Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 23

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe Pauli shtiu sytë ndë bashkë-ndejtiet, e tha: O burra vëllazën, unë deri sot mbë këto ditë kam ecunë te Perëndia me çdo ndërgjegjie mirë.
2 Edhe Anania krye-prifti urdhënoi ata qi rrijinë për-an’ ati me i ranë gojësë.
3 Atëherë Pauli i thotë: Perëndia ka për me ranë, o mur i lyem me këlqere; e ti rri me gjukuem mbas ligjësë, edhe kundrë ligjës’ urdhënon me ranë?
4 Edhe ata qi ishinë ndenjunë për-anë thanë: Krye-priftin’ e Perëndisë shan ti?
5 Edhe Pauli tha: Nuk’ e dita, o vëllazën, se ashtë Krye-prift, sepse ashtë shkruem - “Mos flasish keq për parin’ e popullit t’yt”.
6 Edhe Pauli si e ngjofi se njiana anë ishte prei Saddukeish, edhe tietëra prei Fariseish, bërtiti ndë bashkë-ndejtiet: O burra vëllazën, unë jam Farise, e bir Fariseu; për shpëresë, edhe për ngjallunë prei vdekunish po gjykohem unë.
7 Edhe ai si foli këte, Fariseitë filluenë zihenë me Saddukeit edhe shumica u da dyshë.
8 Sepse Saddukeitë thonë se nuk’ ashtë ngjallunë, as engjull, as shpirt, por Fariseitë rrëfejnë dyja.
9 Edhe u ba nji gërthitun’ i madh; edhe shkruisitë qi ishinë me anë Farisevet u ngritnë, e ziheshinë, tue thanë: S’gjejmë ndonji gja keqe mbë këte nieri, por ndë i foli ndonji shpirt, a engjull, le mos luftojmë kundrë Perëndisë.
10 Edhe mbassi u hangrën shumë, kapitani pat frikë mos shqyhetë Pauli prei atyne, edhe urdhënoi sdrypinë ushtëtorëtë, e ta rrëmbejnë prei miedizit atyneve, edhe ta bijenë ndë kastëll.
11 Edhe natënë tietër’ iu duk Zoti, e i tha: Ki zemërë, Paul, sepse sikurse deshmove për mue ndë Ierusalem, kështu duhetë deshmojsh edhe ndë Romë.
12 Edhe kur u ba ditë, disa prei Iudevet u mbëlothnë, e nemnë vetëvetëhenë, tue thanë: as mos hanë, as mos pinë, deri sa vrasinë Paulinë.
13 Edhe ata qi kishinë bamë bashkë këte be, ishinë ma shumë se katër-dhetë vetë:
14 cillët’ erthnë te krye-priftënit edhe te pleqt, e thanë: Me namë kemi nemunë vetëhenë t’onë, mos vemë gja ndë gojë, deri sa vrasimë Paulinë.
15 Tashti pra ju me bashkë-ndejtienë bani za kapitanit ta sdrypi te ju nesërë, sikur se keni për me marrë vesht ma mirë për punë t’ati; edhe na, para se afërohet ai, jemi gati me e vramë.
16 Edhe i biri motrësë Paulit kur ndëgjoi për lakunë qi i ngrefnë, vote e hyni ndë kastëll, e i diftoi Paulit.
17 Edhe Pauli thërriti nji prei urdhën-qindësish, e tha: Binia këte dialosh te kapitani, sepse di qish ka për me i thanë.
18 Ai pra si e muer me vetëhe, e pruni te kapitani, edhe tha: Pauli qi ashtë ndë burk thirri, e m’u lut me prumë këte dialosh te ti, sepse di qish ka për me folunë.
19 Edhe kapitani si e muer për dore, edhe u tërhoq mbë-nj-anë, e pyeste: Qish asht’ ajo qi ke për me diftuem?
20 Edhe ai tha, se: Iudeitë banë fjalë me t’u lutunë bijesh poshtë Paulinë nesërë ndë bashkë-ndejtiet, sikur se kanë për me e pyetunë ma shtrëngueshim.
21 Por ti mos u ndëgjo atyne, sepse janë ma shumë se katër-dhetë vetë ata qi rrin’ e rueinë për ate, cillëtë kanë nemunë vetëhenë, as mos hanë, as mos pinë, deri sa vrasin’ ate; edhe tashti janë gati tue pritunë fjalë prei teje.
22 Kapitani pra lishoi dialoshinë, edhe e porositi: Mos me i thanë askuit se diftove këto.
23 Edhe thirri dy vetë prei urdhën-qindësavet, e u tha atyne: Bani gati dy qind ushtëtorë, për me votunë deri ndë Kaisari, edhe shtatë-dhetë kalorësa, edhe dy qind shtijezorë mbë tri orë natësë;
24 le bijen’ edhe kafsha gjalla për me hypunë Paulin’, e me e shpumë shëndoshë te Felik guvernatori.
25 Edhe shkroi nji letër mbas kësai shëmbëlltyre:
26 “Klaudiu Lysia mbë pushtetshiminë guvernatorinë Felik, fal me shëndet.
27 Kyi nieri qe zanë prei Iudevet, edhe pat për me u vramë prei atyneve; atëherë un’ erdha bashkë me ushtëtorët, edhe e shpëtova, sepse mora vesht se ashtë Roman.
28 Edhe kur desha me marrë vesht për ç’punë e përflisinë, e sdrypa ndë bashkë-ndejtie t’atyne,
29 edhe e gjeta se përflitei për kërkime ligjës’ atyne, por s’ka ndonji faj për vdekë, a për me u lidhunë me hekura.
30 Edhe mbassi dhanë za, se Iudeitë kishinë bamë këshille keqe kundrë këti nieriu, përnjiherë e dërgova te ti, edhe porosita edhe ata qi përflasin’ ate, thonë përpara teje qish fjalë kanë kundrë ati. Qofsh me shëndet”.
31 Ushtëtorëtë pra, sikurse qen’ urdhënuen, muernë Paulin’, edhe e prunë natënë ndë Antipatridhë.
32 Edhe ndë nesëret si lanë kalorësatë me votunë bashkë me ate, u këthyenë ndë kastëll,
33 cillëtë si hynë ndë Kaisari, edhe dhanë letrënë n’dorë guvernatorit, nxuernë përpara ati edhe Paulinë.
34 Edhe guvernatori si këndoi letrënë, pyeti prei ç’anë ashtë; edhe kur ndëgjoi se ashtë prei Kilikisë,
35 - Kam për me ndëgjuem, - tha, - kur vin’ edhe ata qi përflasinë. Edhe urdhënoi me u rueitunë ndë vend gjukatësë Herodit.