Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 20

:
Albanian - ALTMK27
1 E si pushoi nakatosia, thirri Pavllua mathitejtë, e si i la me shëndet, dolli vij ndë Maqedhoni.
2 E si shkoi ndëpër gjithë ato vënde, e i parigorisi ata me shumë dhidhahira, erdhi nd’Elladhë.
3 E bëri atje tre muaj, e si duajnë çifutë t’i ngrihnë dhokan duaj vij me karav ndë Siri, e mpsuanë kthenej ndëpër Maqedhoni.
4 E vij pas atij ngjera mb’Asi Sosipatroi Verjoti. Edhe nga Seleniklitë, Aristarhoi, edhe Sekundhua, edhe Gaioi Dherveu, edhe Timotheoi. E nga Anatolitë, Tihikoi edhe Trofimoi.
5 Këta vanë përpara, e na prisnë navet ndë Troadhë.
6 E na bëm plëhurë pas ditet lipsovet nga Filippëtë, e erdhm nd’ata ndë Troadhë, ngjera mbë pesë dit, e atje qëndruam shtatë dit.
7 E parënë ditë javësë, tek qenë mathitejtë mbëjedhurë prisnë bukë, Pavllua i dhidhaks ata, se duaj nesëret t’ikën, e mbajti dhidhahinë ngjera ndë mes natësë.
8 E ndë çardhak tek qenë mbëjedhurë, ishnë shumë llambadha dhezurë.
9 E një trimshor quhej Eftiho tek rrij mbë një penxhere, si e mundi një gjumë i rëndë, kur edhe po dhidhaks Pavllua, u vithis prej gjumit e ra nga tre patetë përposh, e e ngrijtinë nga dheu vdekurë.
10 Ma si zbriti Pavllua, ra mbi të, e si e pushtroi, tha: Mos viri silloi, se Shpirti i tij është mbë të.
11 E si hipi sipër, e theu bukë, e hangri, e dhidhaks fjalënë ngjera ndë mëngjes, e kështu dolli.
12 E e prunë djalënë gjallë, e u parigorisnë jo pak.
13 E na si vam përpara mbë karav, e vejëm për Asso, e ateje do marëm Pavllonë, se ashtu kish lënë porsi, se duaj vij për Dheut.
14 E si u poq me navet nd’Asso, e muarrm atë e vam ndë Mitilin.
15 E ateje hapm plëhurë, e ditën’ e nesërme arrijtim karshi Hiosë. E tjetërënë ditë duallm ndë Samo, e si qëndruam ndë Trojilë, nesëret erdhm ndë Milito.
16 Se Pavllosë i pëlqeu shkon ndëpër anë t’Efesosë mos i bënej atij mënuarë nd’Asi; sepse nxitonej, nd’ish kollaj ditën’ e Pendikostisë gjëndej nd’Ierusalim.
17 E nga Militua dërgoi nd’Efesso e thirri priftërit’ e qishësë.
18 E si erdhë tek ai, u tha ature: Juvet e diji ditën’ e parë erdha nd’Asi, qish shkova me juvet gjithë këtë kohë.
19 Tuke shërbierë Zotnë me çdolloi tapinosurë, e me shumë lot, e me shumë piraksira, gjajtinë mua nga an’ e pusivet çifutet.
20 E s’u ruaçë fare mos u thom juvet nga ato vëjejënë, e mos u dhidhaks juvet gjithëvet bashkë, edhe veçë [ edhe ] ndëpër shtëpira.
21 E nukë pushova tuke martirisurë ndë çifut e nd’Elinë metaninë duaj, e mbë Perndinë, e besënë mbë Zonë tënë Iisu Hristonë.
22 E na unë ndashti lidhurë nga Shpirti, vete nd’Ierusalim, pa dijturë çfarë punëravet do gjajënë mua atje.
23 Përveçme Shënjti Shpirt veveos ndë gjithë qutete, e thotë zinçirë e shtrëngime presënë.
24 E ndonjë nga këto nukë trëmbem unë, as kam jetënë time nderçurë nga vetiu, po sos udhënë time me gëzim, edhe shërbierit’ e fjalësë paçë marrë nga Zoti Iisu, për dhënë martiri ndë Ungjill dhurëtisë Perndisë.
25 E ndashti ja, un’ e di do mos shihni gjithë juvet faqenë time, ndëpër gjithë juvet shkova tuke dhidhaksurë mbretërin’ e Perndisë.
26 Për këtë punë u marr juvet për martirë mbë këtë ditë, unë jam i pafaj nga gjaku i gjithëvet.
27 Sepse unë nuk’ u shtëmëgçë mos u rrëfejë juvet gjithë kshill’ e Perndisë.
28 Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë u vuri mbë juvet Shënjti Shpirt piskopë, kullotni Qishën’ e Perndisë, e ka fituarë me gjak tij.
29 Se un’ e di këtë, si ikëj unë e pastaje do hijënë ndëpër juvet ujqër këqinj, do mos kurcejënë griqnë.
30 Edhe nga mesi juaj do ngrihenë ca njerëz dhidhaksjënë punëra shtrëmbëra, heqëjnë mathitejtë pas vetiut.
31 E andaj rriji cgjuarë, e kujtoneni tri vjet nukë pushova dit’ e natë ap nasihat me lot mbë cilinëdo nga jush.
32 Edhe ndashti, o vëllazër, u juvet te Perndia, edhe mbë fjalë dhurëtisë tij, ësht’ e zonja t’u dërtojë shtëpinë e t’u apë juvet pjesë bashkë me gjithë Shënjtëruarë.
33 Ergjënd, a Ar, a veshura, as ndonjë nukë desha.
34 Juvet e diji ndë hrië mia edhe t’ature paçë me vetëhe këto duar shërbienë.
35 Mbë gjitha u dëftova juvet se kështu me punuarë duhetë ndihëjmë sëmurëtë e mbajëmë mënd fjalët’ e Zotit Iisuit, se ai tha: mirë është t’apë njeriu, se marrë.
36 E si tha këto, unji gjunjët’ e tij, e u fal me gjith’ ata.
37 E u qarë madh ndë gjith’ ata, e ranë mbi qafë Pavllosë e e puthn’ atë.
38 E helmonishnë shumë për fjalë u tha, se do mos shohënë faqen’ e tij, e e përcillë atë ngjera mbë karav.