Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 21

:
Albanian - ALTMK27
1 E poqë u hoqm navet prej suresh, hapm plëhurëtë e vam dreq ndë Ko, e ditën’ e pastajme ndë Rodho, e ateje ndë Patara.
2 E si gjem një karav shkon për Finiq, him mbë e bëm plëhurë.
3 E si na u duk Qiprua e e lam atë mbë mëngjërë, armenism për ndë Siri, e zum ndë Tiro, se atje duaj shkarkon barrënë karavi.
4 E si gjem mathitejtë, qëndruam atje shtatë dit’. E këta i thanë Pavllosë me anë Shpirtit, mos vij nd’Ierusalim.
5 E si u sosnë këto dit, duallm e vejëm, e na përcillnë navet gjithë me gra e me djelm ngjera jashtë qutetit. E si unjm gjunjëtë, faleshim mb’anë Detit.
6 E si u puthm njeri me jatërinë, navet him ndë karav, e ata u kthienë ndë shtëpira ture.
7 E navet si sosm t’armenisuritë, nga Tirua arrijtim ndë Ptolemaidhë. E si u puthm me vëllazër, qëndruam një ditë me ta bashkë.
8 E nesëret duallm navet bashkë me Pavllonë, e erdhm ndë Qesari. E si hitim ndë shtëpi Filippoit vangjelistiut (që qe nga shtatë) qëndruam tek ai.
9 Kij kish katër vashëza vërgjëresha profitepsnë.
10 E si mbetm navet atje shumë dit, erdhi një profit nga Iudhea quhej Agavo.
11 E si erdhi ndë navet, e mori brezn’ e Pavllosë e lidhi duart’ e tij edhe këmbëtë, tha: Kështu thotë Shënjti Shpirt, njerinë kij brez ësht’ i tija, kështu do ta lidhjënë çifutë nd’Ierusalim, e do ta apënë ndë duar miletevet tjera.
12 E si digjuam këto, i luteshim nevet edhe vëndësitë, mos hipën ai nd’Ierusalim.
13 E Pavllua u përgjegj: Ç’bëni tuke qarë, e tuke lënduarë zëmërënë time? Sepse sa për vetëhenë time, jam gati jo lidhem vetëmë, po edhe vdes nd’Ierusalim për ëmër Zotit Iisuit.
14 E si nukë na digjon ai, pushuam, e tham: Le bënetë ajo do Zoti.
15 E pas ato ditet, muarm ç’na duhej për udhë, e vejëm nd’Ierusalim.
16 E erdhë me na bashkë edhe ca mathitej nga Qesaria, e bijnë me vetëhe atë duaj na prit navet, Mnasonë Qipriotnë, mathitin’ e vjetërë.
17 E si vam navet nd’Ierusalim, na pritnë vëllazëritë tuke gëzuarë.
18 E nesërmenë hin Pavllua me nevet bashkë ndë shtëpi t’Iakovoit, e u mbëjuadhë gjithë pleqësia.
19 E si i puthi ata, u rrëfen një nga një ato bëri Perndia ndëpër filira me anë shërbesësë tij.
20 E ata si digjuanë lëvdoijnë Zotnë, edhe i than’ atij: E sheh, vëlla, sa mijëra janë nga çifutë panë besuarë? E gjithë këta kanë zili nomit.
21 Ndashti këta kanë digjuarë për ti, dhidhaks gjithë çifutë gjëndenë ndëpër filira, largonenë nga Moisiu, tuke thënë mos bëjënë ata djelmtë sunet, edhe mos rrojënë sikundrë kishnë adetetë.
22 Ç’është adha këjo? Do mbëjidhenë turmë këtu, sepse do dijënë se erdhë.
23 Bën adha këtë thom tij: Janë ndë nesh katër njerëz kanë taksurë mbi vetëhe.
24 Merri këta me vetëhe, e qërou me ta bashkë, e ksodhjas ti për ta, rruajnë kokënë, e ta dinë gjithë ato digjuanë për tij s’janë gjë, po ecën edhe ti adetnë e ruan nomnë.
25 E sa për ata Ethnikotë besuanë nevet u shkruam, e kemi vënë sinuar mos vështrojënë këto, po veçe ruhenë ata nga ato therjënë nd’Idhollë, nga gjaku, nga mbituratë, edhe nga kurvëria.
26 Ahiere Pavllua mori me vetëhe njerëzitë, e si u qërua me ata bashkë ditën’ e nesërme hiri nd’Iero, e dëfton u sosnë dit’ e qëruarit, ngjera sa bijnë kurban për cilinëdo nga ata.
27 Ma kur qenë për sosurë shtatë ditë, e si e pan’ atë Çifut’ e Asisë nd’Iero, nakatosnë gjithë llaonë, e shtinë duartë mbi të.
28 Tuke thirrturë: O burra Israilitër, ndihnani! Kij ësht’ ai njeri dhidhaks gjithë botënë mbë çdo vënd kondrë llaoit, edhe nomit, edhe këtij vëndit. Edhe ka kallturë Elinëtë nd’Iero, e pëgëjti këtë vënd Shënjtëruarë.
29 (Sepse kishnë parë përpara Trofimonë Efesiotnë ndë qutet bashkë me të, e pandehnë e kish kallturë Pavllua nd’Iero).
30 E luajti gjithë quteti, e u mbëjodh llaoi, e si e muarë Pavllonë, e zbranisn’ atë jashtë nga Ieroi, e atë çast u mbillë diertë.
31 E si kërkoijnë ta vritn’ atë, vate fjala nde Hiliarhu i Spirësë, se u nakatos gjith’ Ierusalimi.
32 E ai atë çast mori trima edhe Ekatondarhë, e vrapëtoi mbi ta, e ata si panë Hiliarhnë edhe trimatë, e lanë nga rrahuritë Pavllonë.
33 Ahiere u afërua Hiliarhu e e zuri atë, e porsiti lidhetë me di zinçirë, e piet: Cili është, edhe ç’ka bërë.
34 E nga llaoi, cili thërrit një punë, e cili tjetërënë. E si s’mund mpson vërtetënë nga nakatosia, porsiti ta bijn’ atë ndë kala.
35 E kur arriu Pavllua ndë shkallë, gjau ta ngrijn’ atë trimatë mbë duar nga shtrëngimi i llaoit.
36 Sepse turm’ e llaoit vij pas si, e thërrit: Ngrenae këtë.
37 E kur deshi hin Pavllua ndë kala, i thotë Hiliarhut: Kam urdhër thom tij një fjalë. Edhe ai i tha: Di gërqisht?
38 Nukë je adha tij Egjiptiu nakatose përpara këture ditet botënë, e nxore nd’erimi katër mijë njerëz me kordhë?
39 Edhe Pavllua i tha: Unë jam njeri Çifut vëndës nga Tarsoja, ndë Qiliqi, qutet i njohurë. Po lutem tij m’apç urdhër flas ndë llao.
40 E si i dha ai urdhër, qëndroi Pavllua ndë shkallë, e bëri shëj llaoit me dorë. E si u pushim i madh, atëherë foli ndë gjuhë Çifutet, e tha: