Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua ropi i Iisu Hristoit, quhetë apostoll i shquarë për qiriksurë Ungjilln’ e Perndisë.
2 (Atë pat taksurë përpara me anë profitet ndë kartëra Shënjtëruara).
3 Për bir’ e tij (që mori kurm e u le nga fara e Dhavidhit.
4 u dëftua Bir Perndie me fuqi tij, sikundr’ është Shpirti shënjtërisë për ngjallturë nga vdekuritë), Iisu Hristoit Zotit sonë.
5 (Me anë tij muarm dhurëti e dërguarë mbë gjithë filira digjojënë ndë besë ëmërit tij.
6 E ndë mes t’ature jini edhe juvet thirrturë nga Iisu Hristoi).
7 Mbë gjith’ ata gjëndenë ndë Rom, dashurit’ e Perndisë, quhenë Shënjtorë, dhuratë mbë ju, edhe paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
8 Protoparë lëvdoj Perndinë time me anë Iisu Hristoit për gjithë juvet, sepse besa juaj digjonetë mbë gjithë botë.
9 Se martir është Perndia ime, unë i lutem me gjithë Shpirt, mbë vangjelisurë birit tij, unë kurdo u kujtonem juvet.
10 Tuke luturë gjithënjë ndë falturë tim, ndë qoftë ndonjëherë do bëj udhë mbarë për ëmër Zotit, vij ndër ju.
11 Sepse kam shumë dëshërim t’u shoh juvet, t’u ap ndonjë dhurëti Shpirtit, për stereosurë juvet.
12 E këjo është parigorisem bashkë me juvet për besë kemi bashkë, tuajnë edhe timenë.
13 E dua ta diji juvet, o vëllazër, se shumë herë bëra nijet vijë ndër juvet (e u mbodhiçë ngjera sormenë) kem edhe mbë juvet ndonjë mbrodhurë, si edhe ndë tjeratë filira.
14 E jam borçli Elinëvet edhe Varvarëvet, sofovet edhe marrëvet.
15 Kështu sa mund jam gati qiriks Ungjillë edhe ndë juvet jini ndë Rom.
16 Sepse nukë turpëronem për Ungjill’ Krishtit, se ai është fuqi e Perndisë për dhënë shpëtim mbë cilëdo beson, përpara Çifutit, e pastaje Elinit.
17 Sepse drejtëtë (gjiqi) e Perndisë dëftonetë me anë t’atij (Ungjillit) besë mbë besë, sikundr’ është shkruarë: I drejti nga besa do rrojë.
18 Sepse çfaqetë urgji e Perndisë nga Qielli kondrë çdo asevisë e adhiqisë njerëzet ature mbajënë vërtetënë nd’adhiqi.
19 Sepse atë mund njeriu njohë për Perndinë, ësht’ e çfaqurë mbë ta, se Perndia jua dëftoi ature.
20 Sepse punëtë padukura saje kur u bota, dukenë me mënd ndë punëra bëra, edhe fuqia e asaj e pasosura, edhe qënët’ e Perndisë vetëhesë, mos mundjënë ata përgjegjenë.
21 Sepse ndonëse e njohnë Perndinë, nuk’ e nderuanë si Perndi, a ta efharistisnë, po u marruanë ndë mënd ture, e u erëcua e pamëndia zëmër’ e ture.
22 Tuke thënë se janë sofo, u marruanë.
23 E këmbienë nder’ e Perndisë gjallë me konë njeriut prishetë, e zogjet e kafshëvet me katër këmbë, e gjërpinjet.
24 Pra andaj i la ata Perndia ndë dëshërim zëmërësë ture ndë pëgërë, kaqë sa turpëronenë kurmet’ e ture mb’ata.
25 Këta këmbienë vërtetën’ e Perndisë ndë gënjeshtrë, e nderuanë e ju falë dheut shumë se atij bëri dhenë, ai është i bekuarë jetë pas jetet. Me vërteta.
26 Pra andaj i dha ata Perndia ndë mundime ndiera, sepse grat’ e ture taksnë qe vënë nga fisi, e këmbienë nd’ataksi parafisit.
27 Kështu edhe meshkujt’ e ture, si lanë bashkuarit’ e fisit gruasë, u dogjnë nd’oreks ture njeri mbë jatërinë, tuke bërë turpnë meshkujtë mbë meshkuj, e muarrë pagënë u duhej gënjeshtrësë ture mbë vetëhe ture.
28 E sikundrë nukë deshnë njihnë Perndinë, i dha ata Perndia ndë një mënd keq, bëjënë punëra s’kanë udhë.
29 Plot me çdofarë shtrëmbërë, me kurvëri, djallëzi, lakëmim, keqe, plot me zili, me vreilë, me qartë, me gënjeshtrë, me dinakëri.
30 Murmunjarë, korkosurë, armiqt’ e Perndisë, fjalëligj, magrurë, pabejendisurë, sofo ndë gjeturë keqesë, pabindurë ndë përinj.
31 marrë, papaturë një kshill, padashuri, pamiqësi, palejmosin.
32 Këta ndonëse e njohnë gjuqn’ e Perndisë (se ata bëjënë këto janë zotë për vdekëjë), jo vetëmë ata i bëjënë, po edhe mburrjënë ata i bëjënë.