Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

James 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Iakovi, ropi i Perndisë edhe i Zotit Iisu Hristoit, mbë dimbëdhjetë fili, janë përhapurë, u thom gëzoni.
2 Kinie, o vëllazër, si një aformi gëzimit vërtetë, kur biri ndë shumë lloi piraksira.
3 Se e diji dhoqimia e besësë suaj bie durimnë.
4 E durimi le ketë punë tërë, jini telio, e tërë, e palipsurë mbë ndonjë punë.
5 E nd’i lipsetë ndonjeit nga jush sofi, le kërkojë nga Perndia ep mbë gjithë pa kurcim e nukë shan, e do t’i ipetë atij.
6 Edhe le kërkojë me besë, pa ndonjë shubehe, sepse ai ka shubehe gjan me tallaz detit kur nakatosetë a kur e tund era.
7 Le mos mendonetë ai i tili njeri se merr gjëkafshë prej Zotit.
8 Sepse njeriu me di mënd ësht’ i paqëndruarë ndë gjith’ udhëra tij.
9 Vëllai adha i unjëtë le mburretë ndë lartë tij.
10 I pasuri pa ndë t’unjurë tij, sepse posi lule e barit do shkojë.
11 Sepse dolli Dielli bashkë me ngrohëtë, e e thau barë, edhe lule e tij i ra, edhe bukuria e faqesë tij i humbi. Kështu edhe i pasuri ndë çuara tij do veshqetë.
12 Lum ai njeri duron pirasmo, sepse kur jetë dhoqimasurë, do marrë kurorën’ e jetësë, është taksurë nga Zoti mb’ata e duanë atë.
13 Ndonjë kur piraksetë, le mos thotë piraksetë nga Perndia, sepse Perndia nukë gucitetë nga e keqia, e ai nukë gucit ndonjë.
14 Po cilido gucitetë nga dëshërimi i tij, e cbranisetë e gënjenetë.
15 Pastaje dëshërimi bënetë me barrë e pjell fajnë, e faji pa si bënetë, pjell mortnë.
16 Mos doi gënjeneni adha, o vëllazërit’ e mi dashuritë.
17 Çdo e dhënë e mirë e çdo dhurëti e tërë, vjen sipërit tuke cbriturë nga babai i dritëvet; mb’atë nuk’ është këmbierë, as hie e këmbimit.
18 Sepse ai me thelimë tij na polli nevet, për fjalë vërtetësë, jemi nevet ëndë e punëravet bëra tij.
19 Andaj, o vëllazërit’ e mi dashuritë, le jetë çdo njeri i shpejtë mbë digjuarë, e i mënuarë mbë kuvënduara, e i mpirë mbë zëmëruarë.
20 Sepse zëmëruarit’ e njeriut nuk’ e mbush drejtën’ e Perndisë.
21 Për atë punë, si hidhni poshtë çdo qelbësirë e tepëruarën’ e keqesë, me butë dheksni fjalënë është birë ndër ju, atë mund sosjë Shpirtëratë tuaj.
22 E bëni asuresh bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh digjojënë tuke gënjierë vetëhenë.
23 Sepse ndë digjoftë ndonjë fjalënë e mos ta bëjë, kij gjan me një njeri vështron ndë pasqirë faqen’ e tij ka nga mëma.
24 Ai si vështroi vetëhenë, shkoi e vate, e harroi çfarë lloi qe.
25 Ma ai vështrojë brënda ndë nom tërë t’elefterisë, e nd’atë pret, kij si nukë bënetë i mbajturë vesh i haruarë, po bën punënë, kij do jetë i lumurë ndë punë tij.
26 Ndë duketë mbë juvet ndonjë ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.
27 Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, vështrojmë varfëritë e vatë, ndë shtrëngim ture, e ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë.