Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 19

:
Albanian - ALTMK27
1 E si hiri ndë Ieriho, shkonte ndëpërmes qutetit.
2 E ja, një njeri quhej Zakheo, e ai ishte i pari i kumerqarëvet, e ishte shum’ i pasurë.
3 E dëshëron shih Iisunë ndë faqe, e nukë mund nga turma, sepse qe i vogëlë ndë shtat.
4 E shkoi përpara e hipi mbë një manezë, ta shih atë, se nga ajo udhë duaj shkon.
5 E si erdhi mb’atë vënd, ngrijti sitë Iisui e e pa atë, e i thotë: Zakheo, shpejto, zbrit mbë dhe, se sot do koneps ndë shtëpi tënde.
6 E zbriti me shpejta, e e priti atë me gëzim.
7 E si panë këtë, murmurisnë gjithë, e thoshnë, që: Vate konepjsë ndë shtëpi njëit njeriut fajëtorit.
8 E Zakheua dolli përpara Zotit, e i thotë: Ja unë, o Zot, gjismën’ e gjërit sim e ap mbë varfërë. E nd’i kam marrë njeriut gjë tepër nga haka, ja ap prapë katër pjesë.
9 Edhe Iisui i thot’ atij: Sot këjo shtëpi mori shpëtimnë, sepse edhe kij i biri Avraamit është.
10 Se i biri njeriut erdhi kërkojë e sosjë ata qenë humburë.
11 E si digjuanë ata këto, shtoi e tha një paravoli, sepse ishte ai afër Ierusalimit, e sepse besoijn’ ata se atë çast duaj çfaqej mbretëria e Perndisë.
12 Tha dha: Një njeri bujar vate ndë një vënd largë mirr një mbretëri për vetëhe tij, e kthenej pagjene.
13 E si thirri dhjetë nga shërbëtorët’ e tij, u dha ature dhjetë mnara, e u thot’ ature: Punoni këto ngjera sa kthenem.
14 E fshatarët’ e tij nuk’ e duajnë atë, e dërguanë pleqësi pas tij, e thoshnë: Nukë duamë këtë mbretërojë mbë nevet.
15 E si mori mbretërinë e u kthie, porsiti thërrisnë tek ai këta shërbëtorë, u kish dhënë asprëtë, mpson se ç’fitim kish bënë gjithëkush.
16 E vjen i pari e thotë: Zot, mnaja jote çoi dhjetë tjera.
17 E i thot’ atij: Mirë për ti, kopil i besuarë, sepse ndë pakënë u bëre i besësë. Do jeç zot ndë dhjetë qutete.
18 E vjen i diti, e thotë: Zot, mnaja jote, çoi pesë mnara.
19 E i tha edhe atij: Edhe tij do jeç zot ndë pesë qutete.
20 E vjen tjatër, e thotë: Zot, ja mnaja jote, e ruajta pështjellë ndë një destemel.
21 Sepse u trëmbçë tij, se je njeri i ashprë, ngrë atë nukë vure, e kuarr atë nukë mbolle.
22 E i thot’ atij: Nga fjala ote do gjukoj ti, shërbëtor i lig, e dije jam unë njeri i ashprë, e ngrë atë s’vura, e kuarr atë nukë mbolla.
23 E pse nukë dhe asprët’ e mia nde sarafi, ndë kthierë tim dojë t’i marrë me dhjafuar?
24 E u thot’ ature qenë përpara: Merri nga ai mnanë, e epjani atij ka dhjetë mnatë.
25 E ju përgjegjnë atij: Zot, ai ka dhjetë mnara.
26 E u thom juvet, cilitdo ka do t’i ipetë, e nga ai s’ka, edhe ajo ka, do mirretë prej si.
27 Po sa për ata hasmërit’ e mi, nukë deshnë mbretëroj mbë ta, birmëni këtu, e theri përpara meje.
28 E si tha këto, shkonte përpara tjerëvet, e hipën ndë Ierusalim.
29 E kur u afërua ndë Vithfagji e ndë Vithani, ndë mal thuhetë i ullinjet, dërgoi di nga mathitit’ e tij.
30 E u tha: Hajdeni ndë fshat përtejme, e si hini atje, do gjeni një kroç lidhurë, edhe s’ka hipurë mbi njeri. Zgjidhnie atë, e birmani këtu.
31 E nd’u pietë njeri juvet: Pse e zgjidhni? Kështu do t’i thoi atij, se i duhetë zotit tij.
32 E si vanë ata i dërgoi, e gjenë sikundr’ u tha ature.
33 E kur zgjidhnë ata kroçnë, u than’ ature zotërinjt’ e tij: Pse e zgjidhni kroçnë?
34 Edhe ata u thanë, që: zotit tij i duhetë.
35 E e prunë atë tek Iisui, e si shtinë ata rrobat’ e ture mbi kroçnë, hipnë mbi Iisunë.
36 E ateje shkonte ai, shtroijnë bota rrobat’ e ture mb’udhë.
37 E kur u qas ai mbë zbriturë malit ullinjet, nisnë gjithë turma e mathitivet lëvdoijnë Perndinë tuke gëzuarë me madh për gjith’ ato çudira panë.
38 E thoshnë: I bekuarë mbreti, ai vjen mbë ëmër Zotit, paq ndër Qiell, e lëvdim ndë lartë.
39 E ca nga Farisejtë bashkuarë me turmë i thon’ atij: Dhaskal, qërto mathitit’ e tua.
40 E ju përgjegj ature, e u tha: U thom juvet, ndë pushofçinë këta, do thërresënë gurëtë.
41 E si u afërua e pa qutetnë, qau për të.
42 E tha, se: njohje edhe tij, edhe ndë këtë ditë, atë vjen për mirë tënde! Ma ndashti këjo është mbuluarë nga sit’ e tua.
43 Sepse do vijënë dit për ti, kur pështjellënë hasmërit’ e tu me hendek, e mbulojënë rrotullë, e shtrëngojënë mbë gjith’ anë.
44 E gremisjënë për dheut ti, edhe djelmt’ e tua me ti bashkë, e do mos lënë tek teje gur mbi gur, sepse nukë njohë kohënë parit u tek teje.
45 E si hiri ndë Iero, zuri kren jashtë ata shitnë e bleijnë brënda mbë të.
46 E u thosh ature: Është shkruarë, shtëpia ime, është shtëpi e falturit, e juvet e bëtë atë spile kusarëvet.
47 E dhidhakste ngaditë ndë Iero. Po parët’ e priftëret, edhe grammatejtë, edhe parët’ e llaoit, kërkoijnë ta humbisnë atë.
48 E nukë dijnë se ç’të bëijnë për të, se gjithë llaoi rrijte me gojë hapëtë ta digjon atë.