Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

James 3

:
Albanian - ALTMK27
1 Mos doi bëneni shumë dhaskalë, o vëllazërit’ e mi, sepse e diji do marrëmë t’ashprë gjuq mbë vetëhe.
2 Sepse shumë punëra fëjejëmë gjithë. Ai nukë fëjen mbë fjalë, kij është njeri i sosurë, i zoti vërë frë edhe gjithë kurmit.
3 Ja, tek vëmë frëne kuajet ndë gojë, na bindenë nevet, e u rrotullojmë gjithë kurminë.
4 Ja, edhe karavetë ndonëse janë kaqë mëdhinj, e ndonëse shturenë nga erëra forta, kthenenë nga një temon i vogëlë atje tek do ai e qivernis.
5 Kështu edhe gjuha është një anë e vogëlë, e mburretë mbë shumë punëra. Ja, pakëzë zjar sa pill madh djeg.
6 Edhe gjuha është një zjar, një jetë e shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e rruajturit sonë.
7 Sepse gjithë fisi i bishëvet, edhe i fluturakëvet, edhe i gjërpinjet, e i pishqet cbutenë, e janë cbuturë nga fuqi e njerëzet.
8 Ma gjuhënë ndonjë nga njerëzitë nukë mund ta cbutjë. E kaqë s’mund t’i vihetë frë, plot me helm mortit.
9 Me atë bekojëmë Perndinë e Babanë, e me atë mallëkojëmë njerëzitë janë bërë me konismë Perndisë.
10 Nga një gojë e tillë del bekimi edhe mallëkimi; nukë mundjënë venë këto punëra kështu, o vëllazërit’ e mi.
11 Mund vallë kroi burojë nga një i tili kanal ujë ëmblë edhe pikëtë?
12 Mund vallë, o vëllazërit’ e mi, fiku bëjë ullinj, a dhria fiq? Kështu edhe kroi nukë mund bëjë ujë kripurë edhe ëmblë.
13 Kush është sofo edhe i dijturë ndër ju? Le dëftojë ai me anë jetësë e mirë punërat’ e tij janë bërë me butë dijturit.
14 E ndë kini juvet zili pikëtë e qartëra ndë zëmëra tuaj, mos mburri, e mos gënjeni kondrë vërtetësë.
15 Nuk’ është këjo sofi e cbriturë lartazi, po e dheut, kafshërishte, e paudhit.
16 Sepse tek është zili e filloniqi, atje është akatastasi, e çdo pun’ e ligë.
17 E sofia është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë mira, e largë nga ksetaksuritë, e pa ipokrisi.
18 E pemm’ e drejtësë pa mbilletë ndë paq mb’ata bëjënë paq.