Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ephesians 6

:
Albanian - ALTMK27
1 Djelm, jini bindurë ndë përin tuaj si mbë Zotnë, sepse këjo ësht’ e udhësë.
2 Ndero babanë tënd, edhe mëmmënë tënde (që është porsi e parë, ka taksurë).
3 bëneç i lumurë e rroç shumë kohë mbi dhe.
4 E juvet baballarë, mos i cërisni ndë urgji djelmtë tuaj, po rritni ata ndë dhidhaskali, e ndë nasihat Zotit.
5 Shërbëtorë, jini gjegjurë ndë zotërinj mishtë, me frikë e me shpejtë, me zëmërë hapëtë tuaj, si mbë Krishtinë.
6 Tuke punuarë jo me si, si për pëlqierë mbë njerëz, po si shërbëtorë Krishtit, tuke bërë thelimën’ e Perndisë me zëmërë.
7 Tuke punuarë me dashuri sikur punoni Zotnë, e jo sikur punoni njerëzet.
8 E diji, se atë bën gjithëkush, atë mirë do marrë nga Zoti, kaqë shërbëtuar, kaqë eleftero (e zot).
9 Edhe ju zotërinj, tilatë bëni mb’ata, pakëconi t’ashprëtë tuaj, e diji se Zoti juaj e i ature ësht’ ndër Qiell, e ai nuk’ është cgjedhës faqevet.
10 Sa për jetërinë, o vëllazër, bëni fortë mbë Zotnë, e ndë fuqi fortë tij.
11 Vishuni armët’ e Perndisë, mundni juvet qëndroni kondrë ndë zanate paudhit.
12 Sepse nukë kemi lëftojmë nevet me mish a me gjak, po me arhira, me urdhëratës, me ata kanë mbë dorë këtë jetë t’errurë, me Shpirtëre liga, t’erësë.
13 Andaj mirri gjithë armët’ e Perndisë, mundni rriji kondrë ndë ditë keqe, e si jini gati mbë gjitha, qëndroni.
14 Qëndroni adha tuke ngjeshurë mishnë tuaj me vërtetë, e veshurë me kallkan drejtësë.
15 E mbathni këmbëtë jini gati për Ungjill paqit.
16 Mbi gjitha merri skutarë e besësë, me atë mundni shuani gjithë shugjetat e dhezura ligut.
17 E merri periqefaleën e shpëtimit, edhe thikën’ e Shpirtit, është fjal’ e Perndisë.
18 Me çdofarë luturë e falë, fali gjithënjë me Shpirt, e mbë këtë tillënë rriji cgjuarë, me çdofarë durim e luturë për gjithë Shënjtorë.
19 Edhe për mua, ipetë fjalë, hapetë goja ime, bëj çfaqetë mistiri i Ungjillit.
20 Për atë jam basaduar me zinçir, çfaqem mbë unë, e flas sikundrë duhetë.
21 Edhe diji edhe juvet punët’ e mia, ç’bëj, do t’ua dëftojë juvet gjitha Tihikoi, vëllai im i dashuri e shërbëtori i besësë mbë Zonë.
22 Atë e kam dërguarë mbë juvet për këtë punë, njihni punët’ e mia, e t’u parigorisjë zëmëratë tuaj.
23 Paq mbë vëllazër, e dashuri me besë nga Perndia babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
24 Dhurëti mbë gjith’ ata pa prishurë duanë Zotnë tënë Iisu Hristonë. Kështu qoftë! * Karta mbë Efesiot u shkrua nga Romi, me anë Tihikoit.