Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

James 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Vëllazërit’ e mi, mos doi kini besënë nderçurit Zotit sonë Iisu Hrishtoit me cgjedhura faqevet.
2 Sepse ndë riftë ndë mbëjedhëjë tuaj një njeri ka unazë t’artë me rroba llampsura, e hijë edhe një i varfërë me rroba lerosura.
3 E do vështroni mb’atë ka veshurë rrobën’ e llampsurë, e do t’i thoi atij: Rri ti këtu mirë me prëjturë. E varfërit pa do t’i thoi: Ti qëndro atje, a rri këtu përpara fronit këmbëvet mia.
4 E nukë bëtë juvet shquarë mbë ta, e u bëtë gjukatës mbë menduara liga?
5 Digjoni, o vëllazërit’ e mi dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia varfërit’ e kësaj jetet, pasurë ndë besë e klironomë mbretërisë ka taksurë ature e duanë atë?
6 Ma juvet ksenderuatë varfërinë. Nukë janë pasuritë ata u shtridhjënë juvet me zotëri, e ju heqëjnë juvet ndë gjuqëra?
7 Nukë jan’ ata shajënë atë ëmërin’ e mirë, me ata thirri juvet?
8 Ndë ruani pa juvet nomnë e mbretit, sikundrë thotë karta, duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde, mirë bëni.
9 Ma ndë jini nga ata cgjedhënë faqera, bëni faj, e jini qërtuarë nga nomi si paranomë.
10 Sespse ai do ruajë gjithë nomnë e fëjejë mbë një, u fajëtuar mbë gjitha.
11 Sepse ai tha: Mos miheps, tha, edhe, mos vraç. E ndë mos kurvërofç, po vraç, u bëre prishësi i nomit.
12 Kështu kuvëndoni, e kështu bëni, sikur jini për gjukuarë me nom t’elefterisë.
13 Sepse gjuqi ësht’ i pandëjesë mb’atë nukë bëri ndëjesë, ma ndëjesa mburretë kondrë gjuqit.
14 Ç’është mbrodhi, o vëllazërit’ e mi, ndë thashtë njeri ka besë, e nukë ka punëtë, mos mund besa sosjë atë?
15 Nd’është vëllai a motra cveshurë, e u lipsetë buk’ e sorme.
16 E t’u thotë ndonjë nga juvet ature: Hajdeni ndë mirë, ngrohi, e ngosi, e mos u epni ature, ato u duhenë për kurm, ç’është mbrodhi?
17 Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëratë, ësht’ e vdekurë mbë vetëhë saj.
18 Mbase do thotë ndonjë: Ti ke besë, e unë kam punëra, dëftomë ti mua besënë tënde nga punërat’ e tua, e unë do dëftoj tij besënë nga punërat’ e mia.
19 Ti beson Perndia është një, mirë bën; edhe paudhëtë besojënë, edhe dridhenë.
20 Ma do njohç, o njeriu i mbrazëtë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë?
21 Avraami, Babai inë, nuk’ u i drejë nga punëratë, tuke prurë Isaaknë bir’ e tij kurban mbë thisiastir?
22 Ti e sheh besa punon bashkë me punëra tij, e nga punëtë besa ju e sosurë.
23 E u pogua karta thotë: Besoi Avraami mbë Perndinë, e ju zu nde ai për drejtë, e është quajturë miku i Perndisë.
24 E shihni juvet adha për punëratë bënetë i drejtë njeriu, e jo nga besa vetëmë?
25 Kështu lloi edhe kurva Rahavi, nuk’ u e drejtë nga punëtë, kur priti ëngjëjtë e i nxori nga tjetër udhë?
26 Sepse sikundr’ është kurmi i vdekurë pa Shpirt, kështu edhe besa është e vdekurë pa punëra.