Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Andaje je i papërgjegjurë, o njeri, cilido je ti gjukon, sepse tek gjukon tjetërinë, dëmëton vetëhenë tënde, se ti gjukon, tilatë bën.
2 Ndashti na e dimë është gjuqi i Perndisë, sikundr’ ësht’ e vërteta kondr’ ature bëjënë tilatë.
3 E mëndone ti këtë, o njeri, gjukon ata bëjënë tilatë, e bën ato vetë, se do shpëtoç tij nga gjuqi i Perndisë?
4 A ksenderon mirat’ e shuma t’asaj, e durimnë, e prituritë, e nuk’ e di butët’ e Perndisë heq tij ndë metani?
5 Ma ti me zëmërënë tënde pakthierënë, e me kokënë tënde rëndë, mbëjedh mbë vetëhe tënde urgji ndë ditë t’urgjisë e kur do çfaqetë gjuqi i drejtë i Perndisë.
6 ai do apë nde cilido sikundrë ka punuarë.
7 Mb’ata me durim tek bëijnë punët’ e mira, kërkoijnë lëvdim e nder e pavdekurë (do t’apë) jetë pasosurë.
8 Mb’ata janë egrë e nukë unjenë ndë vërtetë, po unjenë ndë shtrëmbërë, do jetë zëmëruarë edhe urgji.
9 Guxim edhe shtrëngim mbë çdo Shpirt t’atij njeriut bën keqenë, Çifut, e pastaje Elin.
10 E lëvdim e nder edhe paq mbë cilinëdo bën mirënë, mbë Çifutnë protoparë, e pastaje mbë Elinë.
11 Sepse përpara Perndisë s’është zgjedhurë madhit a vogëlit.
12 Sepse gjith’ ata fëjienë pa nom, do humbasënë pa nom; e gjith’ ata fëjienë kur qe nom, nga nomi do dëmëtonenë.
13 (Sepse jo ata ndiejnë nomnë janë drejtë përpara Perndisë, po ata bëjënë sikundrë shkruan nomi do bënenë drejtë.
14 Sepse kur filit’ e tjera s’kanë nom, bëjënë vetiut punët’ e nomit, këta ndonëse s’kanë nom, janë nom ndë vetëhe ture.
15 Këta dëftojënë punën’ e nomit shkruarë ndë zëmëra ture, sepse dëfton fiqiri i ture, e llogjismot’ e ture shajënë njeri-jatërinë, a edhe përgjegjenë).
16 Mb’atë ditë kur do gjukojë Perndia fshehurat’ e njerëzet, me anë Iisu Hristoit, sikundrë është Ungjilli im.
17 E nd’është ti quhe Iudheo, e prëhe mbë nom, e mburre mbë Perndinë.
18 E njeh thelimën’ e saj, e je dhidhaksurë nga nomi e shquan atë vëjen.
19 E ke vetëhenë tënde se u dëfton udhënë verbëret, e je drit’ e ature janë nd’erësirë,
20 Shkallë marrëvet, dhaskal foshnjëvet, e ai ke faqenë njohurit e vërtetësë ndë nom.
21 Ti adha mpson tjatërinë, nukë mpson vetëhenë tënde? Ti dhidhaks mos vjedhënë, vjedh?
22 Ti thua: mos kurvëroni, kurvëron? Ti ke Idhollatë për ndjeta, bën Ierosili?
23 Ti mbure ndë nom, ksenderon Perndinë me shkelturë nomit?
24 Se ëmër i Perndisë për sebep tuaj shahetë ndë tjeratë filira, sikundr’ është shkruarë.
25 Sepse peritomia vëjen ndë bëfç ato thotë nomi. E ndë qofç prishës i nomit, prerëtë tat bënetë paprerë.
26 Nd’është dha një i paprerë ruan porsit’ e nomit, nukë do jetë kij i papreri posi një i prerë?
27 E kij është i paprerë nga lerët’ e tij, tuke ruajturë nomnë, do gjukojë tij me grammë e me gjithë prerë shkel nomnë?
28 Sepse jo ai duketë përjashta ësht’ Iudheo, as prerëtë ësht’ ata duketë ndë kurm.
29 Po Iudheo ësht’ ai është i tillë ndë fshehurë. E prerëtë është prerit’ e zëmërësë është ndë Shpirt, e jo ndë grammë. Këta prerë ka nder jo mbanë njerëzet, po mbanë Perndisë.