Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 18

:
Albanian - ALTMK27
1 E pastaje si iku Pavllua nga Athina, vate ndë Jordhezë.
2 E si gjeti një çifut quhej Aqillë, i lerë ndë Pondo, atëherë pat ardhurë nga Italia, edhe Prisqillënë gruan’ e tij (sepse Kllavdhioi pat dhënë urdhër ndiqejnë gjithë çifutë nga Romi), u bashkua me ta.
3 E sepse patnë një zanat me të, ndënji ndë shtëpi ture, e punon, sepse zanati i ture ish bëijnë çadëre.
4 E dhidhaks ndë Sinaguaj çdo Shëtunë, e i mund çifutë edhe Elinëtë.
5 Ma kur erdhë nga Maqedhonia, Silla edhe Timotheoi, i zihej Pavllosë frima, tuke dëftuarë me martiri çifutet Iisui është Hristoi.
6 E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. sot di e tutje do vete ndë filira tjera.
7 E si u ngre ateje, vate ndë shtëpi njëit quhej Iusto e kish frikën’ e Perndisë. Shtëpi e këtij qe krah mbë krah me sinaguaj.
8 E Krispua, i pari i sinagojit besoi mbë Zotnë me gjithë fëmijë tij. Edhe shumë prej Jordhezësë me digjuarë, besoijnë e pagëzonishnë.
9 E natënë nd’ëndërrë i tha Pavllosë Zoti: Mos u trëmb, po folë e mos pusho.
10 Se unë jam bashkë me ti, e ndonjë do mos vërë dorë mbë ti, bëjë ti keq, sepse është shumë llao im ndë këtë qutet.
11 E qëndroi një motëmot e gjashtë muaj, tuke dhidhaksurë mb’ata fjalën e Perndisë.
12 Ma kur u Galioni Kushullë nd’Ahai, u ngrenë gjithë Çifutë mbë këmbë me një zëmërë kondrë Pavllosë, e e shpunë atë ndë gjuq.
13 E thoshnë: Kij bën njerëzitë falenë Perndisë sikundrë s’është shkruarë ndë nom.
14 E tek duan Pavllua hap gojënë e flit, u tha Galioni çifutet: qe ndonjë zarar a ndonjë faj i madh, o çifut, dojë t’u durojë juvet sikundrë ësht’ e udhësë.
15 Ma ndë janë qartëra për fjalë e ëmëre rrotullë nomit suaj, shihnie juvet, se unë nukë dua bënem gjukatas i këture punëravet.
16 E i zboi ata nga gjuqi.
17 Ma Elinëtë si zunë Sostenë, parin’ e sinagojit, e rrihnë përpara gjuqit. E Galioni s’vij ndonjë silloi për këto.
18 E Pavllua si priti edhe njallaj dit, u la shëndet vëllazëret, e bëri plëhurë për Sirië. Edhe bashkë me edhe Prisqilla edhe Aqilla, si rruajti kokënë ndë Qehre, se pat lënë leshtë me taksurë.
19 E Pavllua u katandis nd’Efeso, e ata i la atje. E ai hiri ndë sinaguaj, e filloniqis me çifut.
20 E ata i lutishnë mbetej mbanë ture shumë kohë, po ai nukë sterksi.
21 Po i la me shëndet, e u tha: Duhetë patjatër krëmptenë vjen, ta bëj nd’Ierusalim. E pagjene, ndë dashtë Perndia, do kthenem ndër ju. E bëri plëhurë nga Efesa.
22 E si u zbarkua ndë Qesari, u nis e vate hjeretis qishënë, e pastaje zbriti nd’Antiohi.
23 E si bëri ca kohë atje, dolli, e vij me radhë ndëpër vënd Gallatisë edhe Frigjisë, e stereos gjithë mathitejtë.
24 E një çifut quhej Apollo, i lerë nd’Aleksandhri, njeri i fjalësë e i dijturë ndë kartëra, katandisi nd’Efeso.
25 Kij ish dhidhaksurë udhën’ e Zotit, e me shpirt ngrohëtë flit e dhidhaks me shumë shtrejtë punët’ e Zotit, ndonëse dij vetëmë pagëzimn’ e Ioannit.
26 Kij adha nisi kuvëndon faqeza ndë sinaguaj. E si e digjuanë atë Aqilla edhe Prisqilla, e muarrë atë me vetëhe, e ja ksijisnë atij hollë udhën’ e Perndisë.
27 E kur duan ai shkon nd’Ahai, e nxituanë edhe vëllazëritë, e u shkruanë kartëra mathitivet, ta prisn’ atë. E ai si vate u bëri shumë mbrodhurë ature patnë besuarë me anë dhurëtisë.
28 Sepse shumë fort i qërton çifutë faqeza, tuke dëftuarë nga kartëratë se Iisui është Hristoi.