Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 17

:
Albanian - ALTMK27
1 E si shkuanë ndëpër Amfipoli e ndëpër Apolloni, erdhë ndë Selenik, tek qe sinagoji i Çifutet.
2 E sikundrë kish adetnë Pavllua vate mb’ata, e për tri shëtuna kuvëndon me ata mbi kartëra.
3 E ua hap e ua dëfton se duhej pëson Krishti, e ngjallej nga vdekuritë, edhe se kij është Hristoi Iisui, unë rrëfej mbë juvet.
4 E ca prej suresh besuanë, e u bashkuanë me Pavllonë edhe me Sillënë, si edhe një turm’ e madhe prej Elinëvet besuanë, edhe jo pak gra nga paratë.
5 Ma çifutë nukë besoijnë zilepsnë, e muarrë ca njerëz nga pazarit këqinj, e bënë turmë, e nakatosnë qutetnë. E si vanë ndë shtëpi Iasonit, kërkoijnë t’i nxirë ata ndë llao.
6 E si nuk’ i gjenë ata, zbranisnë Iasonë edhe ca vëllazër tjerë e i shpunë ndë parët’ e qutetitë tuke thirrturë, se ata trazuanë gjithë botënë, erdhë edhe këtu.
7 E këta i priti mbë shtëpi Iasoni. E ata gjithë ecëjënë kondrë porsivet Qesarit, e thonë, se është një tjatër mbret Iisu.
8 E parët’ e qutetit edhe turma u nakatosnë si digjuanë këto.
9 E si u bënë hoshnuk nga Iasoni, edhe nga tjerëtë, i lëshuanë ata.
10 E vëllazëritë sakaqëherë i përcuallë Pavllonë edhe Sillënë natënë për Verjë. E këta poqë arrijtinë atje, vanë ndë sinaguaj çifutet.
11 Këta qenë mirë se ata çifut e Selenikut, e e dheksnë fjalënë me shumë shpejtë, e ngaditë ksetaksnë ndë kartëra nd’është puna kështu.
12 E shumë nga ata besuanë, e nga gratë bujëresha Elinetë, edhe nga burratë jo pak.
13 E si kupëtuanë çifut’ e Selenikut se edhe ndë Verjë u qiriks fjal’ e Perndisë nga Pavllua, van’ edhe atje, nakatosnë botënë.
14 E sakaqëher’ ahiere vëllazëritë dërguanë Pavllonë vij ngjera mbë det. E mbetnë atje Silla edhe Timotheoi.
15 E ata përcillë Pavllonë, e shpunë atë ngjera mb’Athinë. E si muarrë porsi prej si për Sillënë edhe për Timotheonë, vijnë shpejt tek ai, shkuanë e iknë.
16 E tek i prit ata Pavllua nd’Athinë, ju idhërua Shpirt’ i tij brënda, sepse shih qutetnë ish plot me Idhollë.
17 E kuvëndon ndë Sinaguaj me çifut e me ata besuanë, edhe ndë pazar ngaditë me ata piqej.
18 E ca fillosofë nga t’Epikurit edhe nga Stoikotë zihishnë me të. E ca thoshnë: Ç’domethënë kij fjalëtuar? E ca pa: Ai duketë jetë rrëfeës Perndivet tjera; sepse u rrëfen ature Iisunë, edhe ngjallturitë.
19 E si e muarrë atë, e shpunë nd’Ariopago, e i thoshnë: Mundjëmë njohëmë ç’është këjo dhidhahi e re dhidhaks ti?
20 Sepse tij ca punëra ra na gjëmon ndë veshë tona. Duamë dha dimë ç’do jenë këto?
21 (Sepse Athinjotë edhe huajtë rrijnë atje nukë vështroijnë tjetër punë, po thoshnë a digjoijnë ndonjë re).
22 E si qëndroi Pavllua mbë këmbë ndë mes t’Ariopagosë, u tha: O Athinjot, unë juvet u shoh jeni shumë se duhetë besësë ndë gjithë punëra.
23 Sepse tek shkova, e paçë falatë tuaj, gjeçë edhe një Vomo, qe mbi shkruarë: E Perndisë z’dimë. Atë dha i fali pa dijturë, këtë ua dëftoj unë juvet.
24 Perndia bëri botënë, edhe sa janë mbë të, kij, sepse është Zoti i Qiellit edhe i Dheut, nukë rri ndë naora bënenë me duar.
25 As shërbenetë prej duarvet njerëzet, se s’ësht’ ihtjaç për ndonjë punë. Ajo ep ndë gjithë jetënë, edhe frimënë edhe gjithë tjeratë.
26 E bëri nga një gjak gjithë filit’ e njerëzet rrinë mbi gjithë faqe Dheut, e u dhiorisi kohëra me taks, edhe sinoretë ndënjuravet ture.
27 E kërkojnë Zotnë, nd’është sikur ta zijnë me dorë, e ta gjejnë, ndonëse nuk’ është mërguarë ai prej cilitdo nga nesh.
28 Sepse mb’atë rrojëmë, edhe tundemi, edhe jemi, sikundrë thanë edhe ca piititë tuaj, se navet jemi fili prej atij.
29 Sepse jemi adha fili nga Perndia, nukë duhetë silloisemi se qënët’ e Perndisë ka gjarë me ar, a me ergjënd, a me gur peleqisurë nga zanati a nga mëndia e njeriut.
30 Sepse bëri Perndia sikur nukë pa kohët’ e padijturit, ndashti porsit gjithë njerëzitë ndë çdo vënd bëjënë metani.
31 Sepse ka urdhëruarë një ditë, mb’atë do gjukojë gjithë dinianë me drejtë, me anë njëit njeriut është vënë prej si, e këtë e veveosi mbë gjithë kur e ngjalli atë nga vdekuritë.
32 E si digjuanë ngjallturit’ e vdekuret, ca përqeshnë, e ca pa thoshnë: Duamë ndiejmë edhe një herë për këtë punë.
33 E kështu Pavllua iku nga mes’ i ture.
34 E ca njerëz pa, si u kolisnë me bashkë, besuanë. Prej suresh, një qe edhe Dhionisioi Areopagjiti, edhe një grua quhej Dhamare, edhe tjerë me ata bashkë.