A këta vetë le thonë, ndë paçinë gjetunë ndonji shtrembëtë tek unë, kur dola përpara bashkë-ndejtiesë,
21 veçe ndë qoftë për këte za vetëmë, qi thërrita tue ndenjunë ndërmiet atyneve, se unë po gjukohem prei jush sot për ngjallunë prei vdekunish.
22 Edhe Feliku si ndëgjoi këto, urdhënoi me ardhunë nji ditë tietërë, sepse i dinte fort mirë punët’ e kësai udhe, edhe tha: Kur sdrypi kapitan Lysia, kam me marrë vesht ma mirë punëtë tuaja.
23 Edhe urdhënoi urdhën-qindësinë me u rueitunë Pauli, edhe me pasunë prajtunë, edhe mos me ndalunë kend prei vetëvet me i shërbyem, a me ardhunë tek ai.
24 Edhe mbas disa ditsh kur erdhi Feliku bashkë me gruen’ e vet Drusillënë, qi ishte Iudeonjë, çoi, e thërriti Paulinë, edhe ndëgjoi prei ati për besënë mbë Krishtinë.
25 Edhe ai kur po fliste për dreitëni, e për përmbaitëmen’ e vetëhesë, edhe për gjyqinë qi ka me ardhunë, Felikut i hyni frikë, e u përgjeq: Tashti shko; edhe kur kemi kohë do çoj me thirrunë prap.
26 Edhe shpërente se Pauli kishte me i dhanë astër, për me e lishuem, përandai çonte, edhe e thërriste shpesh, edhe fliste me ate.
27 Por mbassi u mbushnë dy viet, Porkiu Festi erdhi kambë Felikut, edhe Feliku donte me u bam’ andënë Iudevet, e la Paulinë lidhunë.