Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 3

:
Albanian - ALTMK27
1 Ç’ka dha tepër Çifuti, a ç’është mbrodhurit’ e Peritomisë?
2 Shumë, për çdo anë. Protoparë sepse qenë besuarë mb’ata fjalët’ e Perndisë.
3 Edhe ndë mos besuanë ca, çë? Mos do prishjë besën’ e Perndisë pabesllëku i ture?
4 Jo, kurrë. Po le jetë e vërtetë Perndia, e çdo njeri gënjeshtjar, sikundr’ është shkruarë: Për qënë ti i drejtë ndë fjalë tua, e mundç kur thërriteç ndë gjuq.
5 E nd’është adhiqia onë madhëçon gjuqin’ e Perndisë, ç’do thomi na? Mos është adhiko Perndia mundon? (kuvëndoj si njeri).
6 Jo, kurrë. Se ndë mos është kështu, qish do gjukojë Perndia botënë?
7 Sepse nd’është e vërtet’ e Perndisë u shtua ndë lëvdim saj për gënjeshtrë time, pse edhe unë dëmëtonem gjithënjë posi një fajëtuar?
8 E jo (sikundrë na shajënë, e (si)kundrë thonë ca sikur thoshëm nevet) le bëjëmë këqiatë, na vijënë miratë? Ature njerëzet dëmëtuaritë është me udhë.
9 Ç’ësht’ adha? Kemi gjë tepër se ata? Farese. Sepse nevet e dëftuam përpara edhe çifutë edhe Elinëtë, gjithë ndënë faj janë.
10 Sikundr’ është shkruarë s’është ndonjë i drejtë, s’është as një.
11 S’është ndonjë kupëtojë, s’është ndonjë kërkojë Perndinë.
12 gjithë duallë nga udha, gjithë u bënë pavëjierë. S’është ndonjë bën mirë, s’është as ngjera mbë një.
13 Frik’ e ture është një varr i hapëtë, e me gjuhërat’ e ture flisnë gënjeshtra. Helm i nepërkavet ndënë buzë ture.
14 E goja e këture është plot me nëmë e me pikëllim.
15 Këmbët’ e ture janë shpejta për derdhurë gjak.
16 Nd’udhë ture është prishëjë e mundim.
17 E udhën’ e paqesë nuk’ e kanë njohurë.
18 Nuk’ është frikë Perndie përpara sivet ture.
19 Navet ndashti e dimë sa thotë nomi, për ata janë ndënë nom i thotë, mbilletë çdo gojë, e gjithë bota dëmëtonetë ndënë gjuq Perndisë.
20 Sepse nga punët’ e nomit nukë do bënetë ndonjë njeri i drejtë përpara sij, sepse nga nomi njohëmë fajnë.
21 Ma ndashti pa nom na u çfaq gjuqi i Perndisë, veveosurë nga nomi edhe nga profitë.
22 Gjuqi thom i Perndisë për besë Iisu Hristoit, mbë gjithë e mbi gjith’ ata besojënë, sepse nuk’ është ndonjë shquarë.
23 Sepse gjithë fëjienë, e u lipsetë nderi i Perndisë.
24 Sepse u dhiqeosnë dhuratë me dhurëti t’atij, me anë kseshpërblimit është mbë Hristo Iisunë.
25 atë e vuri Perndia illasmo (ndëjesë) me fuqi gjakut me anë besësë, bën njihej drejtët’ e tij, ndë ndëjierë fajevet para.
26 Ndë duruarë Perndisë, ngjera sa bën njihej gjuqi i saj mbë këtë kohë ndashti, jetë ai i drejtë, e ndreqjë atë ka besë mbë Iisunë.
27 Ku adha është mburturitë tat? Mbeti jashtë. Me çfarë nom? punëravet? Jo. Po me nom besësë.
28 Silloisemi adha, njeriu bënetë i drejtë me anë besësë, pa punërat’ e nomit.
29 A Perndia është vetëmë Perndi e çifutet? E nuk’ ësht’ edhe tjeravet filira? Me vërteta edhe tjeravet.
30 Sepse një është Perndia, do bëjë drejtë preritë me anë besësë, e papreritë me besë.
31 Prishjëmë adha nevet nomnë me besë? Jo, kurrë. Po edhe tepër e veveosjëmë nomnë.