Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 18

:
Albanian - ALTMK27
1 E u thosh ature edhe paravoli për falturë gjithënjë, e mos lodhenë.
2 Tuke thënë: Ndë një qutet qe një Gjukatas, nukë trëmbej Perndisë, as kish turpn’ e njerëzet.
3 E mb’atë qutet ishte një grua e ve, e ajo vij tek ai, e thosh: Bëmë gjuq me armiknë tim.
4 E për shumë kohë nukë deshi t’i bën. pastajmenë thotë me vetëhe tij: Ndonëse Perndisë s’i trëmbem, e nga njeri nukë kam turp.
5 Ma sepse rëndon këjo grua e ve, le t’i bëj gjuqnë, mos vijë gjithënjë çajë krietë.
6 E digjuatë, tha Zoti, se ç’tha gjukatësi i shtrëmbërë.
7 E po Perndia do mos bëjë gjuqnë zgjedhuret tij, thërresënë nde ai dit’ e natë, e do përtojë për dëm ture?
8 U thom juvet do bëjë gjuqn’ e ture shpejt. Po kur vijë i biri i njeriut, do gjejë vallë besënë mbë dhe?
9 E tha edhe këtë paravoli për ca kishnë omuth mbë vetëhe ture se qenë drejtë, e shajnë tjerëtë.
10 Di njerëz hipnë ndë Iero falishnë, njëri Fariseo, e tjatëri kumerqar.
11 Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe tij: O Perndi, lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari.
12 Agjëroj di herë mbë javë, ap dhjetëtënë ndë sa gjë kam.
13 E kumerqari qëndroi për largut, e nukë duaj as sitë ngrij ndë Qiell, po rrihte gjoksn’ e tij, e thosh: Ndëjemë, o Perndi, mua fajëtuarë.
14 U thom juvet, kij u kthe i drejtë ndë shtëpi tij, e jo tjatëri. Se cilido ngrë vetëhen’ e tij, do gremisetë, e ai unj vetëhen’ e tij, do ngrihetë.
15 E i bijnë atij akoma edhe foshnjëtë, t’i zij ata; e si panë mathitit’ e tij, i qërtuanë ata.
16 E Iisui i thirri ata, e tha: Liri djelmtë vijënë tek u, e mos i mbani ata, se tillëvet është mbretëria e Perndisë.
17 Me vërteta u thom juvet, se ai mos dheksjë mbretërin’ e Perndisë posi foshnjë, do mos hijë mbë të.
18 E e pieti atë një nga parëtë, e tha: O dhaskal i mirë, ç’të bëj unë marr pjesë jetën’ e pasosurë?
19 Edhe Iisui i tha atij: Pse thua mirë? Ndonjë nuk’ ësht’ i mirë përveçme Perndisë vetëmë.
20 Porsitë i di: mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos bën martiri rreme, ndero babanë tënd, edhe mëmënë tënde.
21 Edhe ai i tha: gjitha këto i kam ruajturë mbë ri tim.
22 E si digjoi këto Iisui, i tha atij: Edhe një akoma lipsetë tij, shit gjithë sa ke, e ndajua varfëret, e do keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje.
23 E ai si digjoi këto, u helmua, sepse qe shum’ i pasurë.
24 E si e pa atë Iisui, u helmua, tha, se me shumë zahmet do hijënë ata kanë gjë, ndë mbretëri Perndisë.
25 M’e kollajtë është shkojë gamilia ndëpër vërë gjëlpërësë, se hijë i pasuri ndë mbretëri Perndisë.
26 E ata digjoijnë thanë: E kush mund sosetë?
27 Edhe ai u tha: Ato s’janë kollajta mb’anë njerëzet, janë kollajta mb’anë Perndisë.
28 E Petrua i thotë: Ja navet i lam gjitha, e erdhm pas teje.
29 Edhe ai u thot’ ature: Me vërteta u thom juvet, se nuk’ është ndonjë ka lënë shtëpi, a përinj, a vëllazër, a grua, a djelm, për dashuri mbretërisë Perndisë.
30 mos marrë shumë ndë këtë kohë, e jetë pasosurë ndë jetë vjen.
31 E si mori dimbëdhjetë mbënjanë, u thot’ ature: Ja, vemi ndë Ierusalim, e do paguhenë gjith’ ato janë shkruarë nga profitëtë për bir’ e njeriut.
32 Sepse do ipetë ndë duar pabesëvet, e do përqeshetë, e do pështihetë.
33 E si ta rrahënë me kamçi, do ta vrasën’ atë, e tretënë ditë do ngjalletë.
34 E ata nukë kupëtuanë fare nga këto, e qe këjo fjalë e fshehurë nga ata, e nukë noisnë ato u thuheshnë.
35 E kur u afërua ai ndë Ieriho, një i verbërë rrijte mb’udhë e lipën.
36 E si digjoi turmënë shkon, piet: Ç’është këjo?
37 E i rrëfienë atij shkonte Iisui Nazarinoi.
38 E thirri, e tha: Iisu, i biri Dhavidhit, lejmonismë mua.
39 E ata vijnë përpara e qërtoijn’ atë pushon. E ai gjithënjë thërrit tepër: I biri Dhavidhit, lejmonismë mua.
40 E Iisui qëndroi, e porsiti ja bienë atë përpara, e kur erdhi ai afër, e pieti atë.
41 E i tha: Ç’do bëj ti? Edhe ai i tha: Zot, shoh.
42 Edhe Iisui i tha atij: Shih, besa jote shpëtoi ti.
43 E atë çast pa ai, e i vij pas si, tuke lëvduarë Perndinë. E gjithë llaoi si panë këtë, dhanë lëvdim Perndisë.