Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Philippians 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua edhe Timotheoi, ropt’ e Iisu Hristoit, mbë gjithë Shënjtorë mbë Krishtinë Iisunë, janë ndë Filippë, bashkë me Piskopë e me Dhiakonë.
2 Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia, babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3 I ap lëvdim Perndisë sime, kurdo u kujtonem juvet.
4 (Tuke bërë luturë për gjithë juvet ndë çdo falturë tim me gëzim).
5 Për pjesë tuaj kini nd’Ungjill, ditën’ e parë ngjera ndashti.
6 E kam edhe këtë shpëresë, se ai nisi ndër ju punën’ e mirë, do ta bëjë sosurë ngjera mbë ditë Iisu Hristoit.
7 Sikundr’ ësht’ e drejtë silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire mia, e ndë përgjegjurë tim, edhe ndë veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.
8 Sepse martir mbë mua është Perndia çfarë lloi u dua unë gjithë juvet ndë thelp zëmërësë Iisu Hristoit.
9 E për këtë i lutem Perndisë tepërojë dashuria juaj shumë e shumë ndë njohurë e ndë çdofarë digjuarë.
10 cgjidhni mirënë juvet, jini qëruarë e pa spodhi ngjera mbë ditë Krishtit.
11 Mbushurë me pemmë drejtësë, me anë Iisu Hristoit, për lëvdim e nder Perndisë.
12 Dua dha diji juvet, vëllazër, punëtë janë mbë mua, shumë janë kthierë për mbrodh t’Ungjillit.
13 Kaqë lidhurat’ e mia pësova për Krishtinë, u çfaqnë ndë gjithë pretori, e mbë gjithë tjerë.
14 E shumëtë nga vëllazëritë mbë Zonë, si muarrë tharos nga lidhurat’ e mia, guxojënë shumë flasënë pa frikë fjalën’ e Perndisë.
15 Dica me vërtetë për zili, e për inat, e ca tjerë pa me zëmërë mirë qiriksjënë Krishtinë.
16 Dica pa nga sinerija qiriksjënë Krishtinë, jo me zëmërë qëruarë, e vënë ndër mënd bienë mua helm ndë lidhura mia.
17 Dica pa për dashuri, sepse e dinë sa jam kolisurë ndë ndihurë t’Ungjillit.
18 Po çë? Përveçë, çdofarëlloiet, ja me shtijturë, ja me vërtetë, Krishti qiriksetë. E mbë këtë gëzoj, edhe do gëzonem.
19 Sepse e di këjo do vëjejë mua për shpëtim me luturë tuaj, e me ndihmë Shpirtit Iisu Hristoit.
20 Sikundr’ është prituritë e shpëresa ime, mbë ndonjë punë do mos turpëronem, po me gjithë tharos si kurdo, edhe ndashti do larconetë Krishti ndë kurm tim, kaqë për rruarë, kaqë për vdekëjë.
21 Sepse jeta ime është Krishti, e vdekëja ndë fitim.
22 E nd’është pa këta rruarë ndë kurm vëjen mua për fitim, e unë çfarë punë cgjedh nuk’ e di.
23 E jam shtrënguarë mbë di anë, dojë ngrihëshë e jeshë bashkë me Krishtinë, është shumë mirë.
24 Ma ndë rri ndë kurm, këjo është e vëjierë për juvet.
25 E tuke pasurë tharos unë mbë këtë e di do qëndroj, e do bëj ndënjuritë bashkë me juvet gjithë, për mbrodh tuaj e për gëzim besësë.
26 tepërojë mburitë tuaj për mua mbë Hristo Iisunë, me t’ardhuritë tim pa ndër juvet.
27 Përveçe biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, ja vij unë e t’u shoh juvet, ja për largut digjoj për juvet thonë, qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë Ungjillit.
28 E për ndonjë punë mos trëmbi nga ata janë kondrë; ajo është aformi për ata për humbëjë, e për juvet është për shpëtim, e këjo është nga Perndia.
29 Sepse me anë Krishtit, mbë juvet është dhënë, jo besoni nd’atë vetëmë, po edhe pësoni për të.
30 Tuke mbajturë atë luftë patë mbë mua, e digjoni ndashti mbë mua.