Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 19

:
Albanian - ALTMK27
1 E kur ish Apolloi nd’Jordhezë, Pavllua shkoi ndëpër anë sipërme, e arriu ngjera nd’Efeso. E si gjeti ca mathitej.
2 U tha ature: Muarrtë ju Shpirtinë Shënjt si besuatë? Edhe ata i thon’ atij: Na as digjuarë kemi thonë, nd’është Shpirt Shënjt.
3 E u thot’ ature: Ndë se dha jini pagëzuarë? Edhe ata i thonë: Ndë pagëzim Ioannit.
4 Edhe Pavllua u tha: Ioanni pagëzoi pagëzim metanisë, e tha ndë llao, besojnë mb’atë vjen pas tij, domethënë mbë Iisu Hristonë.
5 E si digjuanë këto fjalë, u pagëzuanë nd’ëmër Zotit Iisuit.
6 E si vuri duartë mbi ta Pavllua, erdhi Shpirti Shënjt mbi ta, e flitnë gjuhëra e profitepsnë.
7 E gjithë këta qenë ngjera mbë dimbëdhjetë burra.
8 E si hiri ndë sinaguaj, kuvëndon faqeza, e qërton tre muaj, e u mbush kokënë për mbretëri Perndisë.
9 Ma sepse qenë ca gurëcuarë e nukë ipnë besë, po shaijnë udhën’ e Zotit përpara turmësë, u mërgua prej suresh, e ndau mathitejtë, e dhidhaks ngadita ndë skolio njëit Tirannit.
10 E këjo u di vjet, kaqë sa digjuanë fjalën’ e Zotit Iisuit gjith’ ata rrijnë nd’Asi, çifut edhe Elinë.
11 E thavmëra jo vogëla bën Perndia me duar Pavllosë.
12 Saqë bijnë mbë sëmurë destemelera a podhjera nga kurmi i tij, e shpëtoijnë nga sëmundëtë, e shpirtërat’ e pëgëra dilë prej suresh.
13 E dhoqimasnë edhe ca nga eksorqistitë çifut vijnë rrotullë zijnë ngoje mb’ata kishnë Shpirtëra pëgëra ëmërin’ e Zotit Iisuit, e thoshnë: U orqisjëmë juvet për atë Iisunë dhidhaks Pavllua.
14 E ata e bëijnë këtë qenë shtatë bijt’ e çifutit Sqevait’, parit priftëret.
15 Ma u përgjegj Shpirti i keq, e tha: Iisunë e njoh, edhe Pavllonë cili është e di. Po juvet cilëtë jini?
16 E këceu mbi ta njeriu kish shpirtin’ e keq, e u forcua shumë se ata, kaqë sa iknë nga ajo shtëpi sveshurë e plagosurë.
17 E këtë punë e mpsuanë gjithë çifutë edhe Elinëtë rrijnë nd’Efeso. E hiri frikë mbë gjith’ ata, e madhonej ëmërit e Zotit Iisuit.
18 E shumë nga ata panë besuarë vijnë, e ksemolloisishnë, e rrëfeijnë bërat’ e ture.
19 E shumë nga ata kishnë punëra magjisë, mbëjidhë e bijnë kartëratë e i digjnë përpara gjithëvet, e llogarisnë çmuarit’ e ture e u gjënd vijnë pesëdhjetë mijë argjire.
20 E kështu shtonej fort e forconej fjal’ e Zotit.
21 E si u sosnë këto, vuri Pavllua ndë Shpirt, si shkojë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, vejë nd’Ierusalim, e tha, që: Si vete un’ atje, duhetë shoh u edhe Romnë.
22 E si dërgoi ndë Maqedhoni di nga ata i ndihnë atij, Timotheonë edhe Erastonë, ai mbeti ca kohë nd’Asi.
23 E atëherë gjau një trazim i madh për udhë Zotit.
24 Sepse një hrisiko quhej Dhimitri, bën qishëra t’ergjënda t’Artemësë, ip ndë zanatçi shumë fitim.
25 E si mbëjodhi edhe ata punoijnë këto, u tha: O burra, e diji mirë fitimi inë nga këjo punë është.
26 E shihni e digjoni jo vetëmë nd’Efeso, po afëro edhe ndë gjithë Asi kij Pavllua me fjalë tij e bëri kthenenë kaqë botë, e thotë se s’janë Perndira ato bënenë me duar.
27 E nuk’ është vetëmë riziko bënetë e ndierë vetëmë këjo puna onë, po edhe tepër edhe qisha e Artemësë e madhea, do mos jetë për farëgjë, e do nisjë prishetë madht’ e saj, gjith’ Asia edhe diniaja e lëvdon.
28 E si digjuanë këto, u mbushnë inatit e thërrisnë, e thoshnë: E madhe është Artemea e Efesosë.
29 E u mbush quteti nakatosi, e u lëshuanë gjithë me një zëmërë ndë theatro, e zbranisnë Gaionë e Aristarhonë Maqedhonitë, shokët’ e Pavllosë.
30 E kur duaj Pavllua dukej ndë llao, nuk’ e lijn’ atë mathitejtë.
31 E ca nga arhondët’ e Asiësë qenë miqt’ e tij, dërguanë nde ai e i lutishnë mos dalë ndë theatro.
32 E ca thërrisnë kështu, e ca ndrishe, sepse qe nakatosurë mbëjedhëja, e shumëtë nukë dijnë përse qenë mbëjedhurë.
33 E ca nga turma nxuarë jashtë Aleksandhronë, si e shtijnë atë jashtë çifutë. E Aleksandhroi si tundi dorënë pushoijnë, duaj përgjegjej ndë llao.
34 Ma poqë e njohnë qe çifut, u një (k)lithmë e madhe nga gjithë, ngjera mbë di sahat, thërrisnë: E madhe është Artemia e Efesiotet.
35 E si zbuti grammatikoi turmënë, thotë: O njerëz Efesiot! Cili ësht’ ai njeri nuk’ e di se quteti i Efesosë ësht’ i dashurë i Artemësë Perndisë madhe, bijësë Dhiësë?
36 E kur nuk’ i arnis njeri këto, duhetë rriji juvet mbëjedhurë e mos bëni ndonjë punë pa mënd.
37 Sepse i prutë këta njerëz, as vodhë qishënë, as shajtinë Perndinë tuaj.
38 Ma nd’është Dhimitri me sintehnët’ e tij ka fjalë kondrë ndonjëit njeriut, janë dit bënetë gjuq, e janë kushullë. Le kallëzojnë njeri-jatërinë.
39 Ma ndë kërkoni për ndonjë tjatër punë, do apofasisetë ndë një mbëjedhëjë me udhë.
40 Sepse për një çikëzë mënjënd na kallëzojënë ngrëmë krie për sormënë, pa qënë gjëkafshë mundjëmë përgjegjemi për këtë nakatosi. E si tha këto fjalë, e përhapi mbëjedhëjënë.