Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 17

:
Albanian - ALTMK27
1 E u thotë mathitivet: Nuk’ është mumqim mos vijënë skandhaletë, po ve atij prej si vijënë.
2 mirë qe për t’i qe lidhurë mbë qafë tij një gur mullirit, e qe hedhurë ndë det, se bënetë skandallo ndë një nga këta vogjëjtë.
3 Kini kujdes vetëhenë tuaj. E nd’është fëjejë vëllai it tek teje, qërtoje atë; e ndë metanoistë, ta ndëjeç atë.
4 Edhe ndë fëjeftë shtatë herë ditënë kondrë teje, e shtatë herë ditënë kthenetë tek ti, e thotë: Metanois, ta ndëjeç atë.
5 E apostojtë i thanë Zotit: Shtona navet besë.
6 E u tha Zoti: Ndë keshëtë besë sa koqe sinapit, do thoshëtë këtij lisit manit: Shkulu, e fitepsu ndë det, e do t’u digjon juvet.
7 E cili është nga juvet ka një shërbëtuar liron nd’arë, a ruan dhëntë, kur kthenet’ ai nga ara i thotë me një: Eja, e rri ndë mësallë?
8 E nuk’ i thot’ atij tepër: Bëmë darkë, e përvishu bëç husmet, ngjera sa ha e pi, e pastaje do haç e piç edhe tij?
9 Mos i njeh ndonjë hatër atij shërbëtorit, sepse bëri ato e porsiti atë? duketë jo.
10 Kështu edhe juvet, kur bëni gjith’ ato u porsitjënë juvet, thoi: se jemi kopij pavëjierë, sepse ato keshëm borç bëjëm, bëm.
11 E kur vinte ai ndë Ierusalim, shkon ndëpërmes Samarisë e Galileësë.
12 E kur do hin ai ndë një fshat, duallë përpara tij dhjetë njerëz leprosurë, e ata qëndruanë për largut.
13 E ngrijtinë zënë, tuke thënë: Iisu dhaskal, le vijë keq për nevet.
14 E si i pa, u tha ature: Hajdeni e dëftoni vetëhenë tuaj ndë priftër. E tek vijn’ ata mb’udhë, u qëruanë.
15 E një nga ata, si pa u shërua, u kthie e lëvdon Perndinë me madh.
16 E ra përmbis përpara këmbëvet Iisuit, e efharistis atë, e ai qe Samarit.
17 Edhe Iisui u përgjegj e tha: Nuk’ u qëruanë dhjetë? E po nëntëtë ku janë?
18 Nuk u gjendnë ktheneshinë ipnë lëvdim Perndisë, përveçme këtij huajit?
19 E i tha atij: Ngreu, e hajde, besa jote sosi tij.
20 E si e pietnë pa Farisejtë, kur është për t’ardhurë mbretëria e Perndisë, u përgjegj ature, e u tha: Mbretëria e Perndisë nukë vjen me bërë gati.
21 As nukë thonë: Javua këtu, e javua atje, sepse ja, mbretëria e Perndisë ndë mes tuaj është.
22 E u tha edhe mathitivet: Do vijënë dit dëshëroni shihni një nga ditë birit njeriut, e do mos e shihni.
23 E do t’u thonë juvet: Javua këtu; a: javua atje; mos víi, as mos i ndiqni pas ata.
24 Sepse sikundrë llamburit vetëtima nga njëra an’ e Qiellit e ngjera mb’anë tjatër feks, kështu do jetë edhe i biri i njeriut ndë ditë tij.
25 Po përpara duhetë pësojë ai shumë, e shtriretë poshtë nga këjo fili.
26 E sikundrë gjau ndë dit Noesë, kështu do jetë edhe ndë dit birit njeriut.
27 Haijnë e pijnë, martoijnë e martonishnë, ngjera mb’atë ditë hiri Noea ndë qivoto, e erdhi kataklismoi, e i humbi gjithë.
28 Kështu gjau edhe ndë dit Llotit, haijnë e pijnë, bleijnë e shitnë, fitepsnë e dërtoijnë shtëpira.
29 Po atë ditë dolli Lloti nga Sodhoma, ra shi i zjartë e i shqufurtë nga Qielli, e i humbi gjithë.
30 Kështu e tila do jetë mbë ditë do dëftonetë i biri i njeriut.
31 Mb’atë ditë ai gjëndetë mbi taracë e ketë mbë shtëpi rrobat’ e tij, le mos zbresë t’i marrë ato; e ai gjëndetë nd’arë, ashtu edhe ai le mos kthenetë prapë.
32 Mbai mënd gruan’ e Llotit.
33 Cilido kërkon shpëtojë Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e cilido ta humbasë atë, do ta ruajë atë.
34 E u thom juvet, ndë këtë natë di do jenë ndë një stromë, njëri do mirretë, e tjatëri do lihetë.
35 Di do jenë bashkë bluajnë, njëra do mirretë, e tjatëra do lihetë.
36 Di do jenë nd’arë, njeri do mirretë, e tjatëri do lihetë.
37 E ju përgjegjnë, e i than’ atij: Ku, o Zot? Edhe ai u thot’ ature: Tek është kufoma, atje do mbëjidhenë edhe shqiponjatë.