Song of Solomon 7AL1

1Kthehu, o shulamite, kthehu! Kthehu, të të kundrojmë, kthehu! Ç't'i kundroni shulamites që është si vallja mes dy fushimesh?

2Sa të hijshme i ke këmbët në sandale, o bijë fisnikësh! Vijat e ijëve të tua porsi stoli, vepër kryemjeshtërore.

3Kërthiza jote si kupë e rrumbullt që s'mbetet kurrë pa verë erëmirë. Barku yt porsi pirg gruri me lilakë rrethuar.

4Dy gjinjtë e tu si dy kaproj binjakë të drenushës.

5Qafa jote si kullë fildishi, sytë e ty si pellgjet e Heshbonit te porta e Bat Rabimit. Hunda jote si kullë Libani me pamje nga Damasku.

6Kokën si Karmeli e ke e flokët porsi purpur, në gërsheta një mbret u zu.

7Sa e bukur je e sa e hirshme, o dashuri, e tëra kënaqësi.

8Shtati yt porsi palma, porsi vile gjinjtë e tu.

9Thashë me vete: «Do t'i ngjitem palmës e do t'ia vjel unë vilet». Qofshin gjinjtë e tu si vile rrushi e porsi era e mollës, era e frymës sate.

10Qiellza jote si vera më e mirë që rrjedh këndshëm e rrëshqet lëmuar ndër buzë e ndër dhëmbë.

11Unë i përkas të shtrenjtit tim e ai fort më dëshiron.

12Eja, o i shtrenjti im, të dalim ndër fusha, të bujmë ndër katunde.

13Të shkojmë herët ndër vreshta, të shohim a çeli hardhia, a shpërtheu sythi, a lulëzuan shegët. Atje dashurinë time ty do të ta dhuroj.

14Madërgonat lëshojnë erë, te dera e shtëpisë çdo të mirë kemi, të re e të vjetër. Për ty i kam ruajtur, o i shtrenjti im.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Song of Solomon 7.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.