Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 28

:
Albanian - ALTMK27
1 E si shpëtuanë, ahiere e njohnë nisia quhetë Malltë.
2 E Varvarëtë na bëijnë shumë njerëzllëk nevet, sepse si na dheznë zjar, na muarrë gjithë nevet nga shiu bij edhe nga ftohëtitë.
3 E tek mbëjidh Pavllua shumë lëmishte e i vij mbë zjar, dolli jashtë nga ngrohëtitë një nepërkë e ju kolis mbë dorë tij.
4 E si panë Varvarëtë nepërkënë varturë nga dor’ e tij, thoshnë njeri me jatërinë: Patjatër gjakëcuar është kij njeri, si shpëtoi nga deti, gjuq’ i Perndisë nuk’ e la atë rrojë.
5 E ai si shkundi nepërkënë ndë zjar, nukë pësoi ndonjë keq.
6 E ata pritnë ajej ai, a bij mbë dhe aksafna i vdekurë. E si pritnë shumë kohë ata, e panë s’u nde ai ndonjë e keqe, këmbienë mëndë e thoshnë, ai është Perndi.
7 E rrotullë mb’atë vënd pat fshatëra i pari i nisisë, quhej Puplio e ai na priti navet, e na gostiti tri dit me zëmërë mikërishte.
8 E gjau jatn’ e Puplioit ta zij ethea edhe lëparqea, e dergjej. Tek ai vate Pavllua, e si u fal, i vuri duartë sipër e e shëroi atë.
9 E si u këjo, edhe tjerëtë kishnë sëmundëra ndë nisi, vininë e shëronishnë.
10 E ata na nderuanë navet me shumë ndere, edhe kur deshm hijëm ndë karav, na prunë gjith’ ato na duhishnë.
11 E pas tre muajet hitim ndë një karav Aleksandhrino, dimëron ndë nisi me Bandierë Dhioskurëvet.
12 E si zbritm ndë Sirakusë, qëndruam atje tri dit.
13 E ateje erdhm rrotullë anësë e arrijtim ndë Rigjo. E si shkoi një ditë me frijturë notisë, ditënë ditë erdhm ndë Potiolë.
14 E gjem atje vëllazër, e na u lutnë mbeteshim atje mb’ata shtatë dit. E kështu ateje erdhm ndë Rom.
15 Edhe atje si digjuanë vëllazëritë t’ardhuritë tanë, duallë na pritnë nevet ngjera ndë foro t’Apiut, e ndë Tri Taverna. Këta si i pa Pavllua, efharistisi Perndinë, e mori tharos.
16 E kur erdhm ndë Rom, Ekatondarhu dha hapsosuritë te i pari i asqerit. E Pavllosë i dhanë urdhër rrij veçë, me atë trim e ruan atë.
17 E gjau pas tri ditet thërrit Pavllua ata qenë parë ndë çifut. E si u mbëjodhë ata, u thosh ature: O njerëz vëllazër, unë ndonëse nukë bëra ndonjë punë kondrë llaoit a kondrë adetevet baballarëvet, dhanë lidhurë nga Ierusalimi ndë duar Romanëvet.
18 E ata si ksetaksnë, duajnë lëshoijnë, se nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë tek unë.
19 Ma si rrijnë çifutë kondrë, u shtrënguaçë thërres Qesarinë, jo se keshë për kallëzuarë gjë filinë time.
20 E për këtë sebep adha kërkova unë t’u shoh juvet e t’u kuvëndoj, sepse unë për shpëresë t’israilit jam lidhurë me këtë zinçir.
21 Edhe ata i thon’ atij: Nevet as kartëra muarrm nga Iudhea për tij, as ndonjë nga vëllazëritë erdhi e na tha a na kuvëndoi gjë keq për tij.
22 Po duamë digjojëmë prej teje ato ke ndër mënd, sepse sa për këtë eres na e dimë ndë çdo vënd flasënë kondrë për të.
23 E si i dhiorisnë atij një ditë vanë tek ai ndë shtëpi shumë e ksijis mb’ata e dëfton mbretërin’ e Perndisë, e u mbush ature kokënë për Iisunë, nga nomi i Moisiut edhe nga profitë, ndë mëngjes e ngjera mbrëmanet.
24 E ca besoijnë mb’ato thosh, e ca nukë besoijnë.
25 E si s’qenë mbë një mënd njeri me jatërinë, ikëjnë tuke thënë Pavllua një fjalë, se mirë tha Shënjti Shpirt me anë profitit Isaiut mbë baballarë tuaj.
26 Kur tha: Hajde ndë këtë llao e thuaju: Me veshë do digjoni, e do mos kupëtoni; e me si do shihni, e do mos njihni.
27 Sepse u ntrash zëmëra e këtij llaoit, e me veshë rëndë digjuanë, e sit’ e ture i mbillnë, mos ndodhetë shohënë me si, e digjojënë me veshë, e me zëmërë kupëtojënë, e kthenenë, e t’i shëroj ata.
28 Digjoni adha juvet ndë filira tjera u dërgua shpëtimi i Perndisë, e ata do ta digjojënë.
29 E si tha ai këto fjalë, iknë prej si çifutë, tuke bënë shumë qartë njeri me jatërinë.
30 E Pavllua mbeti atje plot di vjet, ndë shtëpi pat me qira, e prit gjith’ ata vijnë tek ai.
31 Tuke qiriksurë mbretërin’ e Perndisë, e tuke dhidhaksurë punët’ e Zotit Iisuit Hristoit, me çdo elefteri e pa ndonjë mbodhi.