Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ephesians 5

:
Albanian - ALTMK27
1 Bëni gjarë Perndisë si djelm dashurë.
2 E ecëni mbë dashuri, sikundr’ na deshi edhe Krishti nevet, e dha vetëhen’ e tij për nevet mblatë e kurban te Perndia, për mirisurë.
3 Edhe kurvëri e çdofarë pëgërë, a lakëmim, as mos zihetë ngoje ndër juvet, sikundrë ka hie ndë Shënjtorë.
4 As e turpshime, as kuvënde marra, as bufonërira, janë pahie, po tepërë efharisti e lëvdim.
5 Sepse këtë dijie, çdo kurvjar, a i paqëruarë, a lakëmeës, ai ësht’ idhollollatr’, s’kanë klironomi ndë mbretëri Krishtit e Perndisë.
6 Ndonjë mos u gënjejë juvet me fjalë mbrazëta, sepse për tila punëra urgji e Perndisë mbë bij pabindurë.
7 Mos doi adha kini shoqëri me ta.
8 Sepse njëherë jeshëtë errëcirë, ma ndashti dritë mbë Zotnë. Ecëni si djelmt’ e dritësë.
9 (Se pemma e Shpirtit është mbë çdofarë mirë e drejtë, e vërtetë).
10 Dhoqimasni juvet vetëhenë, cila ësht’ e pëlqierë te Zoti.
11 E mos doi kini pjesë ndë punëra papemmë errëcirësë, po edhe tepërë rrihni faqenë.
12 Sepse punëtë bënenë nga ata ndë fshehurë, janë turpçime edhe thuhenë.
13 Ma gjith’ ato janë për hedhurë poshtë, do çfaqenë prej dritet, sepse gjith’ ajo çfaq (punëratë) është dritë.
14 Andaj thotë: Ngreu mbë këmbë ti flë, e ngjallu nga vdekuritë, e do ndrijë ti Krishti.
15 Vështroni adha ecëni me kujdes, jo si pamënd, po si dijturë.
16 Tuke shpërblierë kohënë, sepse ditë janë këqia.
17 Pra andaj mos u bëni pamënd, po digjuarë thelimësë Zotit.
18 E mos dehi me verë, mb’atë ësht’ asotia, po mbushni me Shënjtnë Shpirt.
19 Tuke kuvënduarë ndëpër juvet me psallmora e me imno, e këngëra Shpirtit, tuke kënduarë, e tuke psallurë me zëmëra tuaj mbë Zotnë.
20 Tuke dhënë lëvdim gjithënjë për çdofarë punë Perndisë e babait mbë ëmër Zotit sonë Iisu Hristoit.
21 Tuke bindurë njeri ndë jetërinë me frikë Perndisë.
22 Gratë le bindenë ndë burra ture si mbë Zonë.
23 Sepse burri është Krie mbë gruanë, sikundr’ është Krishti kreu i Qishësë, e ai është sotiri i kurmit.
24 Po sikundrë bindetë Qisha mbë Krishtinë, kështu le bindenë edhe gratë mbë burra ture mbë gjitha.
25 Ju burratë doi gratë tuaj, sikundrë edhe Krishti deshi Qishënë, e dha për atë vetëhen’ e tij.
26 ta shënjtëron atë, tuke kërkuarë atë me larë ujit me anë fjalësë.
27 bëjë duketë përpara tij Qisha veshurë me nder, pa lerë, pa lapë, a ndonjë tillë punë, po jetë e Shënjtëruarë, e pa katigori.
28 Kështu duhetë duanë burratë grat’ e ture, si edhe trupet’ e ture. Ai do gruan’ e tij, do vetëhen’ e tij.
29 Sepse ndonjë nuk urreu kurrë kurmin’ e tij, po e ushqen e e mbulon atë, si edhe Zoti Qishënë.
30 Sepse jemi anë kurmit tij, nga misht’ e tij, edhe nga eshtërat’ e tij.
31 Andaj njeriu do lërë baban’ e tij, edhe mëmmën’ e tij, e do bashkonetë me grua tij, e do jenë di një kurm.
32 Kij Mistir ësht’ i madh, e unë thom mbë Krishtinë edhe mbë Qishë.
33 Andaje edhe cilido nga jush le dojë gruan’ e tij si edhe vetëhen’ e tij, e gruaja pa trëmbetë burrit.